Ngjyrat e Sindi Bimi


“Dedikojini në fillim kohë vetes suaj dhe mbaje atë si prioritet. Nëse në radhë të parë ju jeni mirë, do mund të ndihmoni edhe të tjerët më vonë.” Sindi Bimi

E ndërsa dëgjoj këngën e Ramin Karimlo “Inside my world” më vjen në mend një vajzë e veçantë.

“Unë, erdha këtu me një valixhe
Dhe asnjë ide
Nuk kisha një hartë për rrugën
Asnjë baba që të ma jepte atë
Por kjo është në rregull se unë gjeta
Një ajër të lehtë dhe të ëmbël për të marrë frymë
Por brenda botës time
Stuhia akoma sjell shiun..”

Vajza e këtij artikulli ndoshta sapo ka nisur jetën e saj (pasi është vetëm 25 vjeçe) por me siguri do të të japë nja dy mësime për jetën.

Kush është Sindi Bimi


Sindi Bimi është një foodbloger, lindur dhe rritur në Tiranë. Ndihet me fat pasi jeta e ka përkëdhelur që në fëmijëri duke I dhuruar një familje të shëndetshme dhe plot çaste të lumtura. Dashuria e prindërve dhe e gjyshërve është një nga ato kujtimet që e shoqërojnë edhe në ditët e sotme.

Ndoshta kjo dashuri e përkujdesje e së ëmës dhe gjyshes,  gërshetuar me dashurinë që do njohë vite  më vonë për fenë Islame, do jenë shpëtimi dhe pasioni që do mbushi ditët e saj. Duke u rritur në një familje ku vaktet janë një ndër momentet e  shenjtë për tu mbledhur rreth tryezës -zakon ky që do përforcohet akoma edhe më shumë pasi Sindi të përqafojë fenë islame dhe të celebrojë çdo festë duke krijuar ritualet e saj me familjen që do krijoj- Sindi do zbulojë dalëngadalë botën e saj dhe do nisë ta ndajë atë me miqtë online.

Sindi  Bimi është një juriste në profesion edhe pse nuk ka mundur ta ushtrojë profesionin e saj, por është diplomuar në Universitetin e Tiranës për drejtësi. Në momentin që bëhet nënë në një moshë të re, jeta e saj do ndryshojë tërësisht. Ndihet me fat pasi ka pranë dy njerëzit më të dashur që i mbushin shpirtin dhe jetën plot ngjyra( siç është djali dhe bashkëshorti) dhe nga ana tjetër ka ngritur një komunitet të vogël që e mbështesin dhe e shtyjnë të bëj çdo ditë diçka të re nëpërmjet blogut të saj.

” Brenda botes sime” ku ndan çdo detaj, pasion dhe element që e bën të lumtur,  lindi si një dëshirë e Sindit për të përçuar pozitivitetin dhe të bukurën tek mijëra njerëz që sot e  ndjekin dhe bashkëbisedojnë me të. “E kam quajtur “brenda botes sime” sepse në të pasqyroj  pasionet dhe shijet e mija që shkojnë nga recetat, dekori i shtëpisë, rritja e një fëmije, kujdesi i higjienës, fashion etj.” Pra nuk keni përpara një foodbloggere të thjeshtë por një njëri që adhuron dhe vlerëson çdo detaj që e rrethon dhe nuk kursehet ti ndajë online më njerëzit që e ndjekin.


Sindi vendos të përqafojë fenë Islame para 13 vjetësh, duke u bërë një praktikante e devotshme dhe kjo gjë e bën të ndihet mirë. “Duke i kushtuar rëndësi fesë i kushtoj rëndësi të drejtpërdrejtë vetes sime.”

Ngjyrat e vështirësive

Me siguri keni dëgjuar për ankthin dhe se si mund te transformoje një njeri. Ka njerëz që fokusohen ne një aftësi specifike dhe duke përvetësuar këtë aftësi, arrijnë te mos mendojnë për gjera qe i shkaktojnë ankthin dhe ja tek gjejnë terapinë e duhur. Por ka njerëz që mund të humbasin veten dhe shumë gjëra në jetë në tentativë për të dalë nga ngjyrat e errëta të ankthit.

Autorja e librit “5 Seconds Rule” Mel Robbins, ka shkruar gjerë e gjatë mbi këtë tematikë (këtu keni edhe një artikull nga colorourlives rreth kësaj gruaje) dhe tregon se si realisht kapi fundin në jetë dhe martesë, para se të gjente forcën dhe strategjinë e duhur për të dalë nga tuneli i errët i ankthit dhe stresit.

“Shqetësimi është gjendja negative mendore. Ankthi është një gjendje fizike e shqetësimit ” thotë Mel Robbins.
“Kur futesh në një gjendje fizike të shqetësuar dhe i lejon vetes të merakosesh më shumë se ç’duhet, shqetësimet e tua në të vërtetë rritin agjitacionin fizik. Fillon me një merak të thjeshtë dhe më pas ndërsa shqetësohesh, trupi fillon të bëhet nervozë sepse tashmë realisht jeni duke u shqetësuar dhe jeni duke i dhënë sinjal trurit se diçka nuk shkon. Në këtë mënyrë gjendja  agravohet dhe ju filloni të keni momentet e panikut dhe ankthit, që shoqërohen kryesisht me vështirësi në frymëmarrje.”

Sindi gjithashtu ka përjetuar këto momente ankthi dhe vështirësie që sjell një gjendje e tillë.

“Momenti më i vështirë për mua ka qenë kur unë papritur jam përballur me krizat e para të ankthit të cilat vinin si pasojë e ngarkesës emocionale por edhe nga natyra ime perfeksioniste. Më pas ti mëson si ti menaxhosh dhe të vesh pak frena vetes se asgjë nuk është e përkryer në këtë botë. Në këtë mënyrë edhe ti nuk duhet të jesh kaq perfeksioniste – ti marrësh situatat më me lehtësi dhe kur mos të duash të besh diçka, thjesht mos ta besh.”

Ngjyrat e veçanta të Sindi Bimi

Sindi është një vajzë e dashur dhe e buzëqeshur. Ka një komunikim të qetë që të bën për vete dhe të qetëson me zërin e saj. Por nga ana tjetër ka një karakter të fortë dhe ndoshta ende duke e zbuluar veten tërësisht me gjithë nuancat e karakterit të saj. Sinqeriteti dhe dëshira për tu përballur me gjithçka qe jeta të vendos përpara (situata apo individ) është ndoshta një ndër cilësitë që edhe ajo ia njeh vetes pasi nuk trembet e nuk fshihet kurrsesi para një situate, sado e vështirë që mund të jetë ajo.

“Jeta më ka mësuar që në këtë bote asgjë nuk është perfekte. Mjafton të përpiqemi, gjithsecili sipas mënyrës së tij, të përmirësojmë jetët tona me punë dhe ne mund të provojmë ato grimca lumturie që kur akumulohen, kthehen në lumturi të përhershme.”

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *