Ngjyrat e tradhtisë

“Në 2013 mu ofrua një mundësi për të punuar jasht shtetit nga kompania që punoja në Tiranë. Zyra qëndrore ishte në Barcelonë dhe unë duhet të transferohesha maksimumi brënda 1 muaji atje. Kur mora lajmin në fillim isha shumë e lumtur dhe ndihesha krenare për veten. Megjithatë nuk thashë menjëherë PO pasi isha e fejuar dhe doja ta diskutoja me të fejuarin tim para se te firmosja kontratën e re. Isha e sigurt që I fejuari im nuk do kundërshtonte pasi nuk ishte në një punë të profesionit të tij këtu, kështuqë mendoja se lajmi do e gëzonte pa masë dhe do rinisnim jetën tonë në Barcelonë. Në mendjen time kisha filluar të planifikoja cdo gjë, edhe punë për të që të stabilizoheshim të dy. Në darkë kur shkova në shtëpi për habinë time I fejuari nuk ishte aspak I lumtur, madje refuzoi kategorikisht që të shpërnguleshim. Të dy jo e jo, por as unë. U ndjeva shumë keq dhe atë natë kam qarë gjithë natën. Ditën tjetër nuk shkova në punë sepse fytyra ime e kishte të shkruar kudo që isha e dëshpëruar. Për të hequr mëndjen nisa të pastroja shtëpinë sikur kisha muaj pa e bërë. Në një cep të dollapit zbuloj një kuti që dukej sI dhuratë dhe e hap. Brënda gjej një palë bokser mashkulli , një fotografi të “ciftit” me datën e muajit të mëparshëm dhe një letër dashurie që I drejtohej të fejuarit tim. Bëra gati valixhet, I shkruajta zyrës se isha gati të nisesha në Barcelonë edhe ditën tjetër. Lashë dhuratën që gjeta mbi tavolinë dhe nuk u ktheva më. Kam ardhur në Shqipëri të bëj celibrimin me personin që njoha në Barcelonë. Falenderoj zotin që atë ditë bëra punët e shtëpisë me themel. Jeta ime nuk do ishte njësoj.”

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *