Ngjyrat e Romina Veseli

Kur thonë që jeta punon nëpërmjet rrugëve të mistershme do e kuptoni se si çdo vendim dhe zgjedhje që ka bërë gruaja e këtij artikulli, e solli pikërisht atje ku ajo donte.

Kush është Romina

Romina Veseli, lindur dhe rritur në Milot, diplomohet si kimiste në fakultetin e Natyrës në Tiranë.
Fati do që të shpërngulet në Novara, Itali, para 7 vitesh dhe Romina çdo herë që shkon mendon se kjo është hera e fundit. Ka një dashuri dhe mall për Shqipërinë që e bren sa herë që largohet. Por kurrë s’do e merrte me mend se jeta e saj do merrte këtë drejtim.

Romina është një nënë e 2 fëmijëve të vegjël dhe ka bërë disa zgjedhje e sakrifica duke vendosur gjithmonë si prioritet familjen e saj.
Fëmijët vendos ti rrisë vetë derisa të shkojnë në moshë kopshti.
Kiminë e ka pasion ndaj nuk e lë kurrë pas dore, pavarësisht se transferimi në Itali ia bën të vështirë të punojë në fushën e saj.

Si lindi “Animor”


Gjatë shtatzënisë së dytë, I dalin disa njolla në fytyrë që Romina vendos ti kurojë vetë duke përdorur vetëm produkte natyrale. Në rastin e saj aloe vera dhe mjaltë. Pasi shikon rezultatet mahnitëse të këtij  kremi hand-made në kushte shtëpie, fillon të bëjë kërkime të ndryshme, studime dhe eksperimente për produktet që ajo dëshiron të prodhojë. Formulat janë tërësisht fryt I punës së saj ku shpesh pasi mbaron detyrimet si prind e nikoqire, qëndron zgjuar deri në orën 3-4 të mëngjesit për të bërë studimet apo kërkimet për formulat e produkteve që ka përzemërt të zhvillojë.

Duke e parë kaq të pasionuar ndaj kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës, bashkëshorti e shtyn që të vazhdoj këtë rrugë edhe në mënyrë profesionale. Ndaj sapo shtatzënia e dytë përfundon me sukses, Romina ndërmerr hapin e radhës që do rezultojë edhe shumë I rëndësishëm në karrierën e saj. Diplomohet në Natyral Skin Formulation dhe nis të prodhojë në kushte shtëpie disa kremra bazë duke I shitur në rrethin miqësor në Itali. Ndërkohë që kërkesat shtohen, Romina pajiset me liçencë nga organizata Cosmos që promovon  produkte organike dhe 100% natyralë. Animor ka pikërisht si bazë aloe vera dhe jargë kërmilli, që njihen për vetitë regjenerues dhe shumë fitimprurëse për lëkurën.

Fillon kështu prodhimi dhe shitja e 4 produkteve që e bëjnë të ndihet krenare pasi ka vendosur gjithë dashurinë dhe pasionin që ka në këto produkte kozmetike- Krem regjenerues, Tonik, Scrub dhe Serum. Mund të shikoni fare mirë edhe nga faqja e saj në Instagram reagimin e kënaqur të klientëve që kanë provuar produktet Animor.

Vlerat e emrit “Animor”

“Animor vjen nga bashkimi I fjalëve Anima+ Amor. Çdo gjë e bëj më kaq dashuri dhe shpirt ndaj edhe përzgjedhja e emrit më erdhi në mënyrë shumë natyrale.”
 Animor është një brand I ri pasi Romina mori gjithë hapat e nevojshme të studimit dhe certifikimit para se ta hidhte në treg në prodhim më të gjerë. Mund të perceptohet shpirti I pastër dhe preoukupues nga zëri I Rominës që thotë shpesh se kjo ka ardhur më shumë nga mëmësia, pasi dihet kjo fazë ndryshon shumë njerëz në jetë dhe I bën më të ndërgjegjshëm. Ndoshta edhe natyra kurioze e Rominës për të zbuluar në detaje rreth botës që na rrethon- çfarë hamë, çfarë veshim e çfarë ka në përbërje çdo gjë që përdorim në jetën e përditshme. Nisur nga kjo studimet dhe kërkimet e saj nuk përfundojnë kurrë pasi është gjithmonë në kërkim të formulës së radhës apo produktit më të ri.

Vështirësitë

Romina pohon shpesh se ëndërron një ditë ku ajo dhe bashkëshorti të kthehen në Shqipëri e të jetojnë këtu. Dëshiron të rrisë fëmijët e saj me frymën dhe vlerat që ajo gjithashtu është rritur. Përballimi I jetës në Itali larg çdo personi që njihte dhe fakti që nuk ka pasur mundësi të punojë përveçse në kushte shtëpie me fëmijë të vegjël, ia ka bërë jetën shpesh jo të lehtë. Por Romina ndihet me fat sepse nga ana tjetër ka pasur pranë një person që jo vetëm e do por edhe e mbështet në maksimum duke bërë të mundur që ajo të hedhë hapat e parë drejt një ëndrre ende të pazbuluar, që më vonë do marr gjithë trajtat e një biznesi.

Planet

Romina ka kohë që po negocion me një laborator në Itali për prodhimin në masë më të gjerë të produkteve të saj pasi kërkesat tashmë janë rritur dhe ajo është duke u kujdesur çdo ditë që të rrisë biznesin e saj ashtu siç kujdeset për pjesën tjetër të familjes. Ja tek troket në mënyrën më të çuditshme fati. Pandemia që kaploi Italinë në shkurt të 2020 detyron Rominën me familjen e saj të transferohen në Shqipëri dhe ajo takon engjëllin e radhës që I zgjat dorën për ta çuar në një nivel tjetër kompaninë e saj. Bëhet kështu pjesë e grupit Innvest Fund ku do marrë gjithë suportin dhe fondin e nevojshëm për ta kthyer Animor në një Brand të pranishëm fillimisht në Itali dhe Shqipëri dhe më vonë në mbarë Evropën.

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *