Ngjyrat e JK Rowling

Sa prej jush kanë lexuar librin Harry Potter? Sa prej jush nuk kanë lexuar librin por me siguri kanë parë filmin?  
Sinqerisht mbas librit të parë nuk vazhdova leximin por ndoqa filmat dhe jam një adhuruese e JK Rowling.

Këto ditë u ndesha në një artikull online që fliste për jetën e saj dhe më vjen keq që nuk kam kërkuar më përpara rreth historis së vecant të kësaj femre të guximshme dhe unike.  (për më tepër info ju ftoj të ndiqni intervistën me Oprah )  

JK Rowling ka lindur në 31 Korrik të 1965 në Yate, Angli.   

Nuk flitet shumë për të atin e saj apo lidhjen që kanë pasur. Por ajo që e shënoi fort karakterin e saj me siguri ka qënë humbja e të ëmës
në moshën 25 vjecare nga një sëmundje e rëndë e shekullit të 21: Skleroza. (Multiple sclerosis)

Thonë se atë dhimbje që ka ndjer e ka shprehur duke I dhënë jetë karakterit Harry Poter, një personazh që ndiente vazhdimisht mungesën e prindërve, rritur jetim mes shumë sakrificash dhe prindër kujdestar aspak të denjë për një djal me dhuntitë e tija.

Admiroj Jk Rowling sepse si cdo femër që adhuroj (kam një listë të gjatë në fakt) ka një histori të vecant e të vështirë, por me një triumf mjaft domethënës. (është në natyrën njerëzore të kërkoj gjithmonë Fund-e të lumtura e plot domethënie) Përpos vështirësive të ndryshme, diti si të ngrihet në këmbë dhe me siguri la një shenjë në këtë botë dhe do kujtohet gjithmonë si krijuesja e personazhit të fashëm dhe të dashur Harry Potter.

Joanna (Joanne Rowling) ka marë shumë porta të mbyllura në fytyrë gjatë jetës së saj por fatmirësisht nuk u ndal te asnjë prej tyre dhe vazhdoi të luftoj për ëndrrat e saj.

Duke nisur që nga karriera e saj Universitare ku aplikoi për të studiuar në Oxford por nuk u pranua dhe vazhdoi në Universitetin Exeter. E apasionuar me librat dhe Dickens, karriera universitare nuk kaloi pa u vënë re.

Mbas universitetit trasferohet në Manchester ku edhe punon si sekretare në Dhomën e Tregtisë. (këtu thuhet se ka zanafillën edhe “ndërtimi” I Hoguartit, shkollës magjike ku Harry dhe miqtë e tij studiojnë)

Osaka, Japan – NOV 21, 2016: The Wizarding World of Harry Potter in Universal Studios Japan. Universal Studios Japan is a theme park in Osaka, Japan.

Më vonë trasferohet sërish dhe këtë herë në Portugali, për të dhënë mësim të gjuhës Angleze, rreth vitit 1990 ku takon gjithashtu bashkëshortin e saj të parë. Në 1993 bëhet nënë për herë të parë por pas një viti martese vendos të ndahet. Zërat thonë se ishte për shkak të dhunës fizike të ushtruar nga bashkëshorti – gazetari Portugez. (JK Rowling nuk ka lënë asnjë deklaratë për këtë periudhë të jetës së saj, ndaj nuk po citoj asnjë burim këtu)

Dhe ja ku vjen sërish trasferta e radhës, këtë herë në Edinburgh, pranë motrës së saj. Duke qënë një nënë e divorcuar vështirësit ishin pa limit.  

Mezi arrin të mbaj veten dhe vajzën e saj me një punë part time, por kurrë nuk harron ënddrën e saj në sirtar.

Jemi para viteve 1990 dhe Joanne ndodhet në një stacion treni duke pritur disa orë trenin për në Londër. Nisi të imagjinoj një djalë të vogël që kalonte mes binarëve dhe përfundonte në një botë tjetër, një botë magjike ku lidhet me dy miq shumë të mirë. Nis ta hedhi në letër këtë histori por nuk arrin në kohë ta perfundoj pasi nëna e saj humb jetën nga sëmundja e sklerozës. Dhimbja dhe vështirësit qe do pasonin më vonë ndër vite e detyrojnë të lërë mënjanë këtë ëndërr dhe të gjejë një punë në mënyrë të tillë që të kujdeset për vajzën e saj.    

Vështirësit e cojnë në një pikë depresioni ku më shumë se një herë mëndon të vrasi veten (imagjinoni që sdo kishim njohur kurrë këtë femër dhe trashëgiminë e saj letrare) pasi nuk arrin të shikoj dritën në fund të tynelit. Vështirësit ekonomike e hodhën në tokë me qindra herë dhe Joanne nuk po ngrentë dot kokën pasi sa herë kalonte një vështirësi ja tek shfaqej ajo e radhës. Kulmi arrin kur mes problemeve të tjera, duhet të kërkoj një urdhër mbrojtje kundër ish bashkëshortit që e kërkonte në Skoci. 

Kur nuk kishte më cfarë të humbiste dhe ndihej e pashpresë ja tek shfaqet një ëndërr nga fundi I shpirtit të saj, ajo rreze drite që po kërkonte dhe që kishte aq shumë nevojë. Rinis të shkruaj nga e para historin e djalit që humb mes binarëve te stacionit dhe përfundon në një botë magjike. Këtë herë duke dhënë jetë jo vetëm një personazhi por një bote të tërë personazhesh dhe bëmash.  

Mbasi mbaron librin në 1995 vendos tia dërgoj vetem një agjenti, Christopher Little I cili në fillim ishte gati ta hidhte në koshin e plerave pasi mendonte se librat për fëmij nuk shisnin aq shumë. Por pasi kolegia e tij I dërgon një recension të librit dhe tregon entuziasmin për vecantin e një libri të tillë, I pari ndoshta në zhanrin e tij me stilin kaq të vecantë , Christofer thërret JK Rowling për të nënshkruar një kontrat eskluzive.

Më vonë asgjenti Christofer do dërgoj plot 11 kopje të 11 shtëpive të ndryshme botuese, ku të gjitha refuzuan publikimin e librit. (imagjinoni sa kanë mallkuar veten më vonë për atë që kanë humbur)

Më në fund shtëpia botuese Bloomsbury vendos ta publikoj librin por me një numër të limituar kopjesh pasi ishte një liber I rrallë dhe nuk dihej se si do pritej nga publiku.(bota nuk ishte ende gati të mirëpriste një histori të tillë, mendonin)

Vendosën të mos përdorin emrin e plotë të Joannës pasi një autore femër haste më shumë vështirësi në atë kohë. 

Joane vendos të përdori inicialet e emrit të saj dhe të gjyshes Katherine. (JK)

Sot ato 1000 kopje të librit të parë (që janë kopjet e vetme në treg të atij viti) kanë një vlerë minimale 16,000 euro deri ne 25,000 euro. (për kopje)

Në 1998 del libri I dytë në treg dhe prej atij viti të gjithë e dimë cfarë ndodhi me suksesin botëror të Harry Poter dhe shkrimtares JK Rowling.

JK Rowling u kthye në mitin që publikoi 7 libra te Harryt (ku cdo libër u shoqërua me një filëm) dhe në 2017 arriti vleren e 850 million dollar.

source : harrypotterfanzone

Sot është një grua e lumtur, me dy fëmij të tjer dhe me një bashkëshort qe e do dhe ndan jetën e saj.

Por JK Rowling nuk harron ato vitet e vështira kur ishte vec një nënë single që mezi nxirte bukën e gojës dhe vështirësit e mëdha që e cuan ne depresion. JK Rowling I ka dedikuar një pjes të mirë të të ardhurave të saj fondeve për bamirësi, ku një prej tyre është themeluar nga vetë ajo.   

Lumos është një fondacion non profit që ka si mision të ndihmoj 8milion fëmijë në jetimore të ndryshme në botë. Mundëson kalimin nga jetimoret nëpër familjet përkatëse apo dërgimin në një familje të re që do të kujdeset për fëmijët në nevoj.

Mund të qëndroj e të shkruaj për JK Rowling, jetën dhe arritjet a saja për orë të tëra.

A thua se do kishte arritur këtë sukses nëse do kishte lënë mënjanë ëndrrën e saj dhe të zhytej në një punëtë cfarëdo lloji ku ti siguronte një jetesë minimale asaj dhe vajzes?

A thua se e ka pasur të lehtë të ngrihet nga toka pasi mendonte vetvrasjen disa herë në dite? I vetmi person që kishte pasur si ndihmë, mamaja e saj, largohet nga kjo botë tepër herët.

A thua se dikush po I jepte forcë për të luftuar me gjithë forcën e saj që të duronte sepse jo vetëm që një dritë e madhe po e priste në fund të tynelit, por ajo vetë do bëhej një rreze shprese për shumë fëmij të tjerë?   

A thua se dështimet personale dhe profesionale krijuan një shenjë aq të fortë tek ajo sa që arriti atë pikën ku kuptoi se nuk kishte zgjidhje tjetër vecse të ngrihej dhe të shkëlqente si ai dielli I mëngjesit mbas një nate plot stuhi e furtun?

JK Rowling mund të kishte gjetur alternativa të tjera që do ia kishin bërë jetën më të lehte ndoshta dhe më të përballueshme.

Por zgjodhi të luftojë. Zgjodhi ti japi vetes ate shansin që të gjitha meritojmë dhe duhet tia japim vetes. Zgjodhi të besoj deri në fund tek fuqia e saj si femër. Zgjodhi të presi e të shikoj ngjyrat e ndryshme të jetës dhe mbas aq shumë bardhë e zi ja tek shijon Ylberin e vërtet të lumturis.

Zgjodhi te jetë nëna e shumë fëmijëve nëpër botë dhe vazhdon të zgjedhi cdo ditë të jetoj, të luftoj me përbindëshat e saj, frikat e saj dhe më e rëndësishmja zgjodhi të mos reshtë kurrë së ëndërruari.

JK Rowling ëndërronte një botë plot me ngjyra dhe me fëmijë të lumtur ku ajo të zgjaste dorën dhe kapte cdo fëmij që kishte nevoj për ndihmën e saj dhe punoi fort për ta realizuar atë. Ju në cilën botë doni të jetoni? Kë prisni akoma që tua ndërtoj atë botë?  

 #enderroniplotngjyra #ngjyratejkrowling #ngjyratejetes #ngjyratelumturise #ngjyratefemres  

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *