Ngjyrat e këmishave të bardha

LETER PRESIDENTIT TE KESHILLIT CONTE:
*Nga Infermierja Michela Venturi (ndarë në profilin e saj publik në facebook)

“Përshëndetje zoti President Conte,
Unë jam një infermiere 39 vjeçe dhe aktualisht punoj në repartin pozitiv kovid të Spitalit Senigallia. (Ancona)
Sapo kam mbaruar turnin e natës që kam kaluar me pacientët e mi, fatkeqësisht të infektuar nga ky virus i mallkuar.
E dini zoti President Conte, unë lexova draftin e dekretit të lëshuar ditët e fundit për t’u marrë me këtë emergjencë dhe u mahnita shumë nga pjesa e shpërblimit prej 100 eurosh për punonjësit e shëndetit, pa taksë 100 euro falas.
E dini zoti President Conte, unë ju falënderoj juve dhe Qeverinë për gjithçka, por dëshiroj t’ju them se nuk i dua ato ….. JO JO vërtet faleminderit shumë, por unë nuk i dua ato 100 euro me shume.
E dini zoti President Conte, megjithëse popullata e Senigallia-s vazhdon të na sjellë dhurata si ushqime për të na falënderuar, unë, gjatë ndërrimeve të turneve, NUK HA E NUK PI, sepse kam frikë se vetëm me një gjest të gabuar, të bërë në një moment të vogël shpërqendrimi, mundem te infektoj veten dhe rrjedhimisht te infektoj njerëz të tjerë të këtij kombi. Kështu që, çdo herë, unë kam një rënie të sheqerit dhe presionit, por unë ende qëndroj në këmbë për të bërë punën time dhe nuk pushoj.
E dini zoti President Conte, gjatë turnit NUK SHKOJ AS NE BANJO sepse kam frikë që me një gjest të vetëm të gabuar dhe të bërë në një moment të vogël shpërqendrimi të shkaktuar nga lodhja në punë dhe mungesa e ujit dhe ushqimit, mund të infektohem dhe rrjedhimisht të infektoj njerëz të tjerë të këtij kombi. Kështu që, çdo herë, më bien disa pika urine në pantallona, por unë akoma qëndroj në këmbë të bëj punën time dhe nuk heq dorë.
E dini zoti President Conte, natyrisht, gjatë turneve, vazhdoj te përdor PMI (pajisje mbrojtëse individuale) me kujdes sepse, edhe pse e di që ato po me lëndojnë e më vrasin fytyrën, unë KAM FRIKE se vetëm duke lëvizur pak syzet apo maskën në fytyre ose të heq dorezat, mund të infektohem dhe rrjedhimisht të infektoj njerëz të tjerë të këtij kombi. Dhe, çdo herë, ndihem e dekurajuar dhe sytë e mi mbushen me lot, por unë akoma qëndroj në këmbë të bëj punën time dhe nuk heq dorë.
E dini zoti President Conte, kur mbaroj turnin tim dhe më në fund të zhvishem, unë dal dhe kam AQ SHUME URI PER AJER sa që marr frymë shumë thellë, mushkëritë e mia që për 7/10 orë nuk ishin mësuar me gjithë atë ajër që futet furishëm .. . Unë e di se duhet të marr frymë më ngadalë kur të ndiej ajrin e pastër por mbase kam frikë se koha do të vijë shumë shpejt kur do të më duhet ta vë maskën përsëri dhe rrjedhimisht duhet te mësohem me doza më të vogla ajri për të marr frymë përsëri në mënyrë që të mos kem probleme. Shpesh ai ajër i freskët, i mare kaq furishëm, shkon edhe në stomakun tim. Dhe më pas shpesh me krijon dhimbje, por qëndroj në këmbë sepse nesër do të më duhet të bëj punën time përsëri dhe nuk do të heq dorë.
E dini zoti President Conte, kur të kthehem në shtëpi kaloj nga garazhi, zhvishem dhe var rrobat larg të gjithëve dhe nga gjithçka, bëj një dush të mirë, vendos një maskë kirurgjikale të re që do të vesh në fytyrën time tërë ditën dhe vetëm atëherë përshëndes të dashurit e mi, edhe atëherë unë nuk ha në tryezë me ta por në një cep për të mbajtur distancën së paku një metër dhe më pas vjen gjëja më e vështirë: kur mbesa ime më afrohet duhet ti them “ZEMER MOS RRI NGJITUR ME FYTYREN TIME!” dhe ajo pyet “Pse teze? Je me korona virus?” dhe unë them “Nuk e di, mua kampionin për të zbuluar nëse jam infektuar nuk ma kanë marrë!”. Kjo për shkak se kam frikë se vetëm me një frymë tepër të thellë ose me një fjalë më shumë mund të infektoj të dashurit e mi. Dhe atëherë shpesh ndjehem vetëm, por qëndroj në këmbë sepse nesër do të më duhet të bëj punën time përsëri dhe nuk do të heq dorë.
E dini zoti President Conte, para korona virusit mund ta quaja veten një grua të lezetshme dhe të shëndetshme, gjithmonë e buzëqeshur, moskokëçarëse dhe shume pozitive falë sportit të shëndetshëm, ushqimit të shëndetshëm, miqësive të shëndetshme… ju e dini si është dikush që po afrohet të 40 …. sot fytyra ime po bie nga lodhja, nuk buzëqesh shumë dhe përkundrazi më kushton një sforco të madhe për të buzëqeshur sepse fytyra dhe zemra më dhemb, ballin e shënuar nga syzet mbrojtëse, hundën e kuqe dhe shtrembëruar nga maskat që më shkaktojnë aq shumë dhimbje sa vetëm prekja më e vogël bëhet e padurueshme, mollëza e majtë e fryrë që tani ka marrë pjesën e sipërme të syrit të majtë dhe kur dua të urinoj kam dhimbje e djegie sepse kam cistit për faktin që jam e stresuar, e dehidratuar dhe ushqyer dobët.
E dini zotin Conte, për momentin shumica e punonjësve shëndetësorë kanë të njëjtat VËSHTIRËSI E FRIKË SI UNË.
Unë e di zoti President Conte që kam qenë shumë e gjatë në këtë letër, por dëshiroj t’ju bëj të kuptoni se ndoshta ju e imagjinoni se sa e vështirë është jeta e gjithë personelit shëndetësorë në këtë momente, por në realitet, me gjithë respektin që kam për ju, JU NUK DINI ASNJË GJË DHE NUK PO BËNI PUNËN TUAJ dhe këtë e tregon fakti që ju propozoni si një çmim 100 euro për muajin e marsit.
E dini zoti President Conte, unë nuk i dua këto 100 euro, jo sepse nuk më duhen (në fund të fundit unë marr 1500 euro në muaj net me pushime të përfshira për 20 vjet tani) por sepse do t’ju tregoj një të vërtetë: PUNA IME VLEN MË SHUMË SE 100 EURO, TE MOS HA E TE MOS PIJ PËR 7-10 ORË RRESHT VLEN MË SHUMË SE 100 EURO, TË LAGËSH TË MBATHURAT ME URINË DHE TË JESH E DETYRUAR TI MBASH VESHUR PËR ORË TË TËRA VLEN MË SHUMË SE 100 EURO, TE HEQ DORË TË PERQAFOJ APO TË SHIKOJ EDHE NË SY FAMILJEN TIME NDËRKOH QË HA VLEN MË SHUMË SE 100 EURO, TË HEQ DORË NGA PËRQAFIMET E FAMILJES APO TË MBESËS E TA DETYROJ TË MË RRIJË LARG PASI KTHEHEM NË SHTËPI EDHE PSE AJO QAN SE ËSHTË VETËM 4 VJECE E DO TE PËRQAFOJ TEZEN VLEN MË SHUMË SE 100 EURO. KËTO GJËRA TA THYEJNË ZEMRËN.
Z. President President Conte, unë me të vërtetë ju falënderoj për propozimin tuaj, por unë me dëshirë heq dorë nga 100 eurot e mia dhe ju them t’i mbani, jo se dua të tregohem e pasjellshme, por sepse do të doja që ju, duke më respektuar me të vërtetë, të përdorni ato para për të më bërë një premtim, unë do të doja që ju, nga atje lartë nga roli juaj, të cilin unë e respektoj dhe që besoj se po e mbani me nder dhe përkushtim, të më premtonit: “PASI TË MBAROJ E GJITHË KJO SITUATË, NUK DO HARROJMË ATË CFARË BËTË SIC NDODH SHPESH E RËNDOMTË, NUK DO HARROJMË QË JU KENI DHËNË GJITHCKA PËR KËTË POPULL QË DONI DHE QËNDRUAT NË GATISHMËRI PËRPOS SHUMË VËSHTIRËSIVE, NUK U DORËZUAT KURRË DHE JU PREMTOJ QE KUR TË MBAROJ E GJITHË KJO DO RISHIKOJMË KONTRATËN TUAJ PËR TË PËRMIRËSUAR SI NGA ANA E NORMATIVËS ASHTU EDHE NGA ANA EKONOMIKE, DO DËGJOJMË SINDAKATAT QË DO NA SJELLIN PAKËNAQËSITË TUAJA DHE DO I KUSHTOJMË VËMENDJE. UNË SI PRESIDENT JU PREMTOJ! “
Do të ishte kaq e bukur, por aq shumë, kur gjithçka do të përfundojë …. sepse E GJITHA KJO DO TË MBAROJË E SHPRESOJMË SE DO IA DALIM MË SË MIRI!
P.S. Vetëm një vëzhgim i fundit: kostumet dhe kravatat tuaja janë spektakolare, urime për kodin tuaj të veshjes dhe elegancën me të cilën i vishni. Krenare që kemi dikë në qeveri që di të vishet mirë!”

Perkthyer nga ColorOurLives

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *