Ngjyrat e Lady Dianës

“Unë nuk do të preferoja të jem vetëm mbretëresha e ardhshme e Anglisë  por të jem një mbretëreshë në zemrat e njerëzve.”

Kështu dëshiroj ta nis këtë artikull për një grua si Princeshë Diana. Mendoj se do duheshin faqet e një libri për të përshkruar më mirë forcën që përcillte, arritjet e saja dhe jetën e shkurtër si Princeshë e Wellsit por duke lënë një trashëgimi që do mbetet gjithmonë në histori. Ndaj bëhuni gati pasi ky nuk është një artikull relativisht i shkurtër.

Lady Diana (Diana Frances Spencer ) lindi në 1 korrik 1961 në Sandringham.
Familja Spencer është një nga familjet më të vjetra dhe më të rëndësishme britanike, e lidhur ngushtë me Familjen Mbretërore prej disa brezash.

Nëse kërkoni sinonimet e fjalës “Lady” do bini dakord me mua  se Diana I kishte të gjitha këto:
Femër, mbretëreshë, baroneshë, konteshë, dukeshë, perandoreshë, zonjë, mama, fisnike, femërore, princeshë.

Diana ishte një femër  me klas dhe po të jetonte në ditët e sotme do ishte një nga influencëret më të famshme në fashion/mode ashtu edhe për stil jete apo qoft arritje dhe vetë përmirësim.

#ngjyratefustanevetedianes

Jemi në vitet 1980, vitet e grupeve të famshme si Duran Duran, AC/DC, Depche mode etj.
Diana ishte vetëm 7 vjeçe kur prindërit e saj u divorcuan dhe duket sikur jeta e saj filloi të marë një rrjedhje të veçantë që në këtë moment. Titullin Lady e trashëgon nga I ati por Lady Diana nuk ishte ende gati për të përfaqësuar “denjësisht”  këtë titull. Mundimet e ndryshme të familjes për një edukim më të mirë e çojnë në Zvicër por Diana kishte plane të tjera për jetën. Aftësia e saj e veçantë ishte të dëgjonte cdo njeri dhe ti përcillte një ngrohtësi të rrallë e ndjenjë dashurie që zhdukte çdo mburojë. Empatia ishtë një nga aftësitë  që do e përforconte edhe më shumë me kalimin e viteve dhe do e ndihmonte në atë që ajo vërtët donte: Të bëhej mbretëresha e zemrave të popullit të saj. Nuk ngurron të bëj çdo punë vetëm për të qënë e pavarur ekonomikisht, ndër të tjerash dado fëmijësh apo instruktore vallesh.

Në moshën 19 vjeçe Diana takon Princin  Charls, Princi I Wellsit, që në atë kohë shquhej për lidhjet e  shkurtra me femra të ndryshme. Familja mbretërore po ushtronte një trysni të madhe Princit Charls për tu martuar dhe njohja me Dianën erdhi si me porosi. Charls mendonte se një vajzë 11 vite më e vogël se ai ishte pikërisht ajo cfarë I duhej. E vogël, e manipulueshme lehtë që ai të vazhdonte të bënte jetën që fantazonte dhe ndërkohë mbretëresha dhe populli të ishin të  lumtur pasi do kishin një Princeshë. Charls do e kuptonte shumë shpejt sa gabim e kishte.

Diana nuk ishte një nga vajzat tipike që do ti bënte qejfin bashkëshortit  dhe të qante në heshtje ndërkohë që ai mbante lidhje jashtëmartesore me Camilla Parker Bowles (asokohe e martuar me Andrew Parker Bowles) prej vitesh.

Diana fitoi zemrat e britanikëve (dhe jo vetëm) që në fillim dhe imazhi I saj ishte shpesh në kopertinat e revistave apo në faqe të parë të gazetave. Njerëzit  prisnin me orë të tëra  jashtë pallatit mbretëror vetëm për ti shtrënguar dorën.

#ngjyrategruas #ngjyratenenes #ngjyrateperulesise

Princi Charles u shpreh në një event publik se do kishte qënë mirë të kishtë në krahë dy gra si Diana pasi turmës nuk I mjaftontë një Diana (këto janë vetëm sinjalet e para të një Charls që vuante nga mungesa e vëmendjes)  dhe ai do kryente thjesht rolin e një gjenerali që drejtonte operacionin “përshëndetja me popullin” (duke nënvizuar faktin që tashmë populli I tij nuk priste të përshëndeste sorvanin e ardhshëm por princeshën në fjalë). Turma thërriste njëzëri emrin e Dianës dhe ajo po me aq dashuri dhe përkushtim ua shpërblente.

Diana e dashuruar marrëzisht pas Princit Charls u mundua fillimisht të hidhte gjithë dhimbjen e saj, për shkak të një martese aspak të lumtur,në kauza humanitare dhe bamirësi  të ndryshme që sot kanë arritur me sukses të realizojnë mjaft projekte falë ndihmës së saj të madhe.

Diana luajti një rol shumë të rëndësishëm në fushatën kundër minave tokësore ku edhe vizitoi shtetet të ndryshme të cilat ishin prekur nga këto mina si Bosnje, Angola dhe shtetet të ndryshme në Afrikë (fushatë e cila I dha çmimin Nobel I Paqes në 1997). Mund të kishte zgjedhur të bënte jetën e një Princeshe me plot kuptimin e fjales. Mund të ndiqte me përpikmëri itinerarin që I përcaktonin në oborrin mbretëror dhe të kishte një jetë të thjeshtë e të gjatë. Por Diana nuk kishte lindur për të qëndruar në hije dhe tu bindej urdhrave të mbretëreshës apo bashkëshortit. Diana ishtë një grua me të  gjitha ngjyrat e luftëtares. Ajo kishte një synim dhe cdo ditë luftoi për atë: Mbretëresha e zemrës së  çdo   britaniku.

#ngjyratedianes #ngjyrateneneterezes

Sa më shumë vendoste zemrën e saj në atë që bënte, qoft edhe në një akt të thjesht si shtrëngim dore me personat e prekur nga HIV, aq më shumë rritej numri I njerëzve të thjeshtë që e adhuronin dhe e kishin si model jete. Ai shtrëngim duarsh u bë një shembull në gjithë botën ku në atë periudhë personat që vuanin nga HIV konsideroheshin të rrezikshëm pasi mendohej se sëmundja trasmetohej edhe nga një prekje e thjesht e dorës. Magjia që përcillte prezenca e saj dhe aura plot ngjyra e personalitetit e ndihmuan në rrugën e saj për të krijuar një botë më të mirë.

Bamirësitë e ndryshme dhe në shumë shtete e mbushnin jetën e saj plot udhëtime dhe impenjime ndërkohë që kthimi në Angli ishte gjithmonë I zbrazët dhe I trishtuar pasi jetonte në një kështjellë të ftohtë, pa dashuri, pa ngrohtësi, pa mbështetje. Ngjyrat e vetme lumturie  në atë kështjellë ishin dy djemtë e saj që I falnin dashuri dhe ia mbushnin jetën plot emocione. Nuk ngurronte të kthehej në një nënë tipike sa herë ishte pranë tyre dhe mundohej ti tregonte botën me sytë e saj duke dalë shpesh nga kornizat  mbretërore që impononin respektimin e disa rregullave.

Diana kishte nevojë të dilte nga zona e saj komfort  dhe thyerja e rregullave apo tabuve dukej sikur nuk e shqetesonte aspak:

Diana nuk lejoi që ti zgjidhnin unazën e fejesës sic ishte rregulli mbretëror por vendosi ta zgjithte vetë sic I kishte hije një Princeshe si ajo.

Fëmijët e saj ndoqën shkollën publike dhe shpesh shkonin të luanin ne vëndet publike si shumë fëmijë të tjerë pa pasur trajtim të veçantë. Rregulli I oborrit mbretëror përcakonte qartë se cdo fëmijë I familjes mbretërore duhet të kishte një arsim dhe edukim me mësues privat brënda mureve të oborrit.

#ngjyrateladydianes

Ajo bënte zgjedhjet e saj të modës. Ndonjëherë kjo do të thoshte të shkonte për diçka të guximshme, si të tregonte shpatullat  (kundër rregullave mbretërore) duke u veshur me klas dhe duke krijuar imazhin e saj që më vonë do ndiqej nga miliona femra. Jo gjithmonë vendoste dorashkat në eventet publike dhe eksperimentonte me lukun e saj. Në një event zyrtarë ajo veshi një  kostumë që nuk parashikohej për një princeshë. Në qoftë se nuk jeni burrë, anëtarët e familjes mbretërore nuk duhet të veshin pantallona për raste zyrtare.  Është e qartë që Princesha Diana nuk e mori të mirëqënë këtë rregull dhe sërish fitoi zemrat e njerëzve. (followers do i quanim me termin e viteve të fundit)

Në betimet e martesës nuk lejoi njeri ti shkruante dhe për herë të parë në histori refuzoi të përfshintë në këto betime  pjesën e “Une betohem që do I bindem bashkëshortit dhe Princit”

Ajo ishte  gruaja e parë mbretërore që lindi një monark të ardhshëm në fron jashtë “shtëpisë” por në një spital. (teorikisht fëmijët me gjak mbretëror  lindnin në pallatin mbretëror)

Ajo ishtë një mama e përkushtuar :  vendosi vetë emrat e parë të djemve të saj ndërkohë që sipas rregullave I takonte princit ose  mbretëreshës. Ajo i ekspozoi fëmijët e saj në një mënyrë jetese jo mbretërore. Nuk ishte vetëm shkolla ku ajo u rebelua kundër kufizimeve të rregullave  mbretërore. Diana doli me djemtë për të marrë hamburger në McDonald’s, mori autobusin, i la të vishnin xhinkse dhe kapele bejsbolli; të luanin në park duke bërë rafting me ujë , të bënin shëtitje me biçikleta. Në Disney ata qëndruan në rradhë si  gjithë fëmijët e tjerët pa privilegje mbretërore.

E karakterizonte një modesti, thjeshtësi dhe çiltërsi që kur e pyesnin drejt përdrejt për dicka ajo u përgjigjej shumë thjesht dhe pastër pa mohuar kurrë të vërtetën edhe pse shpesh mund te futej “në telashe”. (përfshirë këtu edhe intervistat nga BBC asokohe)

Fliste hapur rreth problematikave delikate si  sëmundjet mendore, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit duke trasmetuar një mesazh shumë të rëndësishëm tek ata që vuanin nga këto sëmundje: Nuk jeni vetëm, nuk jeni të vetmit të prekur.
Nuk dëshironte të trasmetonte tek njerëzit që e donin një figure fallco të një princeshe perfekte që nuk e prekte asgjë. Diana ishte aq e fortë sa edhe e brishtë dhe delikate, si çdo grua  me ngjyrat e ndryshme.

Ajo fliste me fëmijët në “nivelin e syve” të tyre. Kur Diana fliste me ndjekësit e saj më të vegjël,  fëmijët, ajo gjithmonë ulej në gjunjë  t’i shihte ata në sy. “Diana ishte antarja e parë e familjes mbretërore që e bëri këtë”, tha Ingrid Seward, redaktore e rerevistës Majesty. “Familja mbretërore thoshte se të gjithë duhej të ishin të diferencuar  ndaj tyre duke respektuar statusin përkatës. Por Diana nuk ishte dakort,” Nëse dikush mund të jetë nervoz ndaj jush ose po flisni me një fëmijë ose një person të sëmurë, ju duhet ta vendosni  veten në nivelin e tyre ” shprehej Diana.

Jeta e saj nuk ishte aspak bardh e zi por nje tornado ngjyrash. Një nënë dhe një grua e dhembshur që jetoi jetën me rregullat e saja deri në ditën e fundit kur në aksidentitn e 31 gushtit 1997 humbi jetën në Paris.

#ngjyratexhontravoltes

Ndoshta keni lexuar shpesh shprehjen “Në një botë plot me Kardashians, jini  një Lady Diana”. Unë do shtoja se në një botë të tillë, jini vetvetja. Luftoni për atë që ju keni të veçante dhe mund të përcillni tek familja, shoqëria apo pasardhësit tuaj.

Luftoni për ëndrrat tuaja edhe pse mund t’ju duken banale pasi sic e patë nga një akt I thjesht “shtrëngim duarsh” lindë një rrymë e re jete e kush e di se kë mund të frymëzoni  apo shpëtoni.

Mos lakmoni figurat me shumë followers në rrjetet sociale duke u bërë të ngjashëm apo të njëjtë, jini vetvetja dhe jepuni krahë ëndrrave tuaja.

Nëse ke një aftësi të veçantë si të bësh punë dore dhe duke përdorur imagjinatën tënde krijon kryevepra unike, bëje stil jete dhe ndiqe atë rrugë duke krijuar diçka të tënden.

Nëse je e zonja me gërshërë dhe të pëlqen estetika, nise atë kursë parukerie dhe çliro fantazinë tënde duke krijuar prerje unike që do të çojnë në atë piedistal ku ti ëndërron. Mos u shqetëso nëse edhe nuk arrin pikërisht atë piedistal por ji e sigurt që  udhëtimi që ke bërë  do të ketë mësuar shumw gjëra dhe do jesh më mirë se ç’ishe kur e nise.  

Nëse Fashion  nuk është thjesht një trend  për ty por kreativiteti yt shkon përtej asaj që shikon një njeri I thjesht si unë, bëj hapin e parë por më të rëndësishmin që është nisja e shkollës  profesionale dhe frytet e punës tënde ndoshta mund të marin rrugën e pasarelave në eventetet e ndryshme të modës një ditë.

Nëse ke fantazi të shfrenuar dhe mund të kthesh në vepër arti një objekt fare të rëndomtë të jetës së përditshme, mos u limito. Bëj që fantazia jote të eksplorojë çdo pjesë të imagjinatës tënde me nuanca ngjyrash pa kufij dhe ktheje në një punë të jetës që do e bëje me  dëshirë.

Nëse ëndrra jote ka qënë ajo diploma e famshme por për arsye të ndryshme nuk ke arritur ta ndjekësh Universitetin  dhe tashmë je në një punë full-time e mendon është tepër vonë, ta siguroj që nuk është e pamundur. Ekzistojnë mjaft Universitet Online me një kurrikulum tw pasur të cilat mund të realizojnë mjaft mirë ëndrrën tënde e të paturit një diplomë për atë fakultet që dëshiron. (që për mendimin tim do ketë më shumë vlerë  pasi do përthithësh gjithë informacionin e duhur për një kohë afatgjatë duke qënë se je më koshiente për atë që po studion)

#ngjyrateqellimit

Nëse të pëlqejnë lulet me  aromat e tyre dehëse  dhe kurioziteti jot nuk ndalet thjesht tek të soditurit por ke pasion të eksperimentosh, ta siguroj se ke mjaft trajnime dhe kurse të cilat mund të të pregatisin për të qënë një profesioniste e aromaterapisë  ose terapisë me vajra esencial.

Nëse etja jote për librat nuk shuhet edhe duke lexuar 50 libra në vitë dhe mendon se ke një histori që duhet ta shkruash dhe ta ndash me të tjerët, provo të shkruash  kapitullin e parë. Brënda zemrës se cdo gruaje fshihet një rrëfyese e mirfilltë.

Nëse ndjen që je një folëse lidere dhe dëshiron të zhvillosh më shumë aftësitë e tua e të folurit në publik, Life& leadership coaching është përgjigja e pyetjeve të tua.

Ëndërron të jesh një kuzhiniere e suksesshme, një pastiçere,  një fizioterapiste, dixhital marketer apo çfarëdo profesioni ëndërron, (qëllimi jot i jetës) thjesht nise dhe bëje me zemër si Diana. Ndoshta një ditë do jesh ti frymëzimi për një gjeneratë të tërë. “Ëndrra janë, bënë vaki edhe s’dalin” do thoshte aktori I madh Gaz Paja.

#ngjyratedianes #ngjyrateprinceshes #ngjyratefrymezimit #ngjyrateluftetares #ngjyrategrave #ngjyratevajzave #ngjyratejetes #tangjyrosimjeten #colorourlives

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *