Pak e dinë domethënien dhe aq më pak thuhet për të. Tashmë kohët e fundit është kthyer në një festë komerciale në shumë shtete dhe ka nga ata që pikërisht për këtë arsye nuk e festojnë.
Duke lënë menjanë teoritë kontradiktore dhe komplotiste, festa e san valentinit është një festë fetare që ka në bazë dashurinë.
Legjenda narron, (ka shumë legjenda tashmë të përhapura por le të marim atë që I afrohet më tepër realitetit) dashuria që lidhte Serafinën, një krishtere e sëmurë në buzë të varrit, me Sabinon një ushtar pagan që do nisej për në luftë. Thuhet se në prag të vdekjes Sabino iu lut priftit nga Terni, Valentinos, ta bashkonte përjet me gruan që dashuronte dhe të bënte të mundur mos të ndaheshin më perpara zotit. Valentino I bashkoi në martes dhe u ul pranë ciftit duke u lutur që të gjenin paqe në jetë të jetëve dhe mos të ndaheshin as ne botën tjeter. (e di, legjendat tentojnë të jenë pak të fryra si histori)
Kur perandori Aurelio e zbuloi, fati I Valentinos u shkrua atë periudhë. Më vonë do gjykohej me vdekje dhe do varej në datën 14 shkurt.
Disa historian I atribuojnë vdekjes së tij ditën e 14 shkurtit si festa e njohur botërisht Festa e të dashuruarve, dhe disa të tjer, mbas shekullit të 15 filluan të aprovojnë ditën 14 shkurt si festë, e njohur në atë kohë si dita kur niste ciftëzimi I zogjve dhe festohej si periudha e riprodhimit. (festë pagane që nuk ishte e pranueshme nga kisha katolike)
Pak rëndësi ka. Të gjithë bien dakort se 14 shkurti është dita e të dashuruarve dhe vënde të ndryshme e festojnë në mënyra të ndryshme.
Në Amerikë San Valentino festohet edhe nga femijët që shkëmbejne kartolina në forëm zëmre, jo vetëm nga të rriturit.
Në Argjentinë festohet një javë të tërë dhe jo vetëm mes të dashuruarve, mes cifteve. Festojnë dashurinë mes miqve dhe një javë të tërë dhurojnë ëmbëlsira, kryesisht cokollata dhe biskota në forëm zëmre.
Në Spanjë dhe Gjermani festohet në mënyrë të thjesht. Zakonisht me një darkë romantike dhe lule.
Në Japoni është krejt e kundërta. Janë vajzat ato që në datën
14 shkurt dhurojnë djemve, qoft këta edhe miq të mirë, cokollata apo pako të tëra
me cokollata në forëm zëmre.
Në këmbim të këtij gjestit, djemt që marin këtë dhuratë një muaj më vonë në datën 14 Mars u dhurojnë vajzave cokollatë
të bardhë, e quajtur edhe dita e bardhë. (ëhite day)
Në Shqipëri gjithmonë e më shumë është kthyer në një festë komerciale
dhe degjoj plot miq që I kundërvihen kësaj feste pasi mendojnë se mediat dhe bizneset
e ndryshme e shfrytëzojnë për të bërë sa
më shumë tregti. Është e vërtet pasi nuk më
kanë zënë sytë një herë gjatë vitit që të shikoj një djalë apo një vajzë
me lule në duar përvecse atë ditë të vitit.(ose shume rrallë)
Dikur kam lexuar se VIP-at e Hollivudit nuk janë kyrsyer për të bërë një dhuratë që ta mbahet mend gjatë, dhe jo vetëm për 14 shkurtin, duke bërë dhurata nga më të shtrenjtat për partnerët e tyre.
Kanye West psh I bleu një herë gruas së tij të dashur një byrzyluk pantera të markës Cartier me vlerën 73,000 dollar.
Jay Z për mbretëreshën e tij të zëmrës dhe jetës nuk kursehet as duke I blerë një cover platinium për telefonin me vlerën 24,000 dollar. (mbase do ketë pasur edhe një person fizik si segretare 24/7 të përfshirë në cmim por këto detaje cifiti nuk I ka bërë publike)
Jenna Dewan sikur mos ti mjaftonte burri që ka në krahë, aktori dhe balerini Chaning Tatum, duhet të kishte edhe një koleksion bizhu nga Neil Lane, në kete rast një unazë me vlerën 10,000 dollar.
Por ëmbëlsirat I lëmë për në fund, dhuratat më të cmendura që tregojnë njëkohësisht se ciftet që I kanë bërë njeri –tjetrit nuk janë sinonim “cifiti I lumtur” apo cifti me kohëzgjatje më të gjatë në lidhje. (kjo duhet të të bëjë të kuptosh dicka në këtë pikë të artikullit)
Në vend të dytë këngëtarja Katy Perry edhe pse pati një martes të shkurtër me aktorin komik britanez Russel Brand, mendoi të shpenzonte plot 341,000 dollar për ti dhuruar në ditën e Shën Valentinit një makinë Bentley. (por as kjo dhuratë nuk arriti ti shpëtonte martesën)
Në vëndin e parë futbollisti I njohur Beckam, fytyra testimonial për vite me radhë I markës Armani Underwear, I dhuroi ish- spice-girl Victoria Beckham, një varëse Bulgari me vlerën 8million dollar. (këtij I them i shkreti ti cfarë ke bërë që të është dashur një dhuratë e tillë- kjo për shkak të rumors rreth tradhtive të shumta nga David Beckam)
Megjitatë në botën e showbizit dhe hollivudit lekët janë shpesh vetëm një asset për të mbushur ato boshllëqet që njerzit kanë në jetën personale.
Dhe vijmë tek mesazhi pse gjithë këto histori për 14 shkurtin.
Mund të dashuroni gjithë vitin dhe të vendosni mos të dhuroni asgjë për 14 shkurtin se e konsideroni një festë pagane apo komerciale dhe nuk bënë për ju. Mund të dashuroni gjithë vitin dhe të prisni 14 shkurtin ta shprehni duke bërë një dhuratë simbolike sic është një lule apo duke organizuar një darkë romantike.
Por dashuroni! Mos ndaloni se provuari këtë ndjenjë të vecantë që ka frymëzuar aq shumë shkrimtarë të mbushin libra të tërë vetëm për të shprehur disi dashurinë apo konceptin e tyre rreth kësaj ndjenje.
Mos kërkoni atë perfektin. Më vjen keq për ju por nuk ekziston burri apo gruaja perfekte.
Nuk mund të kërkoni një vajzë puntore+ një mastershef në guzhinë+ një
ëngjëll të victoria’s secret+ një pornostar në shtrat dhe një first lady në
ambjentet sociale. Nuk ekziston. Princesha me të cilën jemi rritur të gjithë ka
vdekur në momentin që hodhi këpucën prej qelqi dhe nuk pranoi të bëhej skllave
e mbretëris dhe të kontemplonte mbretërine nga një kullë e lartë 100 metra apo
të hante mollën e helmuar se vetëm ashtu princi do e puthte dhe do e shndërronte
në mbretëreshën e tij te jetës.
Princesha e ditëve të sotme është një guerriere, një femër që punon dhe Lufton
për ëndrrat e saj dhe realizon veten duke bërë nga pak të gjitha, por jo
domosdoshmërisht shkëlqen në të gjitha.
Princi I kaltër me sytë e bukur dhe trupin perfekt nga anatjetër, me një llogari bankare me 6 shifra (në euro) me një makinë të modelit të fundit, që të do dhe ka sy vetëm për ty e të mbush me dashuri dhe vëmendje nga mëngjesi deri në darkë, nuk ka ekzistuar dhe nuk do ekzistoj ndonjëher. Ndaj sa më shpejt ta pranosh dh eta kuptosh, aq më mirë do jetë për ty e dashur femër.
Gjej njeriun imperfekt që të bën të ndihesh ty perfekte në cift. Gjej njeriun që të bën të qeshësh pasi e qeshura të zgjat jeten. (kjo tani sdo të thotë që ata që stë bëjnë të qeshin do ngelin single gjithë jetën, mos u dëshpëroni ka shpres për të gjithë )
Gjej njeriun që të mbështet në hapat e tua dhe suporton zgjedhjet e tua. (ashtu sic ti do bësh me të duke u alternuar)
Gjej njeriun që të bën të ndihesh mirë me veten e nuk të gjykon. Njeriun që nuk duhet të fshehësh kush je apo të shtiresh si dikush tjetër.
Njeriun që bën kompromisa dhe nuk thotë- kështu si them une e pikë- njeriun që të shpjegon arsyet e një vendimi kur ti nuk je dakort e jo të gjendesh përballë një fakti të kryer.
Njeriun që të komunikon ndjenjat dhe frikat e tij dhe jo njeriun që frikat e tij I kthen në mankthet e tua duke most ë bërë pjes e tyre duke të fshehur edhe më të voglën dobësi pasi ka frikë se mos humbë burrërinë e tij. (por ndërkoh gjithë pasojat I vuan ti)
Zgjith njeriun që lufton për të berë të lumtur dhe punon për të pasur atë lumturi në cift. Njeriun që nuk pret nga ti gjithmon të bësh mbrapa por bën edhe ai hapa mbrapa kur është e nevojshme. Njeriun që edhe pas diskutimesh të zjarrta të një dite gri, në darkë te përqafon dhe të zë gjumi në krahët e tij.
Zgjith njeriun që e njeh veten e tij dhe nuk ka frikë të pranoj difektet e tij. (më beso,është më e lehtë jeta me dikë që njeh së pari veten e tij dhe e pranon ashtu sic është, pastaj mund të të pranoj ty)
Zgjith njeriun që dashuron ty dhe jo vetëm ndjenjën në vetvete në mënyrë sublime. Ta siguroj se në fund të dy do mbeteni të zhgënjyer.
Zgjith njeriun që ka gabuar, ka mësuar leksionin e tij në jetë dhe është ngritur sërish në këmbë. Ai është një Survivor dhe e di shumë mirë cdo të thotë të kapësh fundin dhe të ngrihesh sërish.
Zgjith njeriun që limittet i vendos me ty dhe jo nga tabut apo shoqëria që ju rrethon.
Zgjith njeriun që të mbush jetën plot ngjyra dhe jo vetëm bardh e zi. (ose vetëm zi)
ZGJITH NJERIUN QË TË FAL CDO DITË TË JËTËS NGJYRA TË NDRYSHME TË YLBERIT.
Gëzuar Shën Valentinin!
1 Comment
Could you tell me what theme are you utilizing on your site?
It looks wonderful.