Ngjyrat E Fabiola Duro

“Asnjëherë Fabiola nuk do të dështojë së provuari më shumë dhe të falimentojë suksesshëm.”

Me gruan e këtij artikulli pata një kimi që në momentin e parë që e pashë në një nga eventet e ndryshme të grave që fillova të frekuentoj para një viti. Më ra në sy direkt karakteri i saj shumë femëror dhe modestia që tregoi në prezantimin e saj (më kujtoi disi ato personazhet e librave të famshëm që lexoja në shkollë të mesme- vajzat nga familje të mira të viteve 1900 i dedikonin  në mënyrë të veçantë shkollimit, edukimit dhe mund ti dalloje në çdo ballo nga postura dhe feminiliteti që i karakterizonte). Mendova se duhet të ishte vërtet një kënaqësi të flisje me gra të tilla dhe të ndaje eksperienca profesionale ndaj në momentin e parë që mu dha mundësia të shkëmbeja dy fjalë, nuk hezitova të bëj atë që bëj gjithmonë në këto raste- të mësoj sa më shumë nga gra të tilla.

Kush është Fabiola Duro

Fabiola Duro lindi në 29 shkurt 1984 në Tiranë. Që nga vitet e para, ajo ka treguar një interes specifik për menaxhimin e biznesit dhe sipërmarrjen. Për këtë arsye, në 2002 ajo zgjedh të studiojë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Arritjet e saj përfshijnë një diplomë Bachelor në Administrim të Biznesit, e cila e çon atë të ketë aftësi menaxhimi dhe komunikimi, si dhe një diplomë Master në Diplomaci Ekonomike në Akademinë Mesdhetare të Maltës.

Kjo bën që të zhvillojë akoma edhe më shumë aftësitë e shkëlqyera në gjuhën e biznesit dhe gjuhën angleze. Nis shkallët e para akademike duke marrë pozicionin e Asistent Profesor të Komunikimit të Biznesit dhe Sipërmarrjes në Departamentin e Menaxhimit dhe Komunikimit për NVM-të në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Fabiola është Themeluese dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit për Investime në Inovacion (INNVEST).

INNVEST është një entitet privat që kombinon kërkimin novator ndërsa bashkon investitorët dhe idetë e reja të biznesit së bashku për të sfiduar sfidat ekonomike. Ajo ka më shumë se 15+ vjet përvojë profesionale në ndërtimin e inovacionit dhe ekosistemeve mbështetëse fillestare – përvojë në punën me fillestarët, inkubatorët, universitetet dhe aktorët e qeverisë përmes ngritjes së kapaciteteve dhe mbështetjes këshilluese.

Arritjet e saj profesionale gjithashtu variojnë nga më shumë se 10 vjet me përvojë kombëtare, rajonale dhe evropiane në zhvillimin e strategjisë dhe koordinimin dhe udhëheqjen e proceseve me shumë palë të interesuara dhe bashkëpunimin ndërkombëtar shumëpalësh ekonomik dhe investimet, Investimeve të huaja direkte -IHD, negociatat e biznesit dhe zhvillimin e tregtisë.

Ajo gjithashtu është e përqendruar në kërkime, zbatim të projektit dhe trajnim në strategjitë dhe politikat në startup, SME’s & B2B, konsulente në fushat e komunikimit dhe PR. E kush nuk do donte të mësonte nga një grua e tillë, që përçon kaq shumë pozitivitet dhe nuk ndalet kurrë të surprizojë me njohuritë e saj profesionale?

Fabiola është një grua e vendosur, me këmbë në tokë dhe nëse ke nevojë për një këshillë nuk do mungojë kurrë feedback-u i saj profesional. Komunikimi është një  nga veçantitë më të spikatura, tejet e organizuar dhe e qëndrueshme në balancat e jetës (mendoj se ky është edhe çelësi i suksesit të saj), këmbëngulëse për qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri,  e fokusuar në objektiva, produktive, në kërkim gjithmonë të sfidave të reja, realiste, preferon të qëndrojë dhe njoh eksperiencat e natyrës njerëzore por shumë më shumë me eksperienca motivuese dhe pozitive, e vëmendshme në mësimin ndaj dështimeve.

 E karakterizon një thjeshtësi, tipike e këtyre personave të përulët që të bëjnë ti adhurosh si individ dhe më pas si sipërmarrës akoma edhe më shumë. Si një person që di të balancoj mirë fushat e ndryshme të jetës, adhuron sportin dhe e konsideron oksigjenin e preferuar (më sjell ndërmend atë shprehjen shumë të goditur në këtë rast “një mendje e shëndetshme në trup të shëndetshëm”).

Mund të ndodhi ta takosh në natyrë teksa vrapon çdo mëngjes dhe nis kështu ditën me synimin e parë që çdo grua duhet të ketë – duke u kujdesur për shëndetin e saj fillimisht është në gjendje të mirë kujdeset më vonë për familjen që ka krijuar dhe gjithë punët dhe angazhimet që pasojnë gjatë ditës. “Kam mësuar tashmë se mëngjesi është më i mençur se mbrëmja.”

Liria është ndoshta një nga mësimet e para që ka marrë në jetë që në momentin që prindërit i besuan në moshën 14 vjeçe dhe Fabiola nisi udhëtimin e saj të gjatë në shumë vende të botës për të kuptuar më shumë rreth “t’ia dalurit mbanë vetë”, sidomos duke qenë një vajzë. Nuk kanë munguar gabimet dhe mësimet e ndryshme që arrin të nxjerrë pas çdo eksperience të tillë.

Por kjo bëri që të mësojë të eci në rrugën e saj, duke krijuar gjurmët e saj, historinë e saj . Me siguri  karakteri i fortë dhe temperamenti që e karakterizon ishin një plus që e ndihmuan, pasi asnjëherë nuk ka lejuar që qëllimet, ëndrrat dhe vizioni I saj të ndërpriten apo deformohen përgjatë rrugëtimit profesional.

Nuk heziton të veprojë (edhe pse shprehet se shpesh herë më shumë seç duhet ) dhe duke sjellë në mend moton e saj “Carpe diem” – nuk ka si të ndodhte ndryshe.  “Njerëzit shpesh herë hezitojnë të veprojnë për shkak të mungesës së besimit ose guximit. Nga ana tjetër ky hezitim nuk na ndihmon të ecim përpara dhe na vë në një kafaz të pyesim se çfarë mund të ketë qenë.” Fabiola tenton të bëj bindshëm të kundërtën. Pavarësisht nga rezultati, beson se do të arrij një mësim apo eksperiencë më shumë për hapat që do ndërmarrë më vonë.

“Pavarësisht se sa ne mendojmë se dimë për një  temë të caktuar, vetëm pasi e përdorim atë njohuri  ne marrim konfirmim për nivelin aktual të të kuptuarit që ne posedojmë. Sigurisht mund të lexojmë rreth pikturës, paletat e ngjyrave, por vetëm kur të dalim para një kanavacë dhe të fillojmë të pikturojmë, ne mund të vendosim njohuritë tona në provë e të kuptojmë realisht aftësitë tona.” Dhe mund të them bindshëm që  Fabiola në këtë ia ka dalë më së miri.

Për asnjë nga gratë që kam intervistuar gjithë këto kohë nuk ka qenë një fushë me lule dhe Fabiola gjithashtu nuk përbën përjashtim. Nëse ajo dëshiron të ketë një një jetë të mirë me një karrierë të suksesshme, kënaqësi emocionale dhe miq të besueshëm, duhet të punoj fort dhe të investoj çdo ditë në këtë pasi ka mësuar mos të marrë për të mirëqenë asgjë në këtë jetë.

Çdo vështirësi na vihet para në jetë për një qëllim të caktuar dhe kush arrin ta kuptojë në kohë dhe zotëron fleksibilitetin e duhur ta kthejë në oportunitet, ka një rrugë të gjatë suksesi përpara. Kjo do të thotë një tjetër sfidë, më shumë oportunitete dhe më shumë punë për një rezultat më të mirë. Por fundja kush punon me pasion dhe i ngjit shkallët e një nga një, pas çdo arritjeje ka një tjetër synim, një tjetër plan-projekt, një tjetër mësim, një tjetër sukses.

Fabiola është tejet fleksibel në qëllimet e saj, duke ndjekur, lexuar dhe folur me njerëz të mençur që lënë gjurmë në jetën e saj për një kohë të gjatë dhe që jetojnë me të.  Që e vogël e dinte se çfarë gruaje dëshironte të ishte- një grua indipendente. Mirësia, dashuria, respekti dhe besnikëria janë motivimi për të zhvilluar veten dhe atë çka e rrethon në përditshmëri. Është në kërkim të përhershëm të pasioneve dhe  motiveve, duke u përfshirë kështu 100% me atë së çfarë kërkon e çfarë vendos të bëj.  

Çfarë është Innvest

“Ne jemi të gjithë udhëtarë të kohës, duke udhëtuar së bashku në të ardhmen. INNVEST dëshiron të punojë së bashku për ta bërë atë të ardhme një vend që duam të jetojmë dhe të mendojmë më të mirën për fëmijët tanë.

Duke qenë të guximshëm, kureshtarë dhe të vendosur, gjithçka mund te behet. Koha të pasigurta kërkojnë fakte të provuara. Dhe INNVEST gjate këtij viti sapo mësoi qe mund t’ia dal në kohë tejet të vështira. Në kohë më të mira? Besueshme që po dhe shumë më mirë.”

INNVEST në dy vitet e ardhme pritet të nxis zgjidhje inovative që fuqizojnë sipërmarrësit e rinj dhe jo vetëm, gjithashtu investitorët të krijojnë një ekonomi më dinamike në të gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor përmes mentorimit, trajnimit, mbështetjes, konsulencës dhe ndërmjetësimit.

INNVEST bashkon sipërmarrës, investitorë, inovatorë dhe politikëbërës kryesorë nga i gjithë spektri i inovacionit për të adresuar sfidat ekonomike kombëtare dhe rajonale.

Do te ndërtojë dhe konsolidoje një rrjet investitorësh që veprojnë si shtylla kurrizore për nxitjen e inovacionit brenda Shqipërisë dhe ekonomive rajonale.

Do të  identifikojë dhe promovojë inovatorët duke përdorur mjete dhe teknika të ndërmjetësimit brenda rrjetit INNVEST dhe më gjerë, si dhe do të angazhojë komunitetin duke përfshirë parime dhe praktika të reja për të promovuar zhvillimin e një kulture inovative.

INNVEST ka tre shtylla kryesore të suksesit:

1. Nxitja e intrapreneurship; Ne i ndihmojmë bizneset dhe korporatat që bëhen pjesë e rrjetit tonë për të inovuar nga brenda përmes programeve të dedikuara, inkubatorëve dhe përshpejtuesve.

2. Promovimi i fillimit: Ne identifikojmë, mentorojmë dhe integrojmë brenda rrjetit tonë idetë e reja dhe inovative të biznesit në nivele të ndryshme të zhvillimit të tyre.

3. Gjetjen e investimeve: Ne zhvillojmë perspektivat ndërprerëse duke tejkaluar hendekun e mundësive të investimit dhe fillimin e tij. Përmes formave, programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, ne mundësojmë mjete ndërmjetësimi, brenda dhe jashtë rrjetit tonë, që idetë e reja të biznesit të takohen me investitorët engjëj.”

Pas dy viteve, si themeluesja e INNVEST, Fabiola do të jetë edhe më e motivuar pas një eksperience më të mirë dhe me shumë dashuri e cila kultivohet përditë, duke e drejtuar bashkë me stafin e saj – një tjetër familje, që quhet INNVEST. 

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *