Ngjyrat e objektivave

E keni parasysh atë listën me synimet e mira që bëni cdo vitë për vitin e ri? Unë listën e fundit që bëra u mundova të isha sa më realiste dhe ta mbaja sa më afër realitetit tim.

Dëshira për të bërë shumë gjëra sigurisht nuk mungon kurrë, por preferova këtë herë që përveç  dëshirës që kam gjithmonë, të beja një listë me ngjyrat e realitetit ku jetoj. Duke analizuar kohën time në dispozicion dhe jetën e ngjeshur si një mami me një punë  full-time, mendova ne dhjetor te 2018 që të vendosja “pak” objektiva për 2019, por këtë herë të bëja cmos për ti realizuar.

Objektivi I parë që I kisha vënë vetes ishte që më në fund të hidhja online blogun tim sepse kisha vite që dëshira për të shkruar ishte kthyer dhe disa artikuj I kisha tashmë në arkiv. Edhe pse e dija që nuk do isha konstante duke shkruar cdo jave një artikull pasi koha e lirë është vërtet shumë e limituar, por vendosa që te bëja hapin e parë: vendosja online e #colorourlives. Artikullin e parë e gjeni këtu:

#ngjyrateshenvalentini

Jo më kotë zgjodha 14 Shkurtin për ta hedhur dhe më besoni atë ditë kam punuar kundra kohës dhe fatit për ta lançuar. Cdo gjë po shkonte kundra meje atë ditë. Puna ishte plot e përplot me problem solving, meeting  dhe sapo zgjidhja një problem  dilte një tjetër. Por unë e vendosur që atë ditë do  publikoja artikullin e pare dhe pikë, kështu bëra.
 Këtë artikull e kam shumë për zemër dhe ju ftoj ta lexoni.

Objektivi I  dytë ishte I lidhur po me pasionet e mia: leximi. Përpara se të bëhesha mami lexoja mesatarisht 15-20 libra në vit, (nuk kam pasur anjëherë aq kohë të lirë sa të lexoja 1 libër në jave, e kotë ta them) por vitet e fundit mëmësia dhe puna më kishin përpirë komplet kohën dhe unë ndieja një mungesë të madhe të “miqve” të mi, librave.

Këtu do ndalem pak më gjatë pasi lidhet edhe me pasionet e tjera që kam dhe gërshetohen bashkë në harmoni me njëra-tjetrën. Që të lexosh normalisht mjafton ti dedikosh 30 minuta në ditë para se të flesh dhe mund të mbash gjithsesi një mesatare të mirë librash në muaj/vitë. Mirëpo për një mami të divorcuar që punon 9-10 orë në ditë koha fluturon pa e kuptuar. Ndërmjet punëve të shtëpisë, të meresh me rritjen dhe edukimin e fëmijës (pastaj kur ke edhe një fëmijë trazovac si im bir bëhu gati për dyfish lodhje) dhe punës full-time, në fund të ditës energjia e mbetur për të bërë dicka extra mund të jetë gati zero ose minus zero. (sa mama më kuptojnë këtu?) Mirëpo unë si një akrep kokëfortë dhe që adhuron ngjyrat e jetës, nuk ndalem përpara një “bardh e zi”. Ndaj filloj të mendoj sI mund të “prodhoj kohë” që mund të përdor për pasionet e mia apo thjesht kohë për ti dedikuar vetes si FEMËR.

Një ditë të bukur më vjen ne inbox një email nga një dixhital marketer & influencër italian @AndreaGiuliodori që ndjek prej 2 vjetësh: Si mund të kursesh kohën duke e menaxhuar kohën tënde më mirë. (artikullin e plotë e gjeni ketu )
E kotë të them që aq doja. Fillova të lexoja disa artikuj të tjerë rreth kësaj teme dhe përpilova një listë të gjatë të zakoneve të mira dhe të këqija që shikoja tek vetja ime. Një nga zakonet e këqija ishte harxhimi I tepërt ne rrjetet sociale. (duke hequr ato herët kur lexoja një lajm, kur flisja me miq apo ato 5minuta që mund ti përdorja për të parë disa story)
Ndaj rregulli numër 1 që krijova ishte: kur të shtrihem të fle në vend që te shikoj instagram/facebook për disa minuta (apo edhe më gjatë) le ta përdor këtë kohë për të lëxuar disa faqe libri.

Mirëpo sërish nuk po arrija rezultatet që doja dhe kishte raste që isha aq e lodhur sa që kur shtrihesha mund të më zinte gjumi pa hapur fare Kobon (tip kindle) dhe ritmet e leximit ishin shumë të ngadalta.
Një ditë të bukur mora në dorë disa shënime te vjetra, rreth 10 viteve më përpara. Kur kam qënë studente në Milano kam investuar në një kurs “teknika për të memorizuar dhe lexuar më shpejt”. (një kurs që më është dashur ta paguaj më këste për një vit pasi nuk ishte aspak I lirë) Kishte ardhur koha të fshija pluhurat nga ato shënimet dhe të vija sërish në praktikë ato teknika për të cilat më ishte dashur të punoja fort për ti bërë të mijat.

Jam gjithmonë e idesë së cdo investim I bërë për të përmirësuar veten është një lek aspak I harxhur por një investim me mend.

Unë kam adhuruar librat, aromën e tyre dhe zhurmën që bëjnë kur shfleton faqet. Por me kalimin e kohës u konvertova edhe unë  në një person që lexon në mënyre dixhitale. Arsyet janë të shumta: jam Pro  mbrojtjes së ambjentit dhe librat na pëlqen apo sna pëlqen ne, në fund janë pyje të prerë të kthyer në letër.
2 Çmimi i një libri mund të jetë 20-30 euro (libra në gjuhë të ndryshme) ndërkohë që në amazon unë I blej me 5-10 euro.
3 Kobo apo kindle cilado qoft të preferoni, nuk të rëndon dhe ke gjithmonë me vete 2000 libra që mund të lexosh ne plazh, në errësirë (unë fle me tim bir dhe kur lexoj drita që ka kobo nuk shqetëson as atë dhe as syte e mi që lexojnë më dritë të fikur darkave) në tram, autobus, tren, bar-kafe etj etj.

E keni dëgjuar atë shprehjen se sa më shumë libra të lexoni aq më shumë të hyn dëhira të lexosh të tjerë? (ose mbase sapo e shpika unë por gjithsesi besoj e kuptuat cfarë dua të them) Ngjyrat e librave janë jetë. Le të ngrejë dorën kush është dakord.

Në momentin që mbaron një libër të bukur dëhiron të nisësh sa më shpejt një tjetër. Dashuria ime për librat më solli në pasionin e radhës: PODCAST.

#ngjyrateAudiobooks

Mund të gjeni pafund audio-libra në youtube apo amazon në gjuhë të ndryshme (unë kryesisht dëgjoj në anglisht dhe italisht pasi për fat të keq nuk kam gjetur me kualitet të mirë në shqip) dhe numri I librave që do keni “lexuar” do rritet akoma edhe më shumë në një vitë. E di cfarë po mendoni tani. Unë po se preka librin e po nuk nënvizova pothuajse cdo gjë nuk mbaj mend asgjë. Kam qënë edhe unë dikur kështu. Por nëse kam mësuar dicka nga jeta është se nëse dua të triumfoj duhet të mbaj hapin e shpejt të botës ndryshe do mbetem si një relike mbrapa dhe do vazhdoj ti bie murit me kokë derisa muri apo koka të çahet. (zakonisht ndoth qe koka çahet pothuaje gjithmonë, murit nuk I ndodh gjë)

Ndaj shpejtoj të blej një palë kufje me bluetooth tek Aladin  shop https://aladini.al/ e brënda 48 orëve kam kufjet e mia me të cilat dëgjoj podcast cdo mëngjes kur shkoj në punë, cdo pushim që mund të gjej gjatë ditës, gjatë rrugës kur kthehem nga puna, kur bëj një udhëtim të gjatë dhe jam e lirë pasi nuk I jap unë makinës. (do vijmë edhe këtu pas pak)

Pra cdo herë që kam pak kohë të lirë e shfrytëzoj ose duke lexuar ne Kobo ose duke dëgjuar audio librat ose podcast të ndryshëm.
Kam nisur herët me Podcast që ne 2015 me metodat e shitjes nga Brian Tracy, nga aty njoha Tony Robbins, Tim Ferriss, Tom Bilyeu, Nick Vujicic, Oprah,Mel Robbins etj etj.

Vijmë tek objektiva e radhës që I kisha vënë vetes për vitin 2019. Patenta. E di e di cfarë po mendoni, jam shumë me vonesë. Si shumica e personave që kanë jetuar jasht shtetit, edhe unë kam përdorur shumë trame/metro/trena dhe makina pothuajse nuk më është dashur fare. Mirëpo ja që në shqipëri nësë nuk e ke makinën tënde nuk mund të shkosh asgjëkundi. (sidomos  në disa vënde ku duhet të presësh autobuzat orar pa orar e me erë aspak të këndshme)

Sërish vijmë tek koha e limituar. Nuk e kam kohën të ndjek leksionet ndaj shkarkoj një applikacion ku mund të bëj gati 100 teste (me 40 pyetje secili) dhe ushtrohem aty cdo herë që kam pak kohë të lirë. (duhet të them që shumë rregulla të teorisë I kam fiksuar mjaft mirë nëpërmjet këtij aplikacioni dhe jam e kënaqur me veten)

Objektiva e radhës lidhet sërish më një pasion të timin: Gjuhët e huaja. Adhuroj të mësoj sa më shumë gjuhë të huaja dhe shikoj tek ato nuanca ngjyrash që më ushqejnë atë etjen për as më shumë dije.(kujtoj këtu që disa libra psh nuk I gjen në gjuhën shqipe ose përkthimi në gjuhën shqipe nuk është I duhur dhe ti e humbet atë libër, atë podcast etj etj)
Duke punuar ngushtë  më botën dixhitale, jam e ngjitur me telefonin tim ndaj e kam më të lehtë të mësoj një gjuhë të huaj nëse jam duke bërë qoft edhe 2 gjëra njëkohsisht. (puna e millenials është e tillë që MULTITASKING është një MUST dhe unë e bëj më së miri këtë gjë)

#ngjyrateBabbel

Ndaj shkarkoj një aplikacion (këtë herë me pagesë) pasi më kujtohet që kur kam qënë CEO I një kompanie marketingu në 2014 kam bashkëpunuar  me këtë Brand edhe e di sa efikas është për objektivin tim: Babbel është për mua një ndër aplikacionet më të mira për të mësuar shpejt dhe në mënyre efikase (plus me metoda moderne) . Gjuha që vendosa të studioj? Gjermanishtja. (nëse shkarkoni aplikacionin anglisht më gjuhë për të mësuar Gjermanisht do ju ndihmoj shumë pasi ngjashmëria që kam hasur mes këtyre dy gjuhëve është e madhe)

Vendos të bëj një pagesë 3 mujore dhe ti dedikoj 20-30 minuta cdo ditë. (jam e mahnitur me veten time pasi I qëndrova besnike këtij vendimi dhe komplimentoj veten time cdo herë që mbaroj një kurs dhe vlerësoj njohuritë nëpërmjet kuiceve  dhe ushtrimeve të shumta që Babbel ofron)

Siç e thashë edhe më sipër investimi tek vetja për mua është  një pikë shumë e rëndësishme dhe e nevojshme, ndaj një investim që kam bërë për veten këtë vitë është trajnimi nëpërmjet programit life coaching nga #armonikawellness . (një objektiv që kisha prej 2018)
Para se të vendosja me kë do e bëja këtë life coaching mora pjesë në shumë evente të ndryshme të cilat disa më lanë impresionë shumë të mira dhe të tjera aspak të mira. (do publikoj  një artikull të gjatë vitin tjetër rreth kësaj teme) Një event ku prisja shumë por nuk arrita të merja atë cfarë unë po kërkoja ishte  #globalwomanclub organizuar nga Mirela Sula. Kur lexova emailin e saj para disa muajsh isha gati të regjistrohesha për cdo gjë pa shkuar fare në event pasi më kishte tërhequr shumë ajo se cfarë kisha lexuar në atë email. Por pasi mora pjesë në seminarin e organizuar në shtator  për fat të keq nuk u gjenda tek ai program dhe aty filloj kërkimi im për një “guru” që mund të ofronte këto shërbime.
Zbulova kështu një rreth grash të mrekullueshme sI #womenfoundersnetworkalbania ku pata fatin të takoj nga afër shumë femra të cilat ke qejf ti dëgjosh dhe të frymëzojnë pa masë.  Do veçoja këtu @RAFAELARICA e #icebergcommunication dhe @fabioladuro e #innovationnest për të cilën kam gati një artikull për janar.  

Duke vrapuar gjithmonë në punë e duke u munduar të mbaj hapin pas cdo pasioni që kam, normalisht që kjo sjell lodhje dhe stres. Ndaj objektiva ime e radhës që më ndihmoi shumë në ekuilbrin tim personal ishte Yoga dhe Meditimi.
Një ditë të bukur takoj një miken time dhe duke folur rreth jetës e cfarë kishim humbur nga njëra tjetra këto vite që nuk ishim takuar, zbuloj se organizonte kurse #yoga dhe #meditimi. I them që e kam shumë të nevojshme por skam kohë për këtë aktivitet dhe e vemtja mundësi për mua do ishte gjatë orarit të drekës ku kam rreth 1 orë të lirë. U tha u bë. Mikja ime brënda javës organizon një grup me persona si puna ime që kishin të njëjtën nevojë por aspak kohë të lirë  mbas punë për këtë aktivitet dhe kështu nis udhëtimi im me @armonikawellness
“Meditimi është si një palestër në të cilën zhvilloni muskujt e fuqishëm mendorë të qetësisë dhe intuitës.” (cit. Ajahn Brahm) Për mua gjeni kohë për 2020 të provoni ngjyrat e meditimit dhe do më kuptoni kur ju them se është një clirim energjie negative dhe karikim energjie pozitive dhe në këtë epokë të “shthurur” e kemi mjaft të nevojshme.

Do thoni ju bravo që paske arritur cdo objektiv që I paske vënë vetes për 2019.
Mirë do kishte qënë por jo. Kisha vendosur që këtë vitë do kisha në bankë psh 100 mijë Euro por as 1000 si bëra dot. (vazhdon ky objektiv edhe për vitin tjetër edhe atë që do vij më vonë derisa ta realizoj

Një objektiv që I kisha vendosur vetes por dështova komplet është se isha zotuar të ngriheha cdo ditë në oren 5.30-6.00 të mëngjesit për të mbaruar gjërat më të rëndësishmë të ditës dhe të kisha kohën e mbetur  thjesht për punën dhe tim bir. Por jam ende duke luftuar për këtë objektiv. (kujt si pëlqen të flej edhe ato 5 minuta më shumë në mëngjes që pastaj bëhen x5minuta dhe gjithmonë je me vonesë për cdo gje?)

Për 2020 objektiva të reja. Gati lapsin dhe letrën?
Si ishte 2019 për ju?
Kush janë objektivat tuaja për 2020?

#ngjyratevitit2019 #ngjyratevitit2020 #ngjyrateobjektivave #ngjyratesynimevetemira #ngjyratefemres  #ngjyratejetes #colorourlives

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *