Ngjyrat e 8 Marsit

Një grua/vajzë duhet ti bindet në mënyrë të padiskutueshme prindërve, burrit apo partnerit dhe asnjëherë nuk i kundërshton, edhe nëse ata e kanë gabim.

Një grua/vajzë është Eva qe detyroi burrin të zbresë nga parajsa e Edenit duke e joshur, mashtruar dhe materializuar shpirtin e tij deri në degjenerim. Ndaj meqenëse çdo femër ka lindur me mëkatin fillestar që në fillim të kohërave, ajo duhet të uli kokën,  urte e butë ti bindet burrit e  ta quajë veten me fat që i është dhënë mundësia të ulet në një tavolinë me atë sikur te ishte në të njëjtën nivel.

Një grua/vajzë duhet të uli kokën kur rrugës meshkujt komplimentojnë në mënyra te ndryshme dhe shpesh banale e kanibalë. Nuk duhet të shfaqi aprovim, kundërshtim, neveri por duhet te numëroje pllakat e rrugës qe ka para dhe të falënderoj Zotin që episodi mbaroi me kaq e nuk pati zhvillime të mëtejshme deri në përplasje fizike.

Një grua/vajzë ndjek rregullat qe çdo familje ka listuar gjate rrugës dhe bënë çmos mos ti thyeje kurrë ato. Nëse për ndonjë arsye bene gabimin e madh dhe shkel një nga rregullat, ajo vetëflijohet pa detyruar pjesëtarët e tjerë te familjes të “ndyjnë” duart.

Një grua/vajzë fal tradhtinë e mashkullit pasi dihet qe ai si një qenie superiore ka te drejtën e plotë të beje ç’të doje me jetën e tij. Por nëse një grua/vajzë provon këtë akt te turpshëm, vetëm vdekja mund ta shpëtojë shpirtin e saj të përdhosur e fajtorë.

Një grua/vajzë nuk ngre krye kur bashkëshorti kthehet ne darkë vonë e të mbyt era alkool dhe te zgjon nga gjumi, me delikatesën qe ka një elefant ne një dyqan porcelanesh, se ai dëshiron të zbatojë të drejtën e tij hyjnore, primare mashkullore.

Një grua/vajzë nuk mbrohet kur burri e godet por mendohet mirë çfarë gabimi ka bërë dhe i kthen edhe faqen tjetër pasi e di qe fajin e ka vetëm ajo qe burri kthehet në shtazën qe ka përpara.

Një grua/vajzë për ti treguar devotshmërinë e plotë qe ka ndaj burrit duhet të përmbushi gjithë detyrimet qe ka: të pastrojë çdo dite shtëpinë, të gatuaj, laj, hekuros e të respektoj familjen të gjithë pavarësisht nëse ky respekt është reciprok apo jo.

Një grua/vajzë nëse është në punë duhet ta braktisi punën apo çdo lloj aktiviteti tjetër në momentin që bëhet nënë pasi sapo është ngritur në detyrë. Roli parësor tashmë është vetëm rritja e fëmijës/ve dhe mirëmbajtja e shtëpisë. E çfarë tjetër mund te kërkosh më tepër nga kjo jetë e dashur grua/vajzë? A thua se ka parajsë më të ëmbël se kjo?

Një grua/vajzë nuk kërkon të ndahet nga burri nëse ai e dhunon dhe shenjat në trupin e saj nuk arrijnë te shërohen pasi zëvendësohen nga shenja te reja përherë. Dihet qe familja është gjeja me e shtrenjte dhe e shenjte dhe një grua nuk mund kurrsesi të prishi balancimin që shoqëria tashmë ka krijuar për të vetmen arsye se do një jete më të lumtur e pa dhunë. Pastaj dihet që dhuna i mban gratë/vajzat në rrugën e drejtë, se ndryshe do ishin kthyer të gjitha në femra të përdala, me sjellje të pamoralshme.

Një grua/vajzë nuk mund të pres kurrsesi që burri ta bëj pjesë si bashkëpronare të pronës që kanë ndërtuar e jetuar bashkë. Prona i takon ligjërisht gjithmonë burrit dhe automatikisht e trashëgon vetëm djali/djemtë.

Një grua/vajzë qe përdhunohet e ka fajin vetë sepse provokon mashkullin dhe dihet që nga natyra mashkulli ka instinkte kafshërore. E ka thënë edhe Aristoteli: Qenia njerëzore është thjesht një kafshe politike.  Ndaj Erdogani ka bërë  një gjë me mend: ata që përdhunojnë vajzat/gratë në fund do i marrin për grua. Kështu femrat e dhunuar mos të mbeten beqare gjithë jetën, se s’ka kush ti preferojë më për grua. Në këtë mënyrë me një gurë vret dy  zogj dhe problemi zgjidhet njëherë e përgjithmonë:  burri i ardhëm s’ka pse të shkojë në burg pasi bëri bamirësi duke marrë për grua vajzën që përdhunoi. (femrat në Turqi janë ende duke luftuar prej 23 janarit 2020 për MOS ta miratuar këtë ligj)

JO, JO dhe JO.

Asnjë nga pohimet me sipër nuk me përkasin dhe nuk i ndaj.

E dashur vajzë/grua, unë e di që të jesh femër në Shqipëri nuk është e lehtë. @BrigelaDemaj ka shkruar një artikull në 2017 që do më pëlqente ta lexoje ketu.

Ti meriton të njëjtën dashuri dhe përkujdesje që u jep të tjerëve. Ke lindur me një superfuqi: ti krijon jetë dhe ke një rol të veçantë në vazhdimësinë e kësaj jete. Tregoju fëmijëve të tu nëse janë djem se si duhet te trajtojnë femrat dhe mëso vajzat se çfarë trajtimi meritojnë dhe duhet të presin ne shkëmbim.

Me poshtë gjeni gjithçka që përfaqëson një Femër :

Vajzë, grua, nënë, zonjë, mbretëreshë, sulltanësh.

Femër e bukur, në modë, e hijshme, elegante.

E adhurueshme, e dashur.

Artiste, e madhërishme.

Joshëse, simpatike, tërheqëse.

E mahnitshme, unike, e mrekullueshme.

Engjëllorë, rrezatuese.

Interesante, simpatike.

E këndshme për syrin, mendjen dhe shpirtin; e fuqishme.

Madhështore, mbresëlënëse, frymëzuese.

E jashtëzakonshme, e mrekullueshme, magjepse 

Brilante, befasuese, a rafinuar, delikate.

Hyjnore, sublime, e shenjt

jashtëzakonisht e ndritshme,

E dashur, e sjellshme, e zgjuar.

Përrallore, zanë, shtojzovalle

E lavdishme, gazmore, rrëzëlluese, perëndeshë

E pa rezistueshme, e ëmbël.

Fisnike, sakrifikuese, besnike, e përsosur

Tunduese,  shkëlqim shumëngjyrësh dhe verbuese

Diamant, perlë, e çmuar 

E re, e freskët, energjike…

LISTA VAZHDON… shkruaje këtu më poshtë çfarë kam harruar.

Online mund të gjeni plot histori dhe me shumë detaje rreth festës së 8 Marsit. Unë po mundohem ta përmbledh shkurt e pastër:

Historia ka nisur në 1907 kur në Shtuttgart do mbahej Kongresi I 7 Internacional socialist rreth problemeve të ndryshme ekonomike-sociale -politike. Përveç problematikave të ndryshme të asaj periudhe, si përballimi I një lufte botërore dhe krize ekonomike, iu dedikua një pjesë edhe të drejtave të grave. Delegacione të ndryshme nga 25 vende, me pjesëmarrjen e figurave të rëndësishme marksiste të asaj kohe, donin ti vinin fre lëvizjes feministe që po bëhej gjithmonë e më e madhe dhe e ndjeshme mes grave në mbarë botën. Në këtë mënyrë vendosën tu jepnin një farë të drejte për të qetësuar gjendjen: krijuan një organ vetëm për gratë duke e quajtur Konferenca internacionale e grave socialiste dhe duke emëruar pikërisht gratë në krye të organizatës.

Kjo ishte një përpjekje për të mbytur disi zërin e lëvizjes feministe në atë kohe që kërkonte me pak fjalë ato që ne tashmë I kemi si të drejta themelore që në lindje.

Meqenëse lëvizja feministe e asaj kohe u përkrah në mbarë botën, ja ku dalin meshkujt socialist dhe vendosin qe me një organizate, gjoja të drejtuar nga gratë, po u plotësojnë dëshirat qe kanë por duke lënë absolutisht mënjanë lëvizjen feministe borgjeze.

Jo te gjithë e mirëpriten mire këtë vendim që partia socialiste në USA të vendoste se me kë duhet të bënte koalicion Organizata socialiste e grave.

Në të njëjtën kohë, në 1909 kishte nisur një greve e madhe si rrallëherë nga gratë për të luftuar ndaj orareve të  gjata në punë me një pagë shumë herë më të ulët se ajo e burrave, për diskriminim social dhe të drejtën e votës. Greva dhe demonstrata  të ndryshme u bënë më vonë në data dhe vite të ndryshme në mbar globin dhe secili shtet mban mend një ditë sipas historisë së vendit . (si gjithmonë, gjuha shkon ku dhemb dhembi)

Por, sipas pjesës më të madhe të historianeve, 8 Marsi nuk lidhet me vdekjen tragjike dhe masive të grave në fabrikën e këmishave në 8 Mars 1908 (apo 1911 sipas disa dokumenteve të tjerë) në New York.

Një gjë mund ta themi me siguri, 8 Marsi nuk është një dite por shumë ditë, mund dhe sakrifica që gratë e asaj periudhe luftuan me mish dhe shpirt për të pasur gjithë këto të mira dhe të drejta që ne sot gëzojmë.

Në 1917, po një tjetër grevë e grave në Shën Petersburg të Rusisë, shënon gjithashtu një date për tu mbajtur mend. Të lodhura nga lufta dhe padrejtësitë që kishin duruar, gratë me këtë grevë “hodhën” poshtë sistemin e zarit që tashme kishte humbur në atë periudhë mbështetjen e ushtrisë.

Gjatë viteve më vonë çdo shtet ka festuar Ditën e gruas në data të ndryshme dhe le të themi jo çdo vitë është festuar për shkak të krizave ekonomike dhe luftërat e ndryshme që pasuan ndër vitesh.

Më në fund, në 1977 Asambleja e përgjithshme e Shteteve të bashkuara kërkoi që të vendosin unanimisht një datë që të kujtohej dhe festohej si dita e gruas. Duke mare parasysh që shume shtete e festonin tashmë 8 Marsin si një ditë të shënuar (gjithmonë e lidhur me ngjarje të ndryshme në vite të ndryshme) vendosën që 8 Marsi mund të ishte për të gjithë një datë për tu kujtuar dhe celebruar në mbarë botën.

Ndaj Asambleja njohu forcën e gruas, përpjekjet e saj gjate gjithë atyre viteve për të luftuar për të drejtat e tyre dhe aprovoi 8 Marsin si ditën ndërkombëtare të gruas.

E dashur femër, ti ke lindur e lirë dhe për mua e tillë duhet të jesh gjithë jetën.

Gëzuar 8 Marsin!

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *