Ngjyrat e Tërmetit

“Ka shumë njerëz në varreza që do donin  të kishin problemet që keni ju tani” -Andrea Giuliodori.

Kur e lexova para disa ditësh këtë email nga Marketers Giuliodori (pikërisht të hënën më datë 25 Nëntor) e dija që nuk duhet ta interpretoja keq pasi duke e ndjekur prej vitesh këtë personazh e dija që dicka më e thellë fshihej mbas kësaj shprehjeje.
Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar që kjo frazë do më përkiste akoma edhe më shumë mbas një jave që kaluam nga tërmeti që goditi vendin tonë në 26 Nëntor.


Kurrë nuk jam ndjer më e “dobët” në jetën time se ditët e kaluara. E pafuqishme për dicka që nuk mund të kontrollohet, pasi evente të tilla natyrore ndodhin kudo nëpër botë dhe asnjë nuk mund ti parashikojë.
Unë nuk jam një njëri që qahet. Unë kam qënë dhe jam gjithmonë një njëri që reagon, lufton, ngrihet dhe ecën përpara.
Mirëpo ky tërmet hodhi poshtë edhe shpirtin tim luftarak dhe u ndjeva e dobët, e vogël, e pafuqishme.


Ju ka ndodhur ndonjëher që pikërisht kur mendoni se keni kuptuar dicka nga jeta ju vjen një “tërmet” dhe ju shkund komplet besimet tuaja, ato se cfare keni kujtuar se keni kuptuar apo keni dashur në jetë?
Pikërisht kjo ndodhi me shumë njerëz këtë herë, përfshirë edhe mua.
Vecse tërmeti nuk ishte në mënyre figurative por tërmet I vërtetë.
E mori dreqi, nëse edhe këtë herë nuk kuptuam dicka dhe nuk nxjerim një mësim, atëher nuk ka shpresë për ne si njerëz.


Ndaj po, bindjet e mia mbi disa gjëra specifike në jetë u lëkundën fort. Disa ndërruan pikëvështrim dhe disa u zhdukën komplet.
E cfarë jemi në fund të fundit? Hi që I kthehemi hirit. Grimca të vogla në univers që kthehemi sërish në grimca pasi mbarojmë ciklin tonë në këtë planet.
A thua se duhet të përjetonim një dhimbje të tillë si popull për të kuptuar sa të fortë jemi kur bëhemi bashkë?
A thua se duhet të na dridhej toka nën këmbë për të kuptuar që vetëm njëher jetohet dhe cdo minutë duhet shfrytëzuar e jo shpërdoruar?
A thua se duhet të na shembej çatia mbi kokë për të kuptuar që llaçi dhe tulla nuk janë ato që quhen shtëpi, por njerëzit me të cilët ndan jetën e bëjnë vendin ku jeton Shtëpi.


Jam e sigurt se asnjëri nga ju nuk mendoi të kontrollonte ku ishin çelsat e makinës së shtrenjtë në garazh, të mirte të dhënat e bankës apo lekët që mban diku në shtëpi.
Jam e sigurt që të gjithë menduan për jetën e tyre dhe të personave të shtrenjt e të afërm. (nëse dole jashtë me vrapë nga shtëpia me të brëndshme e asgjë tjetër ndalu tani dhe kujto cfarë ishte e rëndësishme për ty në ato moment dhe mos e harro kurrë)


Nëse edhe ti I pe ngjyrat e ylberit mbas atyre ditëve të zeza, tani është momenti më I duhur që ti ndashë me të tjerët.
Ata personat që ndihmove ato 3 ditët pas tërmetit kanë nevoj tani akoma edhe më shumë për ngjyrat e jetës.
Tani që vëmendja e mediave do fokusohet “hajde të gjejme fajtorin” e jo më tek ata. Tani që personat që ishin aty për ndihmat duhet ti kthehen jetës së tyre, punës e familjes së tyre. Tani që shiu do laje tokën nga pluhuri I madh I atyre ndërtesave të shkatërruara. Tani që I dhanë lamtumirën e fundit viktimave dhe do kthehen në çadrat apo shtëpitë e tyre gjysëm të dëmtuara e do vazhdojnë të jetojnë duke përjetuar cdo sekond të atij tërmeti. Tani që dhjetori me festat do promovojë dhuratat e fundvitit e sdo meret me ata, sigurisht nëse opozita do e kthej në diçka politike(jo se I plasi shumë për vuajtjet e tyre) normalisht që vëmendja do qëndroj akoma edhe për disa ditë tek ata. Por kjo jo për qëllimin e duhur. Jo për ti ndihmuar dhe ti japin forcë. Por do kthehen pre e atyre personave që ndoshta janë të parët që duhen dënuar.


Tani më shumë se kurrë gjith dashuria, mirëkuptimi dhe forca juaj duhet sensibilizuar dhe kanalizuar tek të gjithë personat që kanë nevojë për ju.
Mos u trishtoni dhe prishni qetësinë tuaj sepse shiu ndoshta ju prishi planet për një udhëtim në ndonjë resort relaksues. Kujtoni që ka njerëz që duhet të flenë në “këmbë” sepse shiu I mbyti çadrat dhe udhëtimi I vetëm që ëndërrojnë është një shtëpi e ngrohtë ku të hanë një vakt bashkë.


Nëse ju mbyllet instagrami një ditë dhe ngelët pa postuar një selfie mos e prishni gjakun.
Nëse qaheni se leksionet nisën dhe spo kaloni dot provimet, mos harroni që në varreza ka fëmijë që nuk do mundin dot as të lexojnë më një libër.
Nëse qaheni se ai spo të kthen përgjigje dhe ta la “seen” mesazhin, mos harro se në gërmadhat dikush priti edhe 36 orë I mbuluar me pluhur dhe materiale inerte para se të kuptonte se do shikonte sërish dritën e diellit.


Jii mirënjohës cdo ditë, ti dhe familjarët e tu gëzoni jetë e shëndet.
Gëzoni që ato ngjyrat e ylberit pas këtij shiut mund ti sodisni dhe ti ndjeni.
Mos harroni atë që ndodhi, por mos kujtoni vetëm atë që ndodhi.
Jeta për ju, për ne, vazhdon. Ka njerëz në varreza, jeta e të cilëve u mbyll njëher e përgjithmonë.
Ndaj qesh, qaj, lufto, bëj gabime, mëso, ndrysho….JETO dhe ndaj me ata të cilët mendojnë se jeta ka mbaruar se në varreza ka njerëz të cilët do dëshironin të kishin problemet që ke ti tani.
#remember#live#love#colorourlives

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *