Ngjyrat e Mel Robbins

“Ju duhet ta dëgjoni këtë me zë të lartë dhe të qartë: Askush nuk po vjen t’ju shpetoj. Çdo gjë është në dorën tuaj.”

E nisa vitin 2020 duke lexuar një libër shumë praktik dhe “shumë I thjeshtë” për tu zbatuar: Rregulli I 5 Sekondave  (The 5 second rule)

Mel Robbins ka tërhequr vëmendjen time në 2017 kur në Yutube dëgjova fjalimin e saj në Tedx talk rreth një rregulli që kishte “shpikur” krejt rastësisht por mjaft I domosdoshëm: 5,4,3,2,1 Bëje.

Mel Robbins është një nga ato femrat që ke dëshirë të lexosh  gjithmonë e më shumë dhe në fund përfundon e frymëzuar. Përfshin gjithë ngjyrat e femrës: karrierës, dështimit, dhimbjes, dashurisë, familjes dhe suksesit. Përfshin ngjyrat e jetës reale, asaj që jetojmë çdo ditë dhe jo të asaj jete fallso që shikojmë në instagram.
Mel Robbins është nga ato femra që kanë prekur fundin dhe kanë arritur te ngrihen më të forta se kurrë falë forcës së madhe të vullnetit që e karakterizon. Nuk është perfekte.(e kush është në fund të fundit) Është thjeshtë reale dhe si e tillë jeta e saj është e mbushur me një ylberë ngjyrash dështimesh dhe suksesesh.

Mël Robbins (lindur më 6 Tetor 1968-Missouri) përfundon Universitetin e Juridikut dhe nis menjëherë punë në një studio të madhe ligjore. Me sa duket fati nuk kishte parashikuar që të bëhej nje avokate penaliste në karrierrë pasi kupton shpejt që nuk ishte e lumtur me punën e saj. Në 1996 martohet me Christopher Robbins dhe pasi bëhen prindër me fëmijën e parë, Mel shfrytëzon lejen e lindjes për të kërkuar një punë tjetër dhe provon një botë të re duke u pozicionuar në një kompani Teknologjike. Duke u bërë nënë për herë të dytë dhe të tretë, kupton sërish që as teknologjia nuk është vokacioni I saj. Në këtë kohë bashkëshorti I saj kërkon të hapi një restorant-piceri me një mikun e tij ndërkoh që Mel është ende duke kuptuar cfarë do të bëj me jetën e vetë.
Biznesi I parë I ngjante më tepër një biznesi familjar është shprehur Mel në intervista të ndryshme dhe pati një sukses të shpejtë. Kaq entuziast ishte bashkëshorti I saj me ortakun e vet sa menduan të hapin shumë shpejt një degë të dytë. Restoranti I dyte jo vetëm që nuk pati sukses por detyroi 2  miqtë të shpallin falimentim dhe të mbyllin të dy restorantet duke shkaktuar mjaft dëme ekonomike famijes Robbins.

Mel shprehet se ajo periudhë ka qënë periudha më e vështirë e jetës së saj e mbushur vetëm me ngjyrat e dështimit, zhgënjimit, zënieve familjare dhe vështirësive ekonimike. Ditët nuk kishin ngjyra por vetëm bardh e zi. Mel tashmë 41 vjeçe kishte filluar te pinte alkol rregullisht. Shkonte në gjumë e dehur dhe nuk arrinte të zgjohej në mëngjes. Problemet e ndryshmë vunë në vështirësi martesën e saj dhe Mel pohon se kishte rënë në depresion. Nuk gjente forcën të ngrihej pasi bota I dukej vetëm gri, pa ngjyra, pa shpresë.

Një ditë shumë të rastësishme, duke u endur në shtëpi më një gotë verë, I tërheq vëmendjen një spot publicitar I NASA-s ku tregojnë nisjen e një anije në hapësirë: 5,4,3,2,1 U nis.

Kaq ishte. Një sinjal I vogël dhe kaq I rastësishëm lëvizi gjithë botën e Mel Robbins. Mekanizmat në mendjen e saj filluan të ndërthuren me njeri-tjetrin dhe të vihen në punë: Po sikur ta bëj edhe unë nesër në mëngjes këtë gjë-mendoi Mel-sapo të bjeri alarmi I zgjimit, 5,4,3,2,1 të ngrihem nga krevati sikur do nisem edhe unë në hapësirë.

Dhe ashtu bëri. Provoi këtë gjë disa ditë me radhë për çdo vendim banal të ditës. Provoi 5,4,3,2,1 dhe vendosi që në vend të pijes alkolike të pintë një lëng frutash. Pa I lënë shumë vend trurit te fillonte të mendonte apo të nxirte justifikime e probleme për çdo zgjidhje nisi rutinën e saj të mëngjesit.
5,4,3,2,1 Zgjim. 5,4,3,2,1 fitnes në natyrë duke e detyruar veten të dalë jashtë shtëpisë.

5,4,3,2,1 të mari kontrollin e jetës së saj dhe një sërë mundësish iu shfaqën njëra pas tjetrës. Vendos të mari  pjesë në një trajnim “Life coaching” privat për të kuptuar se cfarë realisht e bënte të lumtur dhe si mund të shfrytëzonte dijet dhe eksperiencën që kishte për të qënë e vetëpunësuar. Një  lumturi e pashpjegueshme e rrethonte ato ditë fill mbas mbarimit të  trajnimit të “Life coaching” . Me entuziasmin ende të gjallë vendos të ndjeki një kurs për Life coaching por këtë herë të mësoj si të trajnoj njerëzit  duke përdorur metodat e ndryshme të këtij zhanri.

Fillon kështu të mbaj fjalime me një grup të vogël njerëzish që hasnin çdo ditë problemet që kishte hasur ajo. Fillon të japi këshilla duke ndarë me ata pjesë të rëndësishme të jetës së saj. Përdor rregullin e 5 sekondave për të përmirësuar marrëdhëninen me bashkëshortin e saj që dukej komplet e humbur dhe shpëton kështu martesën e saj. Përdor rregullin e 5 sekondave me fëmijët duke mbushur jetën e tyre plot ngjyra. Përballojnë frikat bashkë dhe gjejnë një metodë që çdo frikë ta përjetojnë si adrenalinë të hareshme. Mel fillon të bejë toure duke rritur në mënyrë të shpejtë numrin e njerëzve që marin pjesë në eventet e saj. CNN dhe  ABC I ofrojnë një hapësirë ku ajo të shpalosi dhuntitë si prezantuese. Ne 2011 (viti ku publikon librin e saj te parë: Stop duke thënë se ju jeni mirë)  merë ftesën që do I ndryshonte komplet jetën: Të mbaj një fjalim në Tedx Talks. (videon e gjeni ketu ) Mesazhi qe ndau në atë event u mirëprit nga miljona njerëz në youtube dhe shumë shpejt Mel fillon të mari me mijëra emaile ku e falenderojnë për rregullin e 5 sekondave pasi kishte ndihmuar çdo njeri që e kishte mirëpritur atë video të ndryshonte jetën për mirë. E frymëzuar nga historitë  që njerëzit ndanë me të dhe duke bërë disa studime të ndryshme që mbështesin teorinë e saj të 5 sekondave,  vendos të publikoj  në 2017 librin që shumë shpejt kthehet në Best Seller: 5 Second Rule.
Mel është tani një femër, një bashkëshorte dhe një mama e lumtur. (pervecse një autore librash, folëse motivuese dhe një prezantuese me emisionin e saj)

#ngjyratemelrobbins

5,4,3,2,1 ngrihu me zilen e parë të mëngjesit dhe mos e shtyj alarmin çdo 5 minuta.
5,4,3,2,1 ngrihu dhe realizo ëndrrën tënde e mjaft nxore jutifikime.
5,4,3,2,1 ngrihu dhe përvishju punës e mjaft u qave që nuk ke kohë, që nuk ke punë apo pozicionin që dëshiron, që nuk ke lek, që nuk ke shtëpinë dhe makinën që ëndërron etj etj.
5,4,3,2,1 ngrihu çdo ditë nga krevati dhe thjeshtë Nise të bësh atë që do. Pa u menduar shumë se do fillosh të gjesh justifikime e do përfundosh duke braktisur çdo ide sic ke bërë deri tani.
5,4,3,2,1 ngrihu dhe paraqitu në atë provim apo intervistë pune.
5,4,3,2,1 ngrihu dhe shprehe idenë tënde në mbledhjen e radhës me kolegët pasi dikush tjetër do ta bëj në vëndin tënd dhe do përfitoj një post që të takon ty.
5,4,3,2,1 ngrihu dhe nise atë libër për të lexuar apo shkruar.
5,4,3,2,1 ngrihu dhe nise atë projekt që ke vite në sirtar.
5,4,3,2,1 ngrihu dhe kërko atë rritje rroge pasi askush sdo vij të ta japi nëse nuk e kërkon ti.
5,4,3,2,1 NGRIHU DHE BËJE.

E  thjeshtë apo jo? Teorikisht po duket shumë e thjeshtë dhe praktike. Por sa nga ne e bëjnë vërtet?

Ti që je studente, sa herë e ke shtyrë atë provim sepse nuk je ndjerë gati të paraqitesh dhe ta provosh? Sa kohë të çmueshme ke humbur kështu?

Ti që ke zgjedhur një Fakultet sepse familja ka vendosur që është me e duhur për ty edhe pse ti nuk je e prirur fare për atë gjë. Po sikur të luftoje pak më shumë për atë ëndrrën tënde dhe 5,4,3,2,1 të vendosjetë aplikoje për atë që ëndërron?

Ti që nuk je e lumtur me punën që bënë, sa herë je zgjuar me idenë që sot  do thuash mjaft por gjatë rrugës për në punë frika se mos nuk do gjesh shpejt një punë më të mirë të ka bërë të ndërrosh mëndje sapo ke hapur derën e zyrës? Je ulur tek vëndi jot e ke vazhduar me pilotin automatik të bësh të njëjtën gjë ditë pas dite, muaj pas muaji e vit pas viti derisa gjendesh në një moshë kur mendon se tashmë ska kuptim të ndërrosh pasi kërkojnë persona më të rinj dhe thjeshtë ke mbushur ditët e vitet e jetës tënde plot keqardhje, pendesë dhe lodhje.

Ti që më në fund more vendimin të aplikoje për një punë që duket se kërkon më shumë eksperiencë dhe njohuri nga ato që ke ti por më në fund të thërrasin për një intervistë dhe nga frika se do bësh një figurë aspak të bukur tërhiqesh dhe nuk shkon fare?

Ti që mendon se ai personi nuk do lidhej kurrë me ty dhe vazhdon të ushqesh një dashuri platonike nga larg  pa e marrë kurrë mundimin ti bësh të ditur që ekziston. Nëse vërtet nuk është  e shkruar për ju të dy, të paktën e ke një përgjigje dhe mund të vazhdosh me jetën tënde. Por sikur e vërteta të jetë ndryshe, që edhe personi tjetër është në të njëjtën situat si ty dhe po pret vetëm një sinjal për të marë guximin e të flasi? Po sikur të ndani të njëjtin fat?

Ti që do të bësh atë kursin për të cilin ke pritur shumë dhe mund të ndërroj jetën tënde por vazhdon të nxjerrësh justifikime pas justifikimi? Skam kohë, skam lekë mjaftueshëm. Për momentin puna që bëj më lodh shumë dhe nuk arrij dot ta fus në planet e mia etj et.

Ti që ke shpirt artisti por ke dëgjuar se janë të paktë artistat që mund të “hanë bukë” me artin dhe vazhdon bënë një punë mekanike e cila po ta vret çdo ditë atë shpirtin kreativ?

Ti që ke gjithcka që të duhet për të hapur një biznes të tëndin (përvec lekëve) dhe nuk mer asnjëher mundimin të bësh një plan biznesi dhe të kërkosh më ngulëm  për investitorë që mund ta financojnë biznesin tënd? Të marësh pjesë në konkurse të ndryshme ku idetë më të mira përfitojnë fonde per financime?

Ti që ke kohë që jeton në një univers paralel pasi jeta jote martesore është kthyer në një ferr dhe ke humbur çdo gjë të bukur qe ke pasur ne shpirt e vazhdon jeton për inerci?

Ti që mbarove universitetin por nuk gjete dot një punë dhe duke mos arritur të paguash për jetesën tënde je kthyer në shtëpi te prindërit dhe kalon ditët duke menduar se ke dështuar çdo gjë në jetë dhe nuk bën asgjë për ta ndërruar këtë realitet?

Ti që mendon se duhani nuk mund të lihet edhe pse ke tentuar shumë herë, se zakonet e këqija nuk mund të zëvendësohen me zakone të mira?

Ti…pikërisht ti që nuk je e lumtur  dhe po mendon tani “çpo na tregon përralla me mbret, ku kam më moshë tani për këto gjëra”. Mel Robbins ishte 41 vjeçe kur mori vendimin të ndryshojë jetën e saj për mirë.

Po ju cfarë metode do përdornit për ti dhënë ngjyra jetës suaj?

#ngjyratemelrobbins  #melrobbins #ngjyraterregulit5sekonda #5secondsrule  #ngjyratedeshtimit #ngjyratesuksesit #ngjyratelumturise #ngjyratefemres  #ngjyratejetes #colorourlives

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *