Ngjyrat e fokusit

“Isha 17 vjeçe kur kuptova që shpirtin tim artistik doja ta shfrytëzoja ne maksimum për te krijuar një profesion që më pëlqen. Kur mbarova liceun artistik kuptova se pasioni për ngjyrat dhe dëshira e madhe për të krijuar pavarësinë ekonomike sa më shpejt, më bënin një person ndryshe nga bashkëmoshataret e mia. Fillova kështu punë për herë të parë në një sallon dhe zbulova artin e “nails”. Vitet e para punoja shumë për të mësuar çdo gjë rreth këtij profesioni. Tani punoj akoma edhe me shumë pasi kam 3 vjet që kam hapur biznesin tim. Kisha krijuar klientë besnikë për 7 vjet duke punuar për të tjerët. Kujdesesha dhe vazhdoj akoma të kujdesem për klientët e mi duke u munduar të mos i zhgënjej kurrë. Kuptova që duke punuar për të tjerët nuk po merrja sodisfaksionin qe ndieja në fillim dhe hapa në fund studion time ku punoj rregullisht prej 3 vjetësh. Nuk kisha ndrojtje në momentin që mora këtë vendim pasi e dija që përkujdesja që kisha treguar ndër vitesh dhe vullneti për të punuar, një ditë do ma shpërblenin këtë mund. Gjithsesi edhe nëse nuk shkonte gjithçka siç e kisha parashikuar mund të kthehesha sërish të isha një punonjëse, nuk humbisja asgjë duke provuar. Përkundrazi, po mos të provoja mund të humbisja shumë dhe nuk doja të kisha keqardhje të tilla në jetë. Ka raste që tani punoj edhe 12 apo 13 orë rresht por e bëj më gjithë qejf pasi punoj për veten, me rregullat që vendos unë. Fatmirësisht kam në krahë një person që më kupton dhe më ndihmon të balancojë jetën profesionale me atë personale. Jo të gjithë mund të kuptojnë, sidomos kur je e re si unë dhe dëshiron të kesh më shumë kohë të lirë. Por unë kam një plan më të madh në jetë dhe po punoj fortë për ta realizuar.”

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *