Ngjyrat e Rona Nushi-t

E dini ku qëndron e bukura tek njerëzit e përulur? Kanë një dhunti të lindur të jenë special, unik, me aftësinë e rrallë  të mos sillen kurrë si të suksesshëm. I karakterizon një thjeshtësi çarmatoseshe.

Rona Nushi është një vajze nga Peja që vendos të studioj farmaci në Tiranë. Historia e saj e suksesit nis nga një dhomë e vogël ku ishte veç studente dhe nga një nevojë e thjeshte vetjake; kërkimi i një produkti kundra diellit qe mos të kishte aq shume kimikate siç ishin prezentë ne produktet e tjerë në tregun shqiptar në atë kohë. 

Rona fillon të kërkojë informacione pafund duke lexuar çdo material që i bie në dorë,  se si te prodhojë në kushte shtëpiake një krem kundra diellit duke pasur si bazë vetëm produkte bimore. Rezultati mahniti jo vetëm atë por edhe mikeshat e saj qe tashmë i kërkonin të përgatiste kremin për një rreth më të gjerë vajzash.

Universiteti ku studionte, Zonja e Këshillit të Mirë, i ofron një shkëmbim eksperience ne Universitetin e Milanos. Kur thonë se rastësitë nuk ekzistojnë por çdo gjë ndodh për një arsye, ja tek nis një efekt domino i eventeve te njëpasnjëshme që do sjelli vajzën syshkruar pikërisht në vendin e duhur dhe kohën e duhur.

E ku tjetër se në Milano, qe njihet si qyteti i modës,  shtëpia i brandeve ndërkombëtare si Versace, Armani, Dolce&Gabbana, Prada etj, mund te njohësh personat e duhur për ti dhënë një  ëndrre ngjyrat e shpresës për tu bërë reale.

Rona shfrytëzon në maksimum eksperiencën e saj në Milano duke kërkuar informacione rreth lëndës së parë që i nevojitej për të krijuar produktet e saj. Informohet për procedurën e krijimit te një linje kozmetike për kujdesin e lëkurës, mënyra e duhur e ambalazhimit, temperatura e duhur për të prodhuar produktin përfundimtar, shitja deri tek konsumatori pa pasur domosdoshmërish një dyqan fizik.

Fillon në të njëjtën kohë paralelisht të lexojë libra rreth vetë-zhvillimit, libra mbi marketingun e duke dëgjuar podcast frymëzimi nga figura të njohura botërore. Të gjitha këto i plotësojnë atë kornizën e duhur për hapin që po ndërmerrte.

Një vajzë që ka kaq etje për dije dhe nuk ndalet vetëm në një fushë të jetës, normalisht qe ka edhe mendime të veta që dëshiron të ndaj me të tjerët. Gjate kohës si studente shkruan shpesh në blogun e saj rreth ushqimit të shëndetshëm dhe përkujdesjes së trupit. Me pasionin e ri rreth kujdesit të lëkurës dhe studimeve të shumta në fushën e mirëqenies, fillon të ndaj këshilla profesionale online në kanalin e saj në youtube.

Hapja e kanalit në youtube dhe ndarja e informacioneve duke vendosur personalitetin e saj në planë të parë, nisi nga një dëshirë e thjeshtë të ndante këshilla apo tu kthente përgjigje personave të shumtë që i shkruanin në atë kohë. Por Rona do e kuptojë më vonë se sapo kishte hedhur hapat e para të një marketingu të mirëfilltë ku pika e forte e një brandi është lidhja e ngushte me konsumatorin duke u treguar transparent në atë që predikon dhe bënë.

Një farmaciste qe adhuron librat, të shkruaj, të krijoj video dhe të shpërndajë njohuritë që zotëron mbi kujdesin e lëkurës, një tematikë që ajo ndihet e sigurt të flasë pasi ka njohuritë e duhura. (duket një pakete “all inclusive” me premisën e suksesit te garantuar)

Por gjithsesi, jo çdo gjë është fushë me lule. Rona nis prodhimin në kushte shtëpiake dhe shpërndarjen ne Shqipëri e Kosove të produkteve që kishte arritur të prodhonte deri në ato momente. Shumë shpejt kërkesat shtohen dhe ajo e kupton që ka ardhur koha të mendojë si një sipërmarrëse. Lind në këtë mënyre BeesandTress ( fillimisht e quajtur Biomania) si një brand i regjistruar.  Duke jetuar në një epoke dixhitale, fatmirësisht idetë mund te kthehen në biznes duke operuar komplet online dhe kjo është edhe rruga që Rona ndoqi fillimisht.

Por nga ana tjetër këtu fillojnë edhe vështirësitë e para. Duke qenë një brand i ri dhe i panjohur, dyshimet e njerëzve ishin te mëdha. Si prodhoheshin këto kremra? Kush i kontrollonte nëse ishin efikase apo respektonin standardet e duhura? Rona shfrytëzon miqësitë dhe kontaktet  qe krijoi gjate eksperiencës së saj ne Milano dhe vendos të bëj një hap më të madh, që do rezultojë gjithashtu më i zgjuar dhe efikas. Informohet se si mund te prodhoj produktet e saj në Itali me lishensen Italiane duke respektuar normativat e komunitetit Evropian.

BeesandTrees mbush 3 vjet tashmë që kur nisi rrugëtimin nga Italia dhe është çdo ditë duke u rritur.

Rona është mjaft e fokusuar ne atë që do dhe çdo hap e bën me një arsye të caktuar. Ka një vetëbesim dhe natyre kurioze, që të gërshetuara formojnë një personalitet unik si ai i Ronës.
Linja e kozmetikës kishte nisur nga një nevojë e thjeshte personale, kishte gjetur hapësirën dhe ishte përgjigjur duke plotësuar kërkesën e tregut. Por tashme ëndërronte të ishte e pranishme me  brandin e saj edhe ne tregjet jashtë Shqipërisë. Hap dyqanin e parë në Tiranë për tu ardhur në ndihme klientëve Shqiptare që ende nuk ishin mësuar me idenë e të blerit një produkt të tillë online. Kërkon fonde për të zgjeruar biznesin e saj dhe nis një karvan vështirësish. Bankat ne Shqipëri  nuk i aprovojnë kërkesat për të vetmen arsye qe është një nënshtetase Kosovare dhe nuk ka një garant Shqiptarë. Rona i drejtohet një fondi investimi privat në këtë pikë dhe arrin të ketë fondin që i nevojitet për ti dhënë shtysën e duhur biznesit të saj.

Tashmë pohon e lumtur se produktet e linjës @BeesandTrees shiten online në të gjitha shtetet e bashkimit evropian dhe ajo ëndërron një dite ku klientët të jenë nga e gjithë bota. (ajo ditë nuk është larg pasi blerjet e para online kanë ardhur nga edhe nga kontinentet e tjera)

Rona adhuron përsosmërinë (do jetë një karakteristikë e personave të suksesshëm kjo pasi i bashkëngjitet grupit të personave që kam intervistuar këto kohe) dhe ndjek personalisht të gjithë proçesin nga krijimi i produktit, ambalazhimi, marketingu, shitja tek konsumatori dhe përgjigja që merr. Tashmë ka krijuar një team të besueshëm me të cilët rritet çdo ditë ashtu siç rritet edhe beesandtrees.

Rona pati fatin qe nuk kaloi vite të tëra duke bërë një pune që nuk i fal sodisfaksion apo një punë të kundërt me karakterin e saj. Është një nga ato historitë që hobin e kthejnë në biznes dhe shkëlqejnë pikërisht sepse e bëjnë me dashuri dhe jo vetëm për fitim monetar. Por çfarë e bënë të vecantë këtë vajzë dhe produktet e saj? Rona ka qenë e fokusuar në linjën që donte të krijonte dhe impaktin që donte të përcillte në treg. Sigurisht ka qënë e vështirë të refuzoje oferta të ndryshme që i kanë ardhur gjatë kësaj kohe për partnership, që me siguri do e kishin ndihmuar të rritej shumë shpejt në tregun evropian. Por Rona beson verbërisht në ëndrrën e saj që çdo gjë të jetë natyrale, bio dhe aspak kimikate në produktet e linjës beesandtrees ndaj shpesh i është dashur të thojë JO, për ti thënë PO vetes dhe vlerave që ajo mbart.  

Kujton një moment të veçantë kur ishte në Itali dhe drekoi me grupin Beretta; “Në një moment një pjesëtar i familjes Beretta mu afrua dhe më pyeti nëse çdo gjë ishte ne rregull. Nëse më duhej diçka e si mund të më ndihmonte. Unë hodha sytë rreth e rrotull dukë vëzhguar ambientin e mrekullueshëm ku ishim ftuar, bashkëpunëtorët e kamerierët  personal nga të gjitha anët që mund të plotësonin çdo kërkesë të timen, por personi në fjalë që ishte një prej drejtueseve të kompanisë multimilionere në Itali po kujdesej që unë, një vajzë e thjeshtë, mos të më mungonte gjë. Aty e kuptova modelin e sipërmarrëses që doja të isha në jetë. Pikërisht si ai person që ishte ulur pranë meje për të më pyetur nëse kisha nevojë për diçka kur me një të pulitur të syve mund të kishte botën në këmbët e tij. Nuk e kisha hasur me sipërmarrësit e tjerë që kisha takuar dhe kjo gjë më ngeli në mendje.”

Është e vërtetë, shpirti përulës i kësaj vajze është i rralle dhe cilësi e lindur pasi biseda me atë më bënë të kuptoj që nuk mund të shtiresh të kesh këtë cilësi dhe ajo është në rrugën e duhur për tu bërë një sipërmarrëse e suksesshme, emri i të cilës do mbahet mend edhe për vlerat që ajo mbart.

Rastësitë nuk mbarojnë kurrë dhe kur një njeri bën me kaq shume dashuri e pasion punën, i gjithë universi punon për ti ardhur në ndihmë të realizoj çdo projekt. Në një nga eventet dhe trajnimet e shumta që Rona merr pjesë, njihet me disa gra të jashtëzakonshme që kanë si qëllim të mbështesin dhe të ndihmojnë gratë e tjera në biznes. Takimi me @womanfoundersalbania dhe me Fabiola Duro do sjelli  për Ronën një kthim 360 gradë të rritjes së saj profesionale. Rona e di mirë vështirësitë qe ka hasur kur kërkonte fonde për zgjerimin e biznesit të saj dhe kur iu ofrua mundësia të bënte pjesë në “Innvest Fund” për të mbështetur vajza dhe gra në biznes që janë ende ne fillimet e tyre, nuk u mendua dy herë. Dikush thotë që bota e  investimeve është një botë e egër dhe kryesish për burrat, por nuk kanë njohur burrnesha si Rona dhe femra të tjera si ajo që kanë marrë përgjegjësinë të ndryshojnë këtë teori aspak reale. Në 2020 Rona i bashkohet grupit të vajzave dhe grave të suksesshme të “Prime Innvestor Club” që do mbështesin ide biznesi inovative  duke krijuar një fond investimesh për idetë që janë ende në fazat e para, që kanë pikërisht nevojë për këtë shtytje të “vogël” për tu kthyer në biznes real me kuptimin e plotë të fjalës. (për më tepër info mbi Innvest Fund, lexo “Një bashkëpunim SUKSESI )

E ardhmja duket sikur ka në plan një ylber ngjyrash suksesi për të, pasi përmirësimi dhe vetë-zhvillimi në shumë fusha të ndryshme është një proçes i përditshëm dhe konstant që Rona ndjek prej 8 vitesh e nuk ka ndërmend të ndalet.

Ju gjithashtu mund te lexoni

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *