Ngjyrat e Artemisa Pasku

Artemisa Pasku

“Ne jemi secili të talentuar në një mënyrë unike dhe të rëndësishme. Është privilegji ynë dhe aventura jonë për të zbuluar vetë prirjen e veçantë të secilit prej nesh.” Artemisa Deli Pasku

Na ishin njëherë dy motra që duheshin e shkonin shumë. Kur ishin të vogla luanin gjithmonë bashkë dhe nuk ndaheshin kurrë. Njëra ishte më ekstroverte dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes, tjetra më introverte dhe e rezervuar. Ndërkohë që vitet kalonin dhe motrat rriteshin me shumë dashuri në një familje që i ka shtyrë të dyja gjithmonë të realizojnë ëndrrat e tyre, koha e universitetit do jetë pikërisht periudha vendimtare e rrugëve që do merrnin.

Ndërkohë që motra ekstroverte do bëhet një mjeke në QSUT, motra introverte do diplomohet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën e Inxhinieri Kimike. Artemisa Deli Pasku e vitit 89’, lindur dhe rritur ne Kuçovë, do zbulojë që eksperienca universitare në Tiranë do e shtyjë çdo ditë e më shumë të dalë jashtë zonës së saj të komfortit duke njohur edhe një Artemis tjetër. Një Artemis që rrezikon, një vajzë që dashuron dhe adhuron çdo gjë të vogël të jetës duke mos e marrë asgjë për të mirëqenë.

Artemisa do njohë në Tiranë bashkëshortin e saj dhe pas një eksperience profesionale të dy në degët e tyre, do vendosin të transferohen në qytetin e lindjes së bashkëshortit, në Divjakë. Aty bashkëshorti do hapë një biznes të tijin duke qenë i licensuar si Topograf dhe Hartograf dhe Artemisa do ketë rolin e saj në këtë ndërmarrje duke dhënë kontributin e saj jo vetëm si mbështetje kryesore e bashkëshortit por edhe si grua që dëshiron të punoj dhe të kontribuoj në mbarëvajtjen e familjes.

Në momentin që Artemisa bëhet nënë e një djali, jeta merr komplet një rrjedhë tjetër. Vendos të jetojë ato momentet e para të të qenurit nënë duke u fokusuar në rritjen e djalit Roan dhe kur koha ia lejon fillon të informohet e të lexojë çdo material që gjen online mbi marketingun dhe përdorimit të rrjeteve sociale në këtë fushë.

Në janar të 2017 vendos të hapë instagramin e saj të dytë, pasi llogaria e parë ishte hackeruar. Pa e kuptuar ende fuqinë që do kishte kjo gjë më vonë, në atë periudhë publikon ende foto nga jeta personale pa një qëllim të saktë mbi linjën që do ndiqte.

Në 2019 bëhet pjesë e disa faqeve të marketingut më ndikim online dhe nis të krijoj video e postime për to. Kur fillon të marrë pagesat e para në PayPal kupton që krijimi është një aftësi e fshehur e saj dhe komunikimi është një aftësi e lindur. Në tetor të 2019 kontaktohet nga një brand për fëmijët, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, ku i propozojnë një bashkëpunim.

Ky ishte sinjali që kishte nevojë dhe nga ai moment Artemisa do nisë në mënyrë profesionale ti përkushtohet faqes së saj të Instagramit dhe të punojë me brande të ndryshme jashtë Shqipërisë.

Rutina e saj nis çdo mëngjes me zgjimin herët, disa ushtrime të thjeshta streching dhe pastaj përgatit mëngjesin për familjen. Më vonë lexon emailet dhe vendos markat më të cilat të bashkëpunoj. Pasi shoqëron djalin e vogël në çerdhe dhe të madhin në kopsht, shkon në zyrë për të nisur ditën e punës në biznesin e familjes. Artemisa është mirënjohëse për çdo moment të veçantë që i ka dhuruar jeta dhe ndihet me fat për ato që ka arritur.

“Eventet më të rëndësishme për mua janë dita kur jam bërë nënë me dy princat e mi. Dita e martesës gjithashtu është një nga kujtimet që ruaj me shumë dashuri në zemër pasi e kam përjetuar vërtet ashtu siç thuhet “ditë e veçantë”. Nga ana profesionale çdo event që ka realizuar ëndrrat e mia dhe arritjet profesionale më ka lenë një shenjë e kujtime të veçanta. Momentet që kam hapur bizneset e vogla, qoftë ato online dhe ato fizike me bashkëshortin tim.”

Vështirësitë janë për këdo mundësi rritjeje dhe përmirësimi për çdo njeri që i shikon si mundësi e jo vështirësi. Me siguri lodhja e ditëve specifike, më tepër se ditët e tjera, ndikon në kreativitetin dhe postimet që duhet të jetë gjithmonë në linje tashmë me faqen e saj.

Vështirësia që has më shpesh është pasi ka arritur të mbyllë një bashkëpunim me një brand të huaj dhe zbulon se Shqipëria nuk është në listën e tyre apo mbulimi i kostove të dërgesave. Ndryshimet e shpeshta të algoritmit të rrjeteve sociale që bëjnë pastaj të ulin shikueshmërinë e postimeve të saj dhe si rrjedhojë të ndikojë në bashkëpunimet që duhet të bëj.

E megjithatë Artemisa nuk dorëzohet dhe mundohet të jetë gjithmonë në një hap me ato që kërkojnë brandet e huaja duke u munduar të rrisë gjithmonë e më shumë këtë nismë të saj personale e profesionale. “Unë punoj gjithmonë e më tepër me qëllimin që të kem një feedback dhë ndërveprim me njerëzit që më ndjekin dhe nuk synoj rritjen e njerëzve në numër. Kam vënë re që kjo cilësi merret shumë për bazë nga brandet e huaja kur vendosin se më kë të bashkëpunojnë.”

Këshillat që do i jepte çdo vajze që është në hapat e parë të kësaj pune është të jetë e fokusuar në atë që dëshiron të përcjellë. Hapi tjetër, pasi të kuptoj se çfarë dëshiron audienca, të jetë konstante në postimet dhe gjithmonë e azhornuar me trendet e momentit. Të krijojë sa më shumë lidhje me njerëz që kanë të njëjtin qëllim si ajo dhe aty ku e shikon të mundshme të nisë sa më shumë bashkëpunime.

Në këtë botë digjitale nuk mbijeton dot vetëm dhe lidhja e miqësive të tilla mund të jetë një shpëtim në disa momente të vështira kur ndjen se ke ngecur dhe nuk po kalon dot na fazën tjetër.
Ndërkohë, po të kthehej mbrapa në kohë, këshilla që do i jepte vetes është të tregonte më shume kujdes rreth skincare dhe të ishte më aktive me ndonjë sport.

“Planet e mia për të ardhmen janë të balancoj sa më shumë punën me kohën e shpenzuar në internet në mënyrë që të jem sa më aktive në rrjete socialë dhe të kaloj më shumë kohe cilësore me familjen. Qëllimi im është të përmirësohem në atë që bëj dhe të kem sa më shume informacione në fushën e marketingut.
Të përmirësoj cilësinë e video-ve e të fotografive të mia, të rris shikueshmërinë në blogg, po ashtu në kanalin e YouTube si dhe bashkëpunimet me audiencën time.”

Ju gjithashtu mund te lexoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *