Ngjyrat e jetës

Një e afërmja ime më kërkoi një këshillë. Më shkruan se deshiron të ketë mendimin tim rreth qytetit se ku te studioj.

Mbasi I shpreh lirshëm të mirat dhe të këqijat e qytetit ku kam studiuar unë, Milano, e pyes se cfarë ka zgjedhur të studioj. (pasi pak rëndësi ka për mua se cili Universitet mund të jetë I duhuri)

Më tregon se zgjedhja e saj është një zgjedhje e menduar fort dhe e studiuar për shumë kohë, gati dy vjet. Kërkime online, duke konfrontuar të dhëna të ndryshme, sic janë përqindja më e lartë e punësimit në atë profil, jetëgjatësia e asaj fushe dhe koha mesatare ndërmejt mbarimit të universitetit dhe gjetjes së një pune në atë fushë. (cfarë, një 18 vjecare arrin  të vendosi me këtë pjekuri?)

Buzëqesh me përgjigjen e saj dhe e admiroj për pjekurin që ka.(edhe pse nuk jam dakord me menyrën se si po zgjedh për jetën e saj pasi po bazon cdo gjë pa zemër, thjesht zgjedhje “teknike”)

I them se jam e lumtur për të, por a është e njëjta gjë që ajo ëndërron apo është një vendim vetëm praktik që ajo mendon se mund ti siguroj një punë  në të ardhmen?

Sic e imagjinoja endrra e saj ishte komplet, totalisht dhe 100% e ndryshme me zgjedhjen e saj praktike.

#ngjyrateinstiktit

E pyes pse nuk zgjeth atë që aq shumë dëshiron por një fakultet qe nuk ka të bëj fare me personalitetin e saj. (dhe ja ku bëra gabimin e parë mendova me veten)

Vajza më përgjigjet se ajo se cfarë ëndërron nuk mund ti japi një indipendenc  ekonomike (të paktën jo në të ardhmen e shpejt)  dhe se më e rëndësishmja prindërit nuk e aprovonin kurrë një zgjedhje të tillë. E kishin “këshilluar mirë” të bënte një zgjedhje me mend nëse donte mbështetjen dhe ndihmën e tyre për të përfunduar këtë karrierë universitare në kohë.

Një hije e rëndë zë vëndin tim ndërkoh që lexoja me kujdes biseden me vajzën e brishtë . (edhe pse ajo është një njeri shumë I fortë, por në ato momente mu duk sikur e kisha përballë dhe sikur e dëgjoja zërin e saj të dridhur ndërkoh që më tregonte vështirësit e të thyerit të tabuve në familjen e saj)

Një zë brenda vetes fillon e më flet njëkohësisht- “Bri, lëre vajzën të qetë dhe mos I fut në mend ndonjë nga ato idet e tua revolucionare. Ajo po kërkon thjesht një aprovim, nuk ka nevoj tia shkundësh jetën dhe ta vësh në dilem.(ndoshta është në dilem në këto moment dhe ti do ia bësh më të vështirë)  Është ende herët për të.”

Por nga ana tjetër nëse vajza donte një aprovim atëher duhet të fliste me dikë tjetër  dhe jo të më tregonte një gjë të tillë. (e di shpirtin tim luftarak dhe protektiv ndaj të drejtës për të vendosur  cdokush vetë në këtë jetë)  Kjo është padrejtësia më e madhe që një prind mund ti bëj fëmijës mendova.  Të mari vendime kaq të rëndësishme për jetën e fëmijës në bazë të disa kritereve që jo domosdoshmërisht përputhen me kriteret që një fëmij vendos për jetën e vetë.

Si mund ti them shumë mirë bën pasi dëgjoj që zemra e saj rreh diku tjetër dhe gjithë këto vite dhe energji ajo do I investoj në një zgjedhje që ndoshta nuk e bën të lumtur?

Jo,  kam te drejtë të them të timen.

#ngjyrateluftetares

Nis të shkruaj: “ E dashur, duhet të dish që në radhë të parë unë nuk jam personi më ideal për të dhënë këto këshilla pasi jam e para që nuk u diplomova edhe pse bëra shumë vite në universitet dhe më mjaftonte shumë pak për atë copë letër që bota vlerëson kaq shumë.
Gjithsesi, jeta ime erdhi e tillë që diku mu desh të bëja një zgjidhje dhe kjo zgjidhje më solli këtu ku jam dhe unë sot jam shumë e lumtur për atë që kam arritur. Por duhet ta dish që unë kam qënë gjithmonë e lirë të bëj zgjedhjet e mia dhe kur dikush mundohej të më ushtronte trysni apo të vendoste në vëndin tim unë luftoja si një luanesh që mbron këlyshet e saj dhe nuk lejoja njeri të kishte kaq shumë pushtet mbi mua.
Ngjyrat e jetës sime unë I zgjidhja vetë. (dhe ndoshta për këtë kam plasur kokën shumë herë kundër murit dhe jam rrëzuar po aq herë)

Vitet e universitetit mund të jenë shumë të bukura. Por mund të jenë edhe një ferr I vërtet. (varet si I përjeton dhe jeton) Jane vite që mund të mbartin vështirësi nga shumë aspekte edhe kur bën një fakultet që adhuron. Imagjino sikur të bësh një fakultet që as e dëshiron por thjesht se mund të japi një lehtësi në të ardhmen. (e kush dreqin e di si do jetë e ardhmja gjithsesi)  Pastaj, kemi thjesht një jetë, pse duhet ta harxhojmë duke bërë gjëra që nuk duam apo nuk na pëlqejnë? Sidomos nëse je e zonja në hobin që ke dhe mund ta bësh gjithë jetën tënde pa e ndier ndonjëher lodhjen.”

Ai ëngjëlli brënda vetes më thërret sërish e më shikon  vengër nga postacioni I tij pasi e shikon sa me vrull jam duke shkruar mesazhin tim dhe vazhdon më përsërit- Bri, nuk je ti ajo që duhet të përgjigjesh nesër nëse dicka nuk shkon mbarë por ajo. Lëre të qetë.

I hedh një vështrim të egër për herë të fundit ëngjëllit që është ulur krah meje dhe duket se ska ndërmend të më lëri të qetë dhe rilexoj mesazhin.

Në fund të fundit ka të drejt mbi dicka. Unë nuk jam askush që ti permbys botën një vajze 18 vjecare. Mos kisha vallë unë këto ide kur isha në moshën e saj? Jo, luftoja kundër të gjithëve që mundonin të më limitonin por nuk kisha nje skem racionale në mend dhe nuk dija absolutisht se cfarë doja nga jeta. (dija thjesht që unë dhe vetëm unë duhet të vendosja për jetën time)  Në thelb nëse I dërgoja atë mesazh nuk do bëja edhe unë si prindërit e saj? Nuk do mundohesha ta influencoja me idet e mia se ajo që mendoja ishte më e drejt? Po kush isha unë vallë që ti përmbysja gjithë idetë e saja dhe të gjykoja punën që po bënin prindërit e saj me të? Une jam prind prej vetëm tre vjetësh dhe kam ende shumë për të mësuar.

Plus, vajza duhet ende të bënte shumë rrugë derisa të zbulonte vete mënyrën se si dhe kur do e bënte revolucionin e saj personal. Ishin prindërit e saj ata që duhet ta mernin pranë dhe ti thonin se cfardo që të zgjithte ata do e mbështesnin dhe do e ndihmonin të ngrihej edhe kur të rrëzohej apo të kuptonte se kishte zgjedhur gabim.

#ngyrateengjellit

E fshij mesazhin të gjithë dhe e pyes nëse ka folur me prindërit dhe është munduar tua shpjegoj që ajo të cilën dëshiron të bëj në jetë është krejt e kunderta.

Me thotë se po, ka tentuar disa here por pa rezultat.

Përpara se ai shpirti im luftarak dhe I irrituar në këto momente të nisi sërish të shkruaj marë frymë thellë. Qetësohu I përsëris vetes, është vetëm një 18 vjecare dhe po lufton me frikat e saj si dhe me tabut ku është rritur. Ka ende nevoj për kohë për të dalë jasht kornizave.

Po, ai ëngjëlli kishte të drejtë, nuk ishte gati për idet e mia revolucionare dhe  nuk ishte absolutisht gati ti kundërvihej botës për të mbrojtur me cdo kusht idetë e saja. Duhet të kuptonte vetë ngjyrat që dëshironte ti jepte jetës së saj.

E fshij sërish mesazhin tim dhe I shkruaj:

” E dashur X, duke të të njohur dhe duke parë pjekurinë tënde në këtë moshë, cilado qoftë zgjedhja jote jam e sigurt se do arrish shumë lart në jetë.

Mund të zgjedhësh një fakultet që prindërit aprovojne dhe pastaj mund të zbulosh se ajo që ke dashur gjithmonë mund të arrihet me këtë ndihmë ekonomike  që kjo punë do të mundësoj dhe një ditë mund të arrish ti bësh të dyja dhe të kesh sukses tek të dyja.

Mund të ndodhi që ndoshta një ditë hap sytë dhe zbulon se ajo që ke dashur gjithmonë mund të falte lumturin qe meriton dhe do lesh punen tënde të mërzitshme e do I dedikohesh komplet asaj që gjithmonë ke dashur e ku I dihet, ndoshta arrin majat e suksesit pikërisht falë saj.

Por cilado qoft zgjedhja jote apo  udhëtimi jot në jetë, mbaj mend dicka: ka njerëz shumë të sukseshëm në ditët e sotme që kanë lënë universitetin në njëfarë momenti dhe kanë arritur të shndrijnë në jetë falë pasioneve  të tyre. (dhe nis te rreshtoj heronjt e mi)

Ellen Degeneris la universitetin mbas një semestri dhe shiko ku ka arritur.

Mark Zuckeberg la universitetin për tiu dedikuar rrjetit social më të madh në botë.

Steve jobs pasi ndryshoi dy universitete hoqi dorë komplet për tu bërë njeriu që të gjithë do kujtonim si “the Godfather of all Apple king”.

Oprah Winfrey, një mama single që nuk kishte kohë për universitetin dhe e la në mes për tiu dedikuar pasionit të saj, gazetaris.

Bill Gates, si miku I tij Steve Jobs la Harvard për të themeluar Microsoft dhe perandorinë që fshihet mbrapa Bill and Melinda Gates foundation.

Një nga idhujt e mi, Richard Branson që në moshën 16 vjecare la shkollën për të themeluar revisten e pare: Virgin magazine. Dhe prej aty nje mbretëri të tërë Virgin:  Virgin Records, Aircraft, Virgin Radio, Train, Virgin media e keshtu me radhe cfare do lloj gjëje që të vjen në  mend.

Nuk po mundohem absolutisht të inkurajoj të lësh karrierën universitare, mos më keqkupto. Ajo qe dua të them është se: Cfarë do zgjedhje të bësh në jetë bëje me zemër dhe mos ki frikë të luftosh, të eksperimentosh, të gabosh dhe të jetosh sipas rregullave të tua. Mos ji shumë e vrazhdë dhe gjykuese me veten dhe fale veten kur të gabosh. Mëso prej gabimeve dhe ngrihu sërish më e fortë se më parë. “

Do kisha dashur të shkruaja më shumë por e mbyll me kaq misionin tim këtë herë  për mos të krijuar më shumë konfuzion dhe dilem e ndoshta  të bëja më shumë dëme se sa të ndihmoja. (që ishte qëllimi kryesor i kësaj bisede)

#ngjyratezgjedhjes

Më vonë atë natë mu kujtua kur në universitet njoha një zonjë 65 vjecare që vinte dhe ndiqte leksionet e të drejtës private.

Mbas disa muaj arrij të ulem pranë saj e gjej rastin kur mbaron leksioni ta pyes personalisht arsyen që ndiqte leksionet pasi më kishtë bërë shumë kurioze. (kishte studenta që punonin dhe ndiqnin kurset por gjithsesi nuk kalonin moshën 30 vjec dhe zonja ishte një rast I rrallë)

Më tregon një histori që më bëri të reflektoj shumë për jetën time dhe zgjedhjet e mia.

Kur kishte qënë në universitet rreth 20 vjece kishte rënë shtatëzane dhe kishe lënë universitetin në mes.

Më vonë ishte bërë me fëmijën e dytë, të tretë dhe të katërt. Vitet iknin dhe nuk gjeti më rastin të riniste universitetin dhe mbasi ndihmoi të rriste edhe nipërit e mbesat, tani kishte gjetur kohën për tiu rikthyer ëndrrës së saj.

E dinte që kjo diplomë nuk do I hynte më në punë pasi kishte arritur moshen e pensionit dhe me siguri kur të diplomohej do ishte gati 70 vjece. Por donte të realizonte një ëndërr; të vishej me kostumin tradicional të diplomës dhe të ndjente atë kënaqësin që  kishte realizuar ëndrrën e saj në jetë.

Unë shpresoj vërtet që ju mos të prisni të kalojnë 40-50 vjet për të kuptuar se cfarë iu bënë vërtet të lumtur në jetë. Qoft ky një fakultet, një profesion apo një rol që ska të bëj aspak me një diplomë universitare. Prindërit tanë janë rritur në një epokë ku duhej lapsi dhe letra për të bërë llogarit e gjithashtu disa punë. Shumica e punëve të sotme për ta janë të pakonceptueshme. Nuk mund të kuptojnë se ti duke kaluar gjithë ditën para kompiuterit je realisht duke bërë një punë. (lëre pastaj nëse u flet për influencer që paguhen me mijëra euro)  Nuk mund të konceptojnë këtë iden e gjeneratës së re që ti edhe pa një diplomë doktori, arkitekti, akonomiku, juridiku etj etj ti mund tia dalësh më së miri në jetë, të kesh sukses dhë të ndihesh e realizuar, e lumtur. (unë mund të jem drejtoresh kompanie por për prindërit e mi skam arritur asgjë në jetë në momentin që nuk kanë në kornizë diplomën time universitare)

Por ja që kohët kanë ndryshuar dhe një mesues si Jack Ma ngre një perandori që vlen miliarda dollarë sepse një ditë të bukur ndërton një website për ti ardhur në ndihmë bashkë atdhetarëve të tij Kinez për të blerë online. (duke mos zotëruar asnjë brand) Po flasim per Alibaba group.

Mund të jesh një parukiere e susksesshme, një doktoreshë, një bloger apo të zotërosh një dyqan lulesh…për mua rëndësi ka që të jesh e lumtur me zgjedhjet e tua dhe të ndihesh e realizuar.

Mund të kuptoni që dicka ju bën të lumtura në moshën 20vjecare, 30 apo 40 vjecare, por mbani mend vetëm që të luftoni kur ta zbuloni dhe jo të kaloni gjithë jetën më “Ah sikur”. (nuk ka gjë më të keqe se të kalosh jetën plot pendesa)

Mbani mend: Jepuni ngjyra të ndryshme jetës suaj sepse pa ngjyra nuk ka kuptim.
 

#ngjyratejetes #ngjyratefemres #ngjyrateendrrave #ngjyrateshpreses #ngjyratelumturis #ngjyrateambicjeve

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *