Ngjyrat e Luljeta Bozo

Duhet të vendosni një qëllim në jetë dhe të luftoni fortë për të. Po nuk patët një qëllim të qartë në mendje nuk mund të punoni dhe nuk mund të jeni të lumtura.

Luljeta Bozo është një profesoreshë në fushën e inxhinierisë, një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri që për fat të keq u njoh shumë vonë ne rangë të gjerë  kur tërmeti preku vendin tonë në 26 Nëntor 2019.

Prof. Dr. Luljeta Bozo ka lindur në 2 Tetor 1942, në Tiranë. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1965 dhe ka mbrojtur gradat shkencore Kandidat I Shkencave (1981), PhD (1989) dhe ka fituar titujt “Docent” (1984) dhe “Profesor” (1994). Ndër kualifikimet më të rëndësishme janë ato në Paris dhe Itali. Ajo ka 54 vjet aktivitet pedagogjik në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politenik të Tiranës, Universitetin Epoka dhe aktualisht punon si petagoge në Universitetin POLIS. Është autore e 31 librave të botuar dhe 24 dispencave për nivelin master dhe bachelor, 3 monografive dhe 24 librave profesionale me një sëre artikujsh shkencorë e punime në simpoziume, konferenca ndërkombëtare në gjithë botën, bashkëautore në tema shkencore me rëndësi kombëtare,me dhjetëra studime e projektime në fushën e gjeoteknikës, udhëheqëse e dhjetëra diplomave e 10 mikrotezave për Master Shkencor, 6 doktoraturave të mbrojtura, autore e shumë forumeve shkencore e pedagogjike gjatë gjithë aktivitetit të saj si anëtare e Senatit, zv.dekan, përgjegjëse departamenti etj. Vazhdon të jetë kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë si dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Mekanikës së Dherave dhe Gjeoteknikës Inxhinierike. (burim @universitetipolis )

foto #wps

Pata nderin ta takoja dhe ta dëgjoja drejtpërdrejt profesoreshë Luljetën dhe mbeta e mahnitur nga energjia e saj, nga ato se cfarë ndau me të pranishmit në këtë event të organizuar nga #gratënëshërbimpublik #ËPS

Një grua me G të madhe, një inxhiniere e shquar e dekoruar me shumë tituaj kombëtarë e ndërkombëtarë, një nënë, një gjyshe, një femër me një ylber ngjyrash si aureolë në krye.

Modeli I gruas që duhet marë si shembull nga cdo vajzë apo grua që dëshiron të realizojë veten në cdo periudhë historike.

Në emisionin Opinion Luljeta Bozo  është shprehur se karriera e saj universitare kishte nisur shumë rastësisht pasi ajo kishte ëndërr  të bëhej gjeologe; “Ëndërroja të ngjisja malet”.

Mirëpo fati e dërgon në Rusi në fillim të viteve 60 për studime në institutin e arkitekturës në Moskë. Historia e saj nisi me një “Nuk dija të vizatoja as edhe një mollë me dorë të lirë”përfundoi vitin e parë me sukses dhe projekti I saj I fundit I kursit u shpall projekti më I mirë I viti ku iu vendos një vulë akademike dhe ruhej në fondacionin e universitetit.

“U kërkova ta mirja në Shqipëri që tu tregoja të gjithëve që shikoni, unë që nuk dija të vizatoja një mollë ia dola falë përkushtimit,studimit dhe punës së fortë.”  (modeli I gruas edhe në këtë aspekt)

foto #wps

Frymëzuese Profesoreshë Luljeta në shumë këshilla që ndau edhe live die.

*Një femër inxhiniere nuk ka qënë aspak e lehtë  në periudhën kur ka studiuar ajo. (ndoshta edhe në ditët e sotme) Por Luljeta krijoi një balancë shumë të mirë mes punës që adhuron, familjes dhe të qënit grua. Vendosi prioritetet e saj dhe I ndoqi me përpikmëri duke mos lejuar që gjërat më pak të rëndësishme të influenconin jetën apo të mernin më shumë kohë dhe rëndësi se ato që kishin prioritet.

*Shëndeti është një prioritet në listën e Luljetës dhe për këtë ajo bënë  një “regjim gjerman”duke u zgjuar cdo ditë në orën 4 dhe del nga shtëpia për të bërë 5km ecje të lirë. (një regjim ky shumë I njohur në ditët e sotme nga motivuesit dhe biznesmenët e mëdhenj botërorë që nga Bill Gates, Richard Branson etj )  Gjatë kësaj kohe reflekton e qetë pa zhurmat e një qyteti të zhurmshëm sic është Tirana dhe vendos prioritetet e ditës.

*Ditari ku vendos programet e ditës, javës, muajve është një tjetër sekret që e ka ndihmuar të ketë sukses në jetën e saj. (daily journal-tjetër karakteristikë e njëjtë me njerëzit më të suksesshëm në botë)  Programi i jetës hap pas hapi dhe lidhja me natyrën kanë qënë një themel I rëndësishëm që kur ka qënë fëmijë.
“E diela ka qënë e shenjtë për familjen time dhe po ashtu e trasmetova këtë traditë edhe familjes që krijova. Unë mund të rrija me orë të tëra e mbyllur në bibliotek për të lexuar gjithë librat apo kërkimet që duhet të bëja për projektet që kisha marë përsipër, por e diela ishte gjithmonë në natyrë. Merja bicikletën dhe dilja me fëmijët dhe familjen time, bënim piknikë, luanim në natyrë. E diela  ishte pushim nga cdo gjë dhe për mua ka qënë dhe është shumë e rëndësishme kjo rutinë. Natyra na karikon, na rigjeneron. Jo sic bëjnë shumë prej jush sot që I kaloni ditët dhe orët para telefonit.Teknologjia ka të mirat dhe të këqijat e saj.”

* Çelësi I suksesit të saj nis nga familja. Familja e shëndetshme është baza pasi aty nis programimi I trurit të njeriut. “Unë pata fatin të rritesha dhe të edukoheha në një familje ku vajzat dhe djemtë I trajtonin njësoj. Nuk bënin dallime mes nesh dhe na rritën me idenë se të gjithë duhet të bahkëpunonim për mirëmbajtjen e shtëpisë dhe se cdo gjë qoftë edhe më e vogël por e bërë nga ne ishte e rëndësishme.”

Bashkëshorti ka qënë një pilastër shumë I rëndësishëm në jetën e profesoreshë Luljetës  dhe një mbështetje e vazhdueshme për karrierën. “Një gotë verë në drekë e kam rutinë pasi e kam amanet nga I dashuri I jetë sime”- shprehet ajo. “Nuk ka qënë e lehtë kur u largua nga kjo jetë por puna më dha forcën që më duhej e të ecja para.”

foto #wps

Programi dhe regjimi që ka vendosur në jetë është një tjetër çelës për suksesin e saj. (pra profesoresha ka mbi 50 vjetë që ka zbuluar një rutinë që e bënë atë një grua të sukesshme dhe I qëndron besnike ndërsa mua mu desh të lexoja mbi 10 libra që të arrija në atë përfundim dhe jam ende duke punuar fortë për ta bërë rutinë)

*Prof.Luljeta nuk është vetëm një grua që ka dalë nga zona e saj komforte apo skemat patriarkale, por është edhe një pedagoge e suksesshme. Faktet janë të shumta dhe nis nga ideja se si ajo edukon brezat e rinj : “Mundohem që përvec se t’ua shpjegoj studentëve të mi, duke bërë edhe kërkime të vazhdueshme mbi temën e inxhinierisë, por ua tregoj atyre me fakte në natyrë që te prekin problemet konkrete dhe ti kuptojnë ato që po studiojnë. Organizoj shpesh udhëtime me studentët në pjesë të ndryshme të Shqipërisë për këtë arsye dhe vizitojmë ato zona që unë kam studiuar dhe ua kam ilustruar edhe në librat e ndryshëm akademikë që kam publikuar.”

*Këshillat për vajzat dhe gratë e sotme ishin nga më të çmuarat ndaj mbani shënim:

*Paragjykimet I shumëzoni me zero dhe luftoni për atë që ëndërroni.

* Shpenzoni kohën tuaj duke kërkuar të drejtën në vendin e duhur e jo duke u qarë apo duke u marë me llafe. Fjalët e tepërta nuk zgjidhin gjë.

* Duhet të vendosni një qëllim në jetë dhe të luftoni fortë për të. Po nuk patët një qëllim të qartë në mendje nuk mund të punoni dhe nuk mund të jeni të lumtura. Mund të mos realizohet sot apo nesër por do realizohet mbas një apo dy vjetësh. Po luftuat fort për qëllimat tuaja keni për ti realizuar ato.  (e kush më mirë se kjo grua mund ta vërtetojë këtë) Një njeri I vendosur arrin gjithcka në jetë.

*Arsimi krijon trurin dhe truri tërheq, udhëheq kombin. Mos e lini pas dore arsimin pamvarësisht se në kohën e sotme mund t’ju duket se bishti tërheq lokomotivën dhe jo u kundërta. Do kenë gjithmonë nevojë për njerëz të arsimuar pamvarësisht se meritat mund ti mari dikush tjetër. Ju luftoni për një edukim dhe arsim.

*Mbështesni njëra -tjetrën. “Mungon bashkëpunimi në ditët e sotme mes femrave dhe ajo që kam kuptuar unë është se njerëzit janë bërë shumë individualistë.”  Mbështesni femrat dhe do arrini shumë larg bashkë, asgjë nuk arrihet vetëm.

*Gjërat negative apo njerëzit negativë I fshini. Nuk ju sjellin gjë në jetë, janë vetëm humbje energjie.

*Lexoni sa më shumë që të keni mundësi. “Unë kam lexuar me qindra e mijëra libra pasi bëja shumë kërkime para se të merja përgjegjësinë të publikoja 35 libra, 70 artikuj shkencorë dhe jam duke përfunduar 2 libra të tjerë.” Leximi hap horizontet tuaja dhe ju bën më të ditur.

*“Nëse njeriu nuk vendos vetëm trurin por edhe zemrën në atë që bën, do krijoj mundësi atëher kur mungojnë dhe do triumfoj në jetë. Do ndaj me ju historinë e një vajze që sapo ishte diplomuar në universitetin e Veterinarisë. Kërkoi punë kudo por nuk gjeti. Nuk do rrinte të priste kur të vinte ndonje punë nga qielli ndaj cfarë bëri? Mori  me radhë godinat e braktisura në një zone jasht qytetit që dispononin edhe tokë të mjaftueshme për projektin e saj. Asnjë nuk dontë në fillim ta lëshonte me qira ose kërkonin më shumë sec ishte vlera e godinës. Më në fund vajza bind njërin prej pronarëve te godinës dhe bëri një kontratë disa vjecare. U sigurua që godina të kishte nje pozicion të mirë me rrugën kryesore, drita dhe ujë. Punësoi disa persona që ta pastronin dhe të bënin rregullimet e nevojshme. Bleu 5 dhi dhe bëri një super biznesplan ku ia paraqiti një fondacioni europian për të kërkuar fondet që I nevojiteshin për të rritur biznesin që kishte në mend. Fondi iu aprovua shumë shpejt dhe vajza bleu 100 dhi të tjera, ndërtoi një fabrikë të vogël supër moderne dhe teknologjike, mori patentën Europiane për produktet e qumështit dhe tani eksporton cdo gjë jasht shtetit me emrin e vetë. “

Do të ndodhin plot padrejtësi në jetë, por ju ecni përpara dhe mbani mend qëllimin tuaj, për cfarë po luftoni dhe ngjyrat e punës suaj do të japin frytet e veta herët a vonë.

#ngjyrateluljetabozo #ngjyrategruasshqiptare #ngjyrategrave #ngjyratevajzave #ngjyrateluftetareve #ngjyratejetes #ngjyratefemres #colorourlives

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *