Ngjyrat e Dhurata Thanasi

Nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrrat e tua dhe gruaja e këtij artikulli do jua konfirmoj këtë gjë më së miri.

Kush është Dhurata

Dhurata Thanasi, lindur dhe rritur në Tiranë , mbaron shkollën për gjuhë letërsi. Më vonë nis karrierën si gazetare në Albania daily news që do të zgjasi 1 vit. Gjurmimi i një page më të mirë e drejton në dyert e UNDP ku nis punë si sekretare dhe më vonë kalon në role më të rëndësishme. Eksperienca e UNDP-se është një shkollë 6 vjeçare që i ka mësuar shumë dhe Dhurata nuk e mohon impaktin imediat që pati tek ajo. Aty njeh edhe bashkëshortin e saj Italian që asokohe ishte menaxher projekti në organizatën e OKB.

Kultura e shumë shteteve

Eksperienca në kombet e bashkuara rrit aspektativat që ajo kishte për veten dhe jetën duke fituar një punë pranë organizatës botërore për shëndetin në Romë. (atë që sot të gjithë e njohim për shkak të virusit #covid19 – WHO) Dhurata do të ishte përgjegjëse për një program të rëndësishëm mbi sëmundjet psikike por do duhet të bëj një zgjedhje, pas 6 muajsh bashkëshorti  transferohet për punë në një shtet tjetër. Prej këtu fillon një ylber transfertash në shtete të ndryshme si Serbi, Maqedoni, Kosovë, Bosnje, Belgjik, Dubai etj.  Ajo që dalloj tek Dhurata është fakti që nuk është gruaja tipike e “po mbështes bashkëshortin duke e ndjekur kudo dhe po rris fëmijën duke bërë shtëpiaken e lumtur”.

Banka e “suksesit”

Në çdo shtet që kanë jetuar Dhurata ka qenë gjithmonë në marrëdhënie pune dhe ka shfrytëzuar në maksimum etjen e saj për të mësuar çdo gjë që e pasionon dhe nis kështu një banke dijesh. (thonë se kush zotëron bankën e informacione, bankën e kontakteve dhe bankën e favoreve ka një sukses te garantuar) Banka e informacioneve qe ka arritur deri tani do ju lëri pa fjalë. Kjo grua nuk është e informuar vetëm mbi një tematikë por në shume fusha të ndryshme të jetës dhe pasioni me të cilën ajo i tregon të bën të rrish me orë të tëra ta dëgjosh. Përpos kësaj, Dhurata ka një shpirt karizmatik që të rrëmben e të bën të përjetosh jo si spektator por si protagonist në historitë e saj. Aftësi kjo e përfituar nga eksperienca e saj si gazetare dhe aftësia e storytelling që zotëron aq mirë mendoj.

Eksperienca që ndoshta shërbeu si katalizator në vijimin e ngjarjeve te jetës së saj është transferimi në Boston ku të dy, si Dhurata dhe bashkëshorti, përfitojnë një mastër ne Kennedy School of Government te Harvard University.
Në 2011 transferimi i radhës është pikërisht në Tiranë nga ku ka pikënisjen e gjithë historia e suksesit.

Historia

Zanafilla i ka rrënjët më herët në fakt, kur Dhurata ishte thjesht një vajzë e vogël dhe merrte pjesë në ekspeditat që gjyshërit bënin shpesh në jug duke ngjitur majat e Llogorasë si alpinistë të vërtetë, duke mbledhur bimë të ndryshme e të freskëta nga çaji i malit, erëzat etj. Gjyshërit i dhuruan një bazë të mirë njohje në atë se çfarë mund të ofronte Shqipëria aq e pasur në agrikulturë. Por puna  në UNDP dhe dashuria për të shkuar përtej të zakonshmes është frutë i shumë studimeve dhe punë të palodhshme.

Puna në një organizatë në mjedisin rural i dha shkas të njihte shumë fermer me produktet e tyre artizanale ose te quajtura ndryshe “handmade”. Dhurata nuk resht kurrë së lexuari e së informuari mbi gjithë cilësitë që këto produkte mbartin në vetvete duke u pasuruar me njohuri e dije në shkallë të gjerë për gjithë produktet shqiptare. Njohuri këto që së bashku me rrjetin e  fermerëve ndoshta as vetë Ministria e mjedisit nuk i ka. Nis kështu të testoj me receta të ndryshme produktet e fermerëve shqiptarë duke ndarë dashurinë dhe njohuritë e saj me miqtë në rrjetet sociale. Bie në sy për pasionin dhe historitë që shoqëronin pjatat e gatuara bashkë me shpjegimin shumë të rëndësishëm të cilësive që kishte çdo produkt i përdorur dhe shumë shpejt i ofrojnë të shkruaj në gazetën Shqiptare duke ngritur një rubrikë të veçantë që ende nuk ekzistonte në atë kohë me atë stil storytelling.

Luga e Argjendtë

Ndërkohë që vazhdonte punën e saj full time në organizatën kur ishte e punësuar, shumë njerëz e komplimentonin online për mënyrën se si promovonte produktet tradicionale dhe pjatat që ajo përgatiste për kënaqësinë e familjes. Interesi u shtua aq shumë sa njerëz kurioz nga e gjithë bota i kërkonin se ku mund ti provonin këto produkte dhe kështu nga nevoja lindi “Luga e argjendtë” ku fillimisht ofronte vetëm produktet e fermerëve shqiptarë dhe më vonë u shtuan 2 tavolina për degustime të ndryshme.


Luga e argjendtë ka një histori krejt ndryshe nga bizneset e tjera pasi lind fillimisht në 2012 në botën virtuale me një blog si koncept për ushqimin që është vagoni kryesor ne trenin e ekonomisë botërore, dhe në 2016 kthehet në prezence fizike ne treg. Në 2018 merr një vend të veçantë në kalanë e Tiranës dhe falë Dhuratës që ka pasur idenë të shkruajë në rrjetet sociale si në anglisht dhe në shqip, ka një rrjet klientësh nga e gjithë bota që sa herë janë në Tiranë nuk mungojnë në Restorantin “Luga e argjendtë” , duke e kthyer në një atraksion për turistët dhe njerëzit që duan të hanë shëndetshëm e vetëm produkte stinore.

Vecantitë e një gruaje si Dhurata

“Think globaly, act localy” është pikërisht motoja që ka ndjekur gjithë jetën Dhurata. Një tjetër veçanti e kësaj Gruaje me G të madhe është edhe fakti se prej fillimit të saj nuk ka reshtur kurrë së promovuar bizneset që si ajo ndajnë të njëjtat vlera për natyrën, tokën, agrikulturën dhe traditën shqiptare. Nuk ka munguar kurrë mbështetja e saj në promovimin e restoranteve si Mrizi i zanave, Mullixhiu, Edua, Ejona etj. Duke krijuar kështu një rrjet besnik jo vetëm fermerësh por edhe bashkëpunëtorësh. Rrjet i cili tashmë është shumë i rëndësishëm pasi  janë blerësit kryesorë të biznesit të dytë që zotëron Dhurata-#Arkajeshijes duke e kthyer në një nga thesaret e trashëgimisë gastronomike shqiptare.

Plus

Menduat se zbuluat gjithçka mbi Dhuratën? Nëse po më lejoni t’ju them se nuk keni zbuluar akoma pjesën më të bukur të kësaj Gruaje.
1- Njohuritë tredimensionale për historinë, botaniken, nutricionizmin,  ambientin, biodiversitetin- efekti qe nëse përdorim një produkt në vend të një produkti tjetër, çfarë rrezikon apo përfiton trupi jonë- e kthen në një personazh shumë të rëndësishëm në kulinarin Shqiptare dhe bashkëpunon me mjek e dietolog për të ngritur dieta specifike për personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

2- Në kopshtin Montesori, ku shkonte edhe djali, e thërrasin fillimisht për të ndërthurur ushqimin me lojërat dhe aftësitë e fëmijëve për të zbuluar çdo gjë rreth tyre nëpërmjet shqisës së prekjes. Nga këtu nisin një sërë eventesh në mënyre vullnetare për të shpërndarë njohuritë e saj jo vetëm në kopshte e shkolla por edhe në Universitete, si në rastin e Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”.

3- Së bashku me studiues të ushqimit, themelues të restoranteve që mbrojnë traditën dhe ushqimet Bio, themelojnë edhe në Shqipëri organizatën vullnetare Slow food. “Pastër, shijshëm dhe ndershëm- është motoja e kësaj organizate.

4- Të mësuarit është proces I vazhdueshëm dhe Dhurata këtë e di shumë mirë dhe kërkon të bëj një specializim për të mbrojtur atë që ajo beson duke dhënë kontributin e saj në të gjitha aspektet. Zbulon se Universiteti bujqësor i Tiranës ofron një degë si Agromjedise dhe Ekologji dhe rinis studimet universitare. Punon gjatë javës me kohë të plotë e në shumë projekte- nuk shpërfill absolutisht familjen e saj duke qenë  nënë e  bashkëshorte- dhe çdo të shtunë e të diel për 4 vjet e kalon në universitet duke u pajisur edhe me një diplomë për pjesën që e prek më shumë- Agrikultura dhe mjedisi.

5- Vendos zemrën në çdo gjë që bënë dhe e frymëzuar që në vegjëli ku gatuante me gjyshen e saj nuk përdor masa e receta më. Tashmë krijimet e saj shkojnë në mënyrë natyrale në bazë të preferencave individuale dhe janë gjithmonë ndryshe çdo stinë.

6-Pikërisht siç pohon shpesh, ajo adhuron inovacionin, e lodh e zakonshmja dhe është gjithmonë në kërkim të idesë së radhës që do mund ta pasionojë dhe ajo të hidhet në atë projekt duke e kthyer në sukses, për atë që ajo konsideron sukses.

7-Nuk ka kompromise me vlerat që ajo mbron fort. Mund të jetë pas shumë kuintave dhe ju ndoshta nuk do e merrnit vesh aspak pasi nuk i pëlqen te jetë në planë të parë kur është duke ndihmuar njerëz apo biznese të lulëzojnë apo të kalojnë një periudhë të vështirë. Atë që bën e bën me zemër dhe jo për ndonjë përfitim tjetër përveç kënaqësisë shpirtërore.

8-Ushqimi dhe biznesi është evolucion e jo revolucion. (kjo është fraza që më frymëzoi për të bërë diçka tjetër shumë shpejt në jetën time ndërkohë që flisja me Dhuratën)

Nuk ka qenë gjithmonë kaq e bukur e kaq e thjeshtë. Nëse keni lexuar artikujt e tjerë të këtij blogu duhet ta dini tashmë në këtë pikë që unë nuk kërkoj vetëm pjesën e bukur e sipërfaqësore tek një histori.
Dhurata ndan edhe ato vështirësitë që e kanë shoqëruar gjatë hapjes së biznesit të saj:

1 Frika e dështimit në momentin që @lugaeargjendte kishte një sukses online por nuk dihej nëse pritshmëritë e ndjekësve të saj do mund të plotësoheshin apo do ta rrënonin atë që me mund kishte ndërtuar deri në atë momente.

2- “Nuk bëra një studim tregu të mirfilltë dhe ndoqa shumë zemrën. Disa herë kjo gjë më ka penalizuar pasi kam sjellë produkte për herë të parë në Tiranë nga fermerët shqiptarë dhe jo gjithmonë ato kanë pasur impaktin që unë mendoja apo dëshiroja tek konsumatorët”.

3- “Frika e fermerëve e ka bërë të vështirë fillimin pasi kërkonin çdo gjë në parapagesë dhe unë duhet ti edukoja që në një marrëdhënie biznesi duhet të kishte besim dhe respekt reciprok”.

4- “Edukimi i fermerëve ishte edhe në pjesën e cilësisë së produktit për të cilat unë nuk pranoja kurrë të bëja kompromise. Nëse ata e ndryshonin cilësinë dhe nuk ishte me standardet  që kishim renë dakord, unë isha në gjendje ta dalloja direkt këtë gjë dhe nuk pranoja kurrsesi që të ofroja diçka që shkonte kundra parimeve të mia”.

5- “Edukimi i stafit dhe vështirësia ime për të menaxhuar një biznes që ka një “behavior” ndryshe nga të tjerët. Unë kisha punuar pothuajse gjithmonë në zyrë dhe isha mësuar më një mënyrë menaxhimi që nuk i shkonte për shtat këtij biznesi. Besoj se kam mësuar shumë gjatë kësaj kohe, por nuk jam ende në pikën ku unë dua të jem për këtë pjesë”.

6- Periudha e Koronavirusit dhe fakti që nuk dihet kur disa biznese do mund të punojnë sërish, me siguri ka vendosur në vështirësi Dhuratën dhe shumë biznese të tjera tashmë në Shqipëri. Por duke dëgjuar historitë e saj dhe me sa këmbëngulje ka arritur gjithçka në jetë, diçka më thotë se suksesi është i garantuar dhe ajo do triumfojë.

Nuk mund të mungonte një grua e tillë si model femre dhe biznesi në grupin e @Innvestfund dhe unë uroj që ashtu sic frymëzoi mua gjatë bisedës sonë të këndshme, të frymëzojë edhe shumë vajza e gra të tjera që mendojnë se tashmë është shumë vonë për të realizuar ëndrrat e tyre.

Dozë tjetër motivimi?

Nëse keni një ëndërr dhe keni ende nevojë për motivim, më poshtë do gjeni disa raste të sipërmarrësve në botë që kanë nisur vonë: #lateblooming
#VeraWang në moshën 40 vjeçare vendos të hapi kompaninë e saj të fustaneve të nusërisë dhe sot kjo kompani vlen 400 milion dollar.

#MarthaStewart pasi shijoi karrierën e saj si Chef dhe shkrimtare, në 1997 hap kompaninë e saj Martha Stewart Living Omnimedia në moshën 56 vjeçare. Tani kjo kompani vlen 300 milion dollarë.

#JuliaChild deri ne moshën 36 vjeçare nuk dinte as të gatuante një vezë, por në moshën 40 vjeçare njihej si ikona e kuzhinës dhe autorja e librit më të shitur në 96 shtete për sa i përket artit të kuzhinës asokohe.

#IsabeLAllende në moshën 32 vjeçare interviston #PabloNeruda dhe vetëm kur ai i thotë se imagjinata e saj ishte e çuar dëm në fushën e gazetarisë ajo kupton vokacionin e saj të vërtetë dhe në moshën 40 vjeçare realizon librin e saj me famë botërore “The Hourse Of The spirits”.

#CarolGardner ishte 52 vjeçe kur u divorcua dhe nuk kishte asnjë të ardhme. Avokati e këshilloi të ndiqte një terapist ose të merrte një qen. Carol mori një qen dhe nisi kompaninë e saj fal tij. Kompania sot vlen 40 milion dollarë dhe themeluesja ka 20 vjet që gëzon frytet e punës së saj.

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *