Ngjyrat e Jane-Stephen Hawking

Kur mora vesh për vdekjen e njërit prej njerëzve më inteligjent të  viteve të fundit, Stephen Hawking, mu kujtua filmi që është realizuar mbi jetën e tij por duke prekur edhe sferën personale.

Në  një intervistë që I ishte bërë ciftit nga Guardian se cfarë mendonin rreth filmit, cifti paraqiti shkurt se cfarë sipas tyre mungonte.

-Sipas Stephen duhet të kishte më shumë shkencë.

-Sipas Jane duhet të kishte shumë më shumë emocione.

Nga këtu kuptohet edhe divorci I tyre.

Le të  bëjmë një hap mbrapa. Jane dhe Stephen njihen kur janë  ende dy te rinj në universitet dhe dashurohen pikërisht për ndryshimet që mbartnin nga njëri tjetri. (polet e kundërta tërhiqen dhe Stephen si një shkencëtar dhe matematicient  ishte mëse dakort për këtë)

Kur Stephen zbulon se vuan nga një sëmundje e crregullimit të neuroneve, sëmundje që  do e shënonte gjithë  jetën e tij profesionale dhe jo vetëm, nuk ndalet përpara një limiti të tillë.

Cifti ishte I dashururuar dhe mëse I sigurt për atë që donte dhe pavarsisht gjithë kundërshtimeve të miqve, sidomos familjes së Stephen, (ku njëher e vjehrra e Jane ishte shprehur se do shpërnguleshin në Cambridge  pasi e dinin që martesa e tyre nuk do ishte e gjatë dhe ajo skishte të bënte fare me të birin Stephen-raport tipik I nuse-vjehërr) vendosën të martoheshin dhe shumë shpejt jeta I dhuron një fëmij.

Dashuria e parë dhe më e madhe për Stephen ishte dhe mbetej gjithmonë  fizika. Vetë Jane thotë se në martesën e tyre ishin 4 elementë: Jane, Stephen, fizika dhe sëmundja e neuroneve. Nëse hiqje sëmundjen , sërish nuk mund te shpëtonte nga fizika.

Shkenca ishte jeta për Stephen, sic është oksigjeni për gjithë gjallesat.

Meriton një standing Ovation për mënyrën se si I rezistoi një sëmundjeje të tillë dhe për faktin që nuk lejoi që kjo e fundit ta mposhtë  apo të bënte të hiqte dorë nga ëndrrat e tij. Jo vetëm që vazhdoi kërkimet e tij por arriti të realizonte atë cka më shumë në jetë dëshironte: “Teorinë e gjithckaje”. (the Theory of Everything)

Ka shumë material rreth arritjeve të Hawking, por ajo se cfarë  dua të prek këtu është ndihma e madhe dhe prezenca konstante e gruas së tij Jane gjatë gjithë periudhës që ishin bashkë, plot 25 vjet.

Jane është ndjer gjithmonë si një  e tretë  dhe këtë  e ka pohuar në shumë intervista. Stephen është munduar ta përfshij në atë botën e tij duke I shpjeguar shumë herë  teorit mbi të cilat punonte natë e ditë, por sërish Jane ndihej e përjashtuar nga bota e fizikës që ishte aq e rëndësishme dhe jetësore për Stephen. Fundja fizika ishte ëndrra e tij dhe jo e Jane-it. Jane ndante një dashuri tjeter, dashuria për fenë dhe besimin që kishte te Zoti.

Kur kujtoj Jane e kujtoj si një  grua të jashtëzakonshme që hoqi dorë përgjithmonë nga të pasurit një jetë normale si gjithë të tjerët (dhe kjo para se të lidhte jetën me Stephen) pasi ishte orë e minutë në shërbim të nevojave të Stephen. I pamundur të lëvizte dhe të shprehej në fillimet e sëmundjes, prezenca e Jane ishte jetësore për jetën dhe zhvillimin e teorive të tij të famshme. Jane nuk kishte më një jetë pasi duhet ti dedikohej bashkëshortit të sëmurë dhe fëmijëve  që tashmë  ishin bërë 2 e më vonë 3.

Një grua që sakrifikon rinin e saj, ëndrrat e saj për tiu dedikuar 100% një bashkëshorti  aspak të leht është një grua që duhet studiuar. Parimisht jeta e saj, trupi I saj dhe zemra e saj I përkisnin gjeniut rebel  Stephen.

Si  cdo qënie njerëzore edhe Jane do arrinte atë momentin ku përvecse të ishte një mbështetje konstante e burrit do kishte nevojë dhe ajo për një shpatull ku të mbështetej dhe të qante, apo thjesht që dikush të bënte dicka të vetme për të dhe jo vetëm ajo gjatë gjithë kohës.

Ndaj njohja me muzikantin Jonathan ishte që në fillim një dashuri platonike dhe Jane e thotë shumë herë  që nuk do e kishte lënë kurrë burrin e saj Stephen për Jonathan. Edhe pse Jonathan ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj dhe në durimin e martesës me Stephen.

Vështirësit e dy personave që janë komplet të kundërt si Jane dhe Stephen, (ku njëri kërkon emocionin dhe tjetri vetëm shkencën) vështirësit e sëmundjes së tij dhe 3 fëmij në mes për të rritur ishin shumë edhe për një heroin si Jane.

Por kur në mes futet edhe infermierja e radhës dhe Stephen fillon një histori me të, në shtëpinë ku brënda jetonte bashkëshortja me fëmijët, ja tek vjen momenti ku Jane duhet të hapi sytë dhe të filloj të jetë pak më egoiste duke kërkuar edhe ajo lumturin e saj. Në 1990 ndahen  dhe vetëm 5 vjet më vonë divorcohet dhe martohet me personin që kishte pasur pranë prej shumë vitesh dhe që e kishte pritur pa e vënë në dilem në mënyrë që të zgjithte mes burrit  dhe dashuris që ndjente nga ana tjetër për atë, Jonathan.

 

Jane Hawking

Kur mendoj për Jane ndiej keqardhje nga një anë. Normalisht në atë kohë statusi I saj I martuar me një nga mëndjet brilante të shekullit të fundit nga shumë njerëz mund të shikohej si një fat shumë I madh dhe qënë teori  skishte pse të ankohej.

Por një grua e cila vjen gjithmonë në  vëndin e dytë në jetën e një mashkulli nuk mund të jetë asnjëher e lumtur. Po të vendosim pastaj në fushën e shahut edhe elementet e tjerë atëher do kuptohej fare leht se sa jetë mizerable ka pasur Jane Hawking.

Në radhë të parë ajo që ciftin e kishte bashkuar, domethënë ndryshimet mes njëri-tjetrit, polet e kundërta, me kalimin e kohës u bënë ferri I saj. Jo vetëm që nuk ndante atë dashurin e cmendur që  Stephen kishte për fizikën por as që ndihej pjes e botës që Stephen konsideronte të rëndesishme.

Fakti që kishte një burrë me ALS ( Amyotrophic lateral sclerosis), gjithashtu e njohur edhe si “ motor neurone disease (MND)   dhe duhej në mënyrë  konstante të kujdesej për të dhe nevojat e tij (ndërronte, conte ne banjo, ushqente, pastronte, lante, qethte, lante edhe fundëshpinën etj etj) e bënte të mos kishte kohe për veten në asnjë moment të ditës.

Fakti që u bë me 3 fëmij dhe një burrë dizabël ia bënte akoma më të vështirë jetesën.

Jane sakrifikoi rinin e saj, ëndrrat që kishte, kohën që dëshironte si cdo femër ti dedikonte vetes per tu realizuar edhe ajo si femër dhe mos të ndihej thjesht një shërbëtore/babysitter e shtëpis Hawking.

Ishte jo vetëm një mbështetje non stop e bashkëshortit të saj  por edhe një shtyllë kryesore e rëndësishme në  familje. (si cdo femër do thoni ju)

Iu desh të priste plot 25 vite  martese dhe që Hawking ta tradhëtonte për të kuptuar që kishte ardhur momenti që edhe ajo meritonte të ishte e lumtur si cdo femër meriton të jetë. (martohen në 1965, ndahen në 1990 dhe divorcohen përfundimisht në 95’)

Në fakt për të qënë komplet të sinqert duhet ta themi deri në fund të vërtetën: Asnjëri nuk mendonte se Stephen do të jetonte aq gjatë në momentin që u diagnostikua me ALS  për herë të parë. (as Stephen nuk shpresonte të jetonte aq gjatë) Mjekët kishin parashikuar një jetëgjatësi maksimale 2 vjet por ja që Stephen jetoi edhe për shumë vite të tjera. (deri në Mars të 2018) Ndaj dashuria dhe vetëflijimi me bindje të plotë nga Jane ndoshta nuk do kishin qënë të njëjtë nëse dikush do I kishte thënë ciftit se gjëndja e vështire e Stephen do zgjaste deri në moshën 76 vjecare.

Rear view of a group of diverse woman friends walking together

Historia e Jane Hawking me siguri është një histori e rrallë, durimi dhe guximi I saj po ashtu I tillë.

Por jam e sigurt që regjisori nuk ka ardhur ndonjëher në Shqipëri për të parë se sa Jane që nuk marin lavdërime dhe falenderime publikisht kemi mes nesh.

Ajo ku dua të ndalem është ky vetflijim, sacrificë që shpesh ne femrat bëjmë duke vazhduar të durojmë një lidhje e cila jo vetëm që nuk na bën të lumtur por na shndërron në mjerane kronike që nuk na lejon të jetojmë të qeta dhe te lumtura. Normalisht nuk përfshij rastet që qëndrojnë në cift sepse janë të dashuruar dhe ushqejnë për njeri-tjetrin një ndjenjë aq të fortë sa të kalojnë cdo vëhtirësi e sëmundje.

E kam fjalën për rastet e shumta që dëgjoj dhe shikoj në realitetin tonë ku në bazë nuk kanë dashurinë por shpesh herë  ky durim I tejzgjatur apo deri në fund të jetës ka në thelb faktorin ekonomik.

Të mos pasurit mundësi për të mbajtur veten dhe fëmijët, detyron shpesh femrat shqiptare të durojnë një marteë aspak të lumtur duke menduar se nuk kanë alternativë tjetër.

Shpesh sepse është TURP dhe nuk gjejnë përkrahjen e prindërve apo pjestarëve të tjerë të familjes dhe vetëm nuk mendojnë se mund tia dalin mbanë. Është e vërtetë që përkrahja e familjarëve luan një rol të rëndësishëm në një zgjedhje të tillë, por jo domosdoshmërisht duhet të jetë e vetmja arsye.

Faktori tjetër  po aq I rëndësishëm ëhtë frika. Frika se nuk mund tia dalë mbanë e vetme, (Jemi rritur me iden që një hirushe do gjej medoemos princin e saj në fund të përrallës dhe do jetoj e lumtur në jetë të jetëve)  frika nga paragjykimi, frika se mos nuk do gjendet një partner tjetër dhe VETMIA është një ndër frikat që shoqëron njerëzimin që nga  epoka e gurit. (Aristoteli e ka thënë me kohë se njeriu është një kafshë politike)

Shpesh mbulohen të gjitha frikat duke justifikuar  veten  se është zgjedhja më e mirë për fëmijët. (kur ndërkoh fëmijët rriten në një atmosfer aspak të shëndetshme me dy prindër që nuk ndajnë më asgjë dhe janë duke rritur fëmij që do shikojnë si të vetmin realitet atë që prindërit e tyre janë duke demostruar si gjoja familje-domethënë një gënjeshtër)

Shpesh sepse disa femra nuk njohin mënyrë tjetër të jetuarit përvec asaj rutine të mjerë që kanë jetuar gjithë jetën. (shkak këtu edhe konteksti familjar dhe shoqeror ku janë rritur dhe mirëedukuar)

Cilado qoft arsyeja, unë do doja shumë që femrat e sotme mos të sakrifikonin lumturin e tyre dhe të presin si Jane që në moshën 50 vjecare të kuptojnë se cfarë kanë humbur në jetë. Apo më keq akoma, ta kenë kuptuar shumë më herët por sërish nuk bëjnë gjë për ta ndryshuar atë gjëndje dhe u kalon e gjithë jeta duke akumuluar pendesa.

Do doja shumë që femra e ditëve të sotme të luftoj për ëndrrat e saj dhe lumturin e saj. Mos të presi që dikush të aprovoj zgjedhjet e saj, që dikush ti zgjasi dorën për ti thënë se do e ndihmoj në cdo hap. Cdo njëri ëhtë përgjegjës për lumturinë apo trishtimin e tij.

 Është bukur të kesh ndihmë sigurisht, por nëse kjo ndihmë nuk vjen atëher si I bëhet në këto raste? E thjeshtë; përvesh mëngët dhe I vihesh punës për ti bërë ballë jetës.

Do doja shumë që femra e ditëve të sotme të jetë vetë ajo dorë që e ngre nga toka, që beson e para tek vetja dhe I jep forcë për të rinisur jetën.

Jane gjithsesi e gjeti lumturinë e saj dhe pati mundësi të shijonte dashurinë e shëndetshmë që e plotësonte dhe e bënte të lumtur edhe pse kaloi  shumë vite aspak të lehtë e martuar me Stephen.

Ka femra që këtë “Jonathan” nuk do e kenë kurrë dhe jam e sigurt që as që mendojnë ta kerkojnë e mjaftohen me: Fati është një prostitutë  e keqe dhe nuk mund të hash inat me të. Ose ajo shprehja që me siguri do e keni dëgjuar të paktën një herë në jetë: Ky fat na ra.

Më vjen keq të dashura femra, por jeta nuk limitohet vetëm me 2 ngjyra; bardhë e zi. Ka një larshmëri ngjyrash brenda dhe bukuria që mund te dhurojë secila nga ato apo të gjitha bashkë është një gjë që secila prej jush e meriton. Nëse nuk luftoni ju, mos prisni që dikush tjetër të luftoj betejat tuaja.

Nëse ju nuk dashuroni veten tuaj dhe filloni të perdorni gjithë ngjyrat e ylberit, atëher do jeni një shembull shumë I keq për fëmijët tuaj që do vazhdojnë të jetojnë në një botë bardhë e zi duke ndjekur hapat tuaj.

Fresh page

Ndaj merni kolorat dhe nisni e ngjyrosni kapitullin e ri të jetës suaj dhe mos kini frikë të gaboni. Kush nuk ka guxuar nuk ka gabuar e kush nuk ka gabuar nuk ka arritur asgjë në jetë.

#colorourlives #ngjyrosimjeten #ngjyratefemres #ngjyratejanehawking #ngjyratejetes #jetashumengjyreshe

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *