Ngjyrat e Koronavirus-it (Pjesa 1)

Nuk do flas ne këtë post se çfarë është pasi mjaftojnë mediat e përditshme për këtë gjë dhe nuk dua të sjellë “një tjetër artikull” apo ”një tjetër specialistë” të virusit.

Ashtu si ju te gjithë edhe unë jam bombarduar ditët e para nga informacione të ndryshme për këtë virus qe gjunjëzoi gjithë botën. Në fillim frika, pastaj masat e ndërmarra. Më vonë kaluam tek faza që duhet ta falënderonim se nuk ishte armiku që mendonim. Kemi ende koha për të ndryshuar mendim pasi nuk e dimë ende saktësisht sa do vazhdoj izolimi dhe cilat do jenë pasojat e përgjithshme të kësaj pandemie.

Einstein ka një pikvështrim interesat mbi krizën dhe pasojat apo te mirat që mund të sjelli për njerëzimin:
“Ne nuk mund të presim që gjërat të ndryshojnë nëse vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra gjithmonë.
Kriza është bekimi më i madh për njerëzit dhe kombet, sepse kriza sjell përparim.
Kreativiteti lind nga ankthi, pasi dita lind nga nata e errët.
Është në krizë që lindin krijimtaria, zbulimet dhe strategjitë e mëdha.
Ata që e tejkalojnë krizën e tejkalojnë veten e tyre pa u kapërcyer.
Pa krizë nuk ka sfida, pa sfida jeta është një rutinë, një agoni e ngadaltë.
Pa krizë nuk ka asnjë meritë.
Është në krizë që shfaqet më e mira e secilit, sepse pa krizë të gjitha erërat janë thjesht një fllad i lehte.

Po mundohesha te shkruaja reflektimet e mia post-Koronavirus dhe u ndesha ne një letër te shkrimtarit David Grossman (shkrimtar Izraelit, librat e të cilit janë përkthyer në 30 gjuhë në mbarë botën).
David e ka shprehur aq qartë dhe në mënyrë të mrekullueshme gjithë idenë që unë po mundohesha të formuloja sa vendosa në ketë pjesë të parë të sjell gjithë artikullin e tij të përkthyer:

“Kjo murtajë është  më e madhe se ne. Është më e fortë se çdo armik me mish e me gjak që kemi hasur, më i fuqishëm se çdo superhero që ne kemi formuar në imagjinatat tona dhe në filma. Herë pas here një mendim gjakderdhës gërmon rrugën e vet në zemër, që mbase këtë herë, në luftën kundër tij, do të humbasim, do të humbasim vërtet. Një humbje në të gjithë botën. Si në ditët e “gripit spanjoll”. Është një mendim që hidhet menjëherë, sepse si mund të humbim? Në fund të fundit, ne jemi njerëzimi i shekullit 21! Ne jemi të përparuar, të kompjuterizuar, të armatosur me armë të panumërta dhe mjete shkatërrimi, të mbrojtur me antibiotikë, të imunizuar … Megjithatë, diçka në lidhje me këtë, për këtë plagë, thotë se rregullat e lojës këtë herë janë të ndryshme nga ato që jemi mësuar ne – aq shumë, në fakt, sa mund të thuhet se tani për tani, nuk ka rregulla. Me frikë numërojmë çdo orë të sëmurët dhe të vdekurit në çdo cep të botës. Ndërsa armiku i vendosur kundër nesh nuk tregon shenja të lodhjes ose ngadalësimit, ndërsa ai korr midis nesh pa ndërprerje dhe përdor trupat tanë për tu shumuar.

Tashmë e dimë: Një përqindje e caktuar e popullsisë do të infektohet nga virusi. Një përqindje e caktuar do të vdesë. Në Shtetet e Bashkuara, po flasin për një milion njerëz. Vdekja është shumë e prekshme tani…

Për shumë njerëz, plaga mund të bëhet ngjarja fatlume dhe formuese në vazhdimin e jetës së tyre. Kur do zhduket, më në fund, dhe njerëzit do dalin nga shtëpitë e tyre pas një mbylljeje të gjatë, mund të artikulohen mundësi të reja dhe befasuese: pasi të kesh prekur themelin e ekzistencës do të nxisë atë. Ndoshta prekshmëria e vdekjes dhe mrekullia e shpëtimit nga ajo do të tundojnë dhe hidhërojnë gra dhe burra. Shumë do të humbasin të dashurit e tyre. Shumë do të humbasin vendin e punës, jetesën, dinjitetin e tyre. Por kur plaga të mbarojë, mund të ketë edhe nga ata që nuk do të dëshirojnë të kthehen në jetën e tyre të mëparshme. Do të ketë nga ata – ata që janë në gjendje, natyrisht – që do të lënë punën që për vite me radhë i ka shtypur dhe nuk i ka bërë  aspak të lumtur. Disa do të vendosin të largohen nga familja e tyre. Të ndahen nga partneri i tyre. Disa do vendosin të sjellin një fëmijë në botë, ose disa do vendosin pikërisht mos ta bëjnë si pasojë e frikës së përjetuar në këtë periudhë. Do të ketë nga ata që do të dalin nga dollapi (nga çdo lloj dollapi). Disa do të fillojnë të besojnë në Zot. Do të ketë besimtarë fetarë që do të falen. Ndoshta një vetëdije për shkurtësinë dhe brishtësinë e jetës do t’i nxisë burrat dhe gratë të vendosin një rend të ri përparësish. Do kuptojnë se koha -e  jo paraja – është burimi i tyre më i çmuar.

Do të ketë disa që do të bëjnë vetes pyetje për herë të parë në lidhje me zgjedhjet që ata bënë, për ato që kaluan dhe për kompromiset që ata bënë. Rreth dashurive që ata nuk guxuan të dashurojnë. Rreth jetës që ata nuk guxuan të jetojnë. Burrat dhe gratë do të pyesin veten – për një kohë të shkurtër, me shumë mundësi, por mundësia do të artikulohet – pse ata i kanë ndezur ditët e tyre me marrëdhënie që i bëjnë jetën e tyre një mjerim. Do të ketë edhe nga ata, pikëpamjet politike të të cilëve papritmas do të duken të gabuara, duke u bazuar vetëm në frikë ose në vlera që u shpërbë gjatë rrjedhës së pandemisë. Ndoshta disa papritmas do të hedhin dyshime mbi arsyet që e kanë bërë kombin e tyre të luftojë armikun e tij për breza dhe të besojë se lufta është një edikt hyjnor. Ndoshta të kalosh nëpër një përvojë kaq të vështirë njerëzore do t’i shtyjë njerëzit të neveriten pikëpamjet nacionaliste, për shembull, dhe të hedhin poshtë qëndrimet që promovojnë ndarjen, ksenofobinë dhe vetë-kontrollin.

Mund të jetë që njerëzit do të shikojnë në të gjitha llojet e punimeve të përdredhura të shoqërisë së bollëkut dhe thjesht do duan të hedhin poshtë çdo gjë. Ndoshta ata papritmas do të goditen nga vetëdija banale, naive, se është absolutisht e tmerrshme që ka njerëz që janë aq të pasur dhe të tjerë që janë aq të varfër. Se është absolutisht e tmerrshme që një botë kaq e pasur dhe e ngopur nuk i jep secilit fëmijë që ka lindur një mundësi të barabartë. Me siguri, ne jemi të gjithë një pëlhurë infektive njerëzore, siç po zbulojmë tani. Me siguri e mira e çdo personi është përfundimisht e mira e të gjithëve ne. Me siguri e mira e planetit mbi të cilin jetojmë është e mira jonë, është mirëqenia jonë dhe pastërtia e frymëmarrjes sonë, dhe e ardhmja e fëmijëve tanë.

Dhe mbase, edhe media, prania e së cilës është pothuajse e plotë në shkrimin e historisë së jetës sonë dhe epokës sonë, do ta pyesin veten me ndershmëri se cila pjesë e tyre ishte në ndjenjën e neverisë së përgjithshme, në të cilën ishim të lodhur para murtajës. Pse na ngeli ndjenja se njerëzit me interesa të pavëmendshme na manipulonin pa mëshirë, duke na larë trurin dhe duke plaçkitur paratë tona. Dhe se media jonë po na tregonte historinë tonë të komplikuar dhe tragjike në një mënyrë cinike dhe të trashë. Unë nuk po flas për shtypin serioz, hetues, guximtar, por për “median në masë” që ka kohë që është shndërruar nga mediat që synojnë masat drejt mediave që i kthejnë njerëzit në një masë. Dhe jo rrallë, edhe në një lepur.

A do të ndodhë ndonjë prej asaj që është përshkruar këtu? Kush e di? Dhe në fund edhe sikur të ndodhë, kam frikë se do të zbehet shpejt dhe gjërat do të shkojnë përsëri në ato që ishin para se të pllakoseshim, para përmbytjes. Ajo që do t’i nënshtrohemi deri atëherë është shumë e vështirë të hamendësohet. Por do të bëjmë mirë që të vazhdojmë t’i bëjmë pyetjet, si një lloj ilaçi, derisa të zbulohet një vaksinë për plagën.
David Grossman”

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *