Ngjyrat e Silvi Boçe

“Nëse ke dëshirë dhe guxim mund të ndryshosh shumë gjëra. Këmbëngulja është çelësi i dëshirave dhe ëndrrave të tua.” Silvi Boçe

Ka një moment ne jetën e çdo femre kur kupton dhe ndjen se dëshiron të bëhet nënë. Siç ka edhe moment që kupton se nuk dëshiron  të ketë një përgjegjësi të tillë dhe vendos mos ta marrë këtë rrugëtim. Sinqerisht (kjo mund të tingëllojë jo edhe aq mirë dhe mund të lëri vend për shumë polemika) do preferoja që disa nëna të zgjidhnin opsionin e dytë në vend që të sillnin në botë fëmijët thjesht sepse familja e shoqëria ku jetojnë e presin këtë gjë me padurim por ndoshta herët kur sillen si nëna janë shumë të rralla.  

Ardhja e një fëmije në jetë është një bekim thotë imë ëmë. Në fakt unë jam tërësisht dakord për këtë pikë pasi ardhja e tim biri ka qenë bekimi im dhe vendimi më i mirë që mund të kem marrë në jetë. Ardhja e tij ka qenë jo vetëm një katalizator i ndryshimeve të një pas njëshme në jetën time por edhe njohja e vetes në disa aspekte që nuk dija se kisha.

Jam e sigurt se shumë nëna që tani po lexojnë këtë artikull do jenë dakord me mua. Ka disa tematika që duken sikur janë tabu në shoqërinë tonë dhe shpesh kur kërkon informacione online në shqip duket sikur mjaftohen me disa artikuj të keq përkthyer. Për ato që kanë vështirësi të lexojnë dhe kuptojnë një gjuhë të huaj, por sidomos të lexojnë një artikull që nuk përshtatet me kulturën e atij shteti, mund të jetë ideale të kenë një komunitet ku mund të shkëmbejnë ide dhe eksperienca pa u ndier të gjykuara.

Kush eshte Silvi Boçe

Kushdo mund të hapë një faqe të tillë dhe të nisë duke folur nga eksperienca personale dhe të përfshijë më vonë persona të tjerë që mund të jenë thjesht mama por edhe persona që kanë një kualifikim për këshillat që japin. Silvi Boçe e di shumë mirë këtë gjë ndaj vendos ta bëj këtë hap duke u bazuar në burime të sigurta për këshillat që dëshiron të ndajë me mamatë e tjera online.

Silvi Boçe lind në Tiranë por rritet në Greqi deri në moshën 14 vjeçe. Pas rikthimit në Tiranë jeta do i vendosë para zgjedhje të ndryshme  dhe një prej këtyre është profesioni si kontabiliste.
Silvi kujton se ka qenë një fëmijë e mbarë dhe e urtë kur ka qenë e vogël. Kujtimi i saj më i bukur dhe i hershëm është pikërisht momenti kur i ati e merrte hopa në qafë pasi aty gjente sigurinë.
Silvi adhuron fëmijët dhe gjithmonë ka dashur një vajzë që të krenohej për fustanet dhe kordelet e bukura që fantazonte ti blinte. Universi e dëgjoi dhe e bekoi pikërisht me një vajzë në shkurt të 2017.

Si lindi Permamatshqiptare

Mban mend se kur mori vesh lajmin ndodhej e vetme në Shqipëri pasi bashkëshorti ndodhej jashtë dhe nga gëzimi nuk arrinte të flinte për disa ditë duke menduar çdo detaj për vajzën. Lexon shumë libra me tematikë fëmijët dhe bota e tyre dhe më në fund vendos të hapë një dritare për të gjitha nënat shqiptare (sidomos për nënat e reja si ajo) ku mund të informohen dhe të diskutojnë për dyshimet apo frikërat që shoqërojnë çdo nënë të re, sidomos me fëmijën e parë.

Duket sikur ky vendim pati impakt shumë pozitiv që në fillim pasi ndjekësit/et filluan të bashkëvepronin duke komentuar dhe duke ndarë eksperiencën e tyre për shumë tematika mbi mëmësinë. Silvi ndjen që ka disa pika më delikate se të tjerat, siç janë gji dhënia dhe gjumi në vitet e para të jetës së fëmijëve. Çdo fëmijë është i ndryshëm, çdo mëmësi është e veçantë dhe unike por gjithsesi ka disa këshilla që mund të jenë të përshtatshme për çdo nënë.

Silvi është një nënë e dhembshur dhe kjo duket fare mirë nëse lexoni blogun e saj pasi do kuptoni sa dashuri dhe përkushtim vendos në artikujt që ndan me të gjitha nënat. Në blog nuk do gjeni vetëm përkthime por edhe artikuj që Silvi ka vendosur të shkruajë. Duket sikur ka kuptuar ku dëshiron të fokusohet më shumë duke ndarë sa më shumë informacione mbi gjidhëninen dhe gjumin- temë kjo ku dëshiron të certifikohet si trajnuese e specializuar në këto dy argumente.

@permamatshqiptare mund të ketë nisur misionin e vet në mënyrë shumë spontane dhe ndoshta pa patur pritshmëri mbi atë që do ishte e ardhmja, por duke parë shkallën e gjerë të vajzave dhe grave që e ndjekin dhe ndër veprojnë çdo ditë, nuk do habitesha po të gjeja nesër në vitrinë një libër të shkruar nga Silvi mbi tematikat që ajo dëshiron të specializohet.

Çfarë e bën të veçante Silvin

Silvi duket sikur ka rilindur në momentin që vajza Nikol ka ardhur në jetë pasi çdo gjë ne jetën e saj qoftë të vështirë apo të bukur e lidh me atë. Momenti që ka lindur ka shënuar ditën e saj më të bukur në jetë ashtu siç kur e ka lënë në çerdhe vetëm 2 muajshe ka shënuar një nga ditët më të vështira dhe të trishtuara.

Më përpara e frymëzonin personazhet e librave dhe vetë librat, tani e frymëzon vajza Nikol.
“Kur behësh nënë, lumturinë e projekton tek imazhi dhe fjalët e fëmijës. Për mua ka shume rëndësi kur vajza ime me thotë me fal dhe faleminderit.”
Nëse ka diçka gjithashtu shumë të rëndësishme për Silvin ajo është shëndeti i familjes dhe qetësia shpirtërore.

Vështirësitë

Vështirësitë me te mëdha për Silvin janë kur behësh nene dhe duke pasuar me rritjen e fëmijës. Ditët e para te gji dhënies kanë qenë të dhimbshme. Njoh nëna që në këtë fazë janë duke lotuat gjak por nuk heqin dorë pasi duan të instaurojnë atë raportin e veçante që një fëmijë nis ato ditë nëpërmjet instinktit më bazilar siç është ai i të ushqyerit.

 Frika dhe pasiguria që shoqërojnë çdo nënë ditën e parë te rikthimit në punë – në rastin e Silvit 2 muaj pas lindjes- nuk e kursyen as Silvin dhe aty eksperimentoi të gjitha ngjyrat e vështirësive.


Frika vazhdon çdo ditë në momentin që jetojmë në një botë që ndryshon kaq shumë çdo dekadë sa gati nuk njihet më. “Të pasurit një fëmijë në këtë epokë është sa e vështirë duket por po aq dhe e lehtë. E vështirë pasi shoqëria jone është shumë e pasigurt dhe pa takt. Frika është e madhe, ekspozimi ne rrjetet sociale dhe tv është shumë i lartë, ka informacion që nuk duhet ta ketë një fëmijë i vogël.

Informacioni i panevojshëm është kudo, nuk e di por unë kam frikerat e mia se ku po shkojmë si shoqëri. Nga ana tjetër është edhe e lehte pasi mund ti krijosh fëmijës privatësi, dhe kushte por gjithësi mendoj se këto nuk te bëjnë njeri te mire dhe te përgjegjshëm. Duhet te jemi shume koshiente në mënyrën e rritjes së fëmijëve tani pasi ato do jenë e ardhmja.”

Veçantitë e Silvit

Silvi është një person shumë tolerant dhe ndonjëherë edhe me ata që nuk e meritojnë, por ka zgjedhur këtë kundërpërgjigje ndaj jetës dhe njerëzve që e rrethojnë. Ka një aftësi shumë të veçante që është intuita dhe e ndjek atë në çdo hap që vendos të bëj në jetë.

Dita e saj tipike nis herët në mëngjes në orën 6 duke përgatitur veten për të shkuar në punë dhe vajzën në çerdhe. Ka shumë rëndësi për atë koha me kualitet që dëshiron të kalojë më vajzën ndaj mbas pune i dedikohet vetëm Nikel. Pasi vendos vajzën në gjumë, rinis rutinën duke u marrë me punët e shtëpisë, duke u kujdesur për pasionin e saj të ri, që është komuniteti që ka krijuar në Instagram nëpërmjet faqes @permamatshqiptare me artikujt e ndryshëm dhe studime në fushën ku dëshiron të certifikohet.

Nëpërmjet blogut @permamatshqiptare  Silvi ndan këshilla të ndryshme që mund të jenë nga ushqimi më i mirë që duhet të hani kur jeni duke pasur një fëmijë në gji, e deri tek receta të ndryshme për kolopuçat e vegjël apo histori të vogla motivimi për ti dhënë pak energji pozitive çdo nëne që nis ditën me përgjegjësinë e edukimit të së ardhmes.

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *