Ngjyrat e JLO

Jennifer Lopez

Cfarë të mësoni nga Jennifer Lopez. (duke u nisur nga performanca e fundit në Super Bowl 2020)
Mund t’ju pëlqej apo jo sI personazh publik, pasi varet nga shijet personale të cdo personi, por mendoj se të gjithë jemi dakord që do donim të kishim trupin dhe energjinë e Jlo kur të jemi 50 vjece. (unë as tani që jam 32 nuk I afrohem por shpresa vdes e fundit)

Mesime jete nga Jennifer Lopez


1-Mund të kesh cdo gjë: karrierrë, dashuri dhe fëmijë. Jlo ka një listë të gjatë artistash që kanë shkuar deri te propozimi për martesë (edhe pse realisht ka pasur 3 martesa dhe divorce) por si një romantike e thekur nuk e ka humbur shpresën e saj dhe mesa duket me Arold do mbyllet ky cikël pasi cdo deklaratë të bënë të mendosh që ka gjetur shpirtin e saj binjak.

2-Ndoshta nuk është një ndër aktoret e tua të preferuara por me siguri ke parë të paktën këto filma me protagoniste Jlo: “Selena” “Monster in Law” , “The wedding planner” “Maid in Manhattan” “The cell” .
“Gjatë karrierës sime kam dëgjuar shpesh njerëz që mendonin se nuk isha e zonja si aktore, kërcimtare apo këngëtare, por unë kam vazhduar në atë që besoj dhe dashuroj”-është shprehur në një intervistë për cosmopolitan. Aktorja sot numëron 39 filma, 19 programe televizive, 8 albume me rreth 75million shitje, 37 cmime në zhanre të ndryshme.

3- Ka krijuar hite që I kanë rezistuar kohës. Këngët që sapo i dëgjon të bëjnë të ngrihesh e të kërcesh të Jlo-s : let’s get loud, On the Floor, Waiting for Tonight, Love Don’t Cost a Thing, Dance Again, If You Had My Love, Ain’t It Funny, Papi…do mbeten ndoshta gjithmonë të tilla sado vite të kalojnë.

4-Nëse duhet të festosh ditëlindjen dhe ta jetosh me sportivitet kalimin e viteve, bëje me stil. Jlo ka stilin e saj ku feston me një koncertë ose show. (në 2018 Vegas show realizoi 128 show në 365 ditë)

5-Vendosmëria e saj për të ngrënë shëndetshëm dhe përkujdesja ndaj vetes kanë bërë që të krijoj një regjim të fortë ushqimi dhe aktivitet fizik. Mjafton të shikosh performancën e saj ndër vite. (trupi I saj nuk ka pësuar trasformime drastike pasi ka qënë përherë koerente në atë që bën)

6- Qoft viti 2000 apo 2020, (30 apo 50 vjece) Jlo ka shkëlqyer gjithmonë në cdo gjë që ka vendosur të bëjë. Mjafton të shikosh online “Versace dress” (fustani I famshëm që akoma edhe sot mbahet mend nga të gjithë pasi theu rekorde në google)

7- Thyerja e tabuve ska qënë anjëherë problem. Dalja nga zona komforte dhe pranimi I sfidave të reja ka qënë një celës I suksesit të saj.

8- Videoklipi muzikor “On the floor” u njoh si “Videoja me shikueshmëri më të lartë ndër këngëtaret femra të të gjitha kohërave” nga Guinness World Records në 2012 (jo keq për një grua që I është dashur të luftoj gjithmonë për të treguar sa vlen)

9- Ka një linjë parfumesh dhe “fashion design” të sajin (që në këto ditë pothuajse të gjithë e kanë) por linja e saj në 2019 pati një xhiro prej 2 miliard dollarë.
10- Vlera e pasurisë së saj është rreth 400milion dollarë dhe vazhdon e rritet.

11-Nuk është aspak e lehtë të heqëh dorë nga karbohidratet dhe sheqernat, por nëse ke nevojë për inspirim mjafton të vizitosh faqen e saj në instagram dhe do frymëzohesh për të shkuar në palestër apo për një regjim më të shëndetshëm.

12-Asnjëherë nuk është vonë për të ripërcaktuar veten dhe për të filluar “Aktin tuaj të Dytë” në jetë. (Ose I tretë … I katërt etj …)
Mos u dorëzoni dhe luftoni për atë që besoni dhe doni.

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *