RRETH BLOG-UT

colorourlives.com

Ky blog ka për qëllim të frymëzojë vajzat e sotme për t’u bërë lideret e nesërme. Synimi kryesor? Fuqizimi i grave dhe vajzave përmes shkëmbimit të përvojës, intervistave, tregimeve dhe diskutimeve. Krijimi i një komuniteti që i ndihmon femrat të shohin pikat e tyre të forta, të zhvillojnë vetë-besim, të bëhen udhëheqëse të fatit të tyre.

Një bashkëpunim SUKSESI.

Duke qenë në kërkim të vazhdueshëm të vajzave dhe grave që mund të japin mbështetje jo vetëm nëpërmjet këshillave, ndarjes së eksperiencave personale  e profesionale, por edhe në kërkim të grave sipërmarrëse që mund të japin ndihmën e tyre të çmuar e konkrete, lind bashkëpunimi me Innvest Fund. E kush mund të jetë në krye të kësaj iniciative? Një femër, një grua, një nënë, një sipërmarrëse, një investitore- Fabiola Duro.

Përpos figurës së rëndësishme që përfaqëson në rrethin e grave dhe sipërmarrësve, një rol tjetër i shtohet në këtë rrugëtim: promovimi i femrave sipërmarrëse si “role model” në mbarë Shqipërinë, Kosovën e Ballkanin.
Jam e lumtur që rastësia (nëse mund ta quajmë kështu) gërshetoi rrugët tona dhe e pagëzoi me këtë bashkëpunim duke mundësuar “Histori Suksesi” të shumë vajzave dhe grave që janë pjesë aktive dhe e rëndësishme e këtij fondi financiar.

Çfarë është INNVEST FUND dhe cili është qëllimi kryesor?

INNVEST është  një entitet i ideuar, krijuar dhe fuqizuar  nga investitorë, sipërmarrës dhe engjëj te biznesit, me në fokus primar femrave sipërmarrëse me vizion dhe eksperiencë, të cilat kanë kontribut të qenësishëm dhe të drejtpërdrejtë në ekosistemin dhe ekonominë në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. 

Femra sipërmarrëse të cilat jo vetëm ngrenë dhe zgjerojnë bizneset e tyre por mbështesin ide inovatore duke u shndërruar në aktorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

INNVEST sjellë rrjetin më të madh të investitorëve dhe për më shumë në fokus mbetet sjellja e Investitorëve Femra duke përqasur në çdo histori personale dhe profesionale në fuqizimin e rolit të vajzave dhe grave në sipërmarrje, duke sjellë modele suksesi me qëllim nxitjen dhe motivimin e të rejave dhe të rinjve nga simpoziumet e modeleve më të suksesshme në iniciativat private të ndërmarra nga femrat duke sjellë në një vend të vetëm eksperiencat personale dhe ambiciet profesionale të çdo moshe, profesioni dhe statusi të tyre. 

INNVEST women janë një frymëzim për të gjitha femrat në sipërmarrje në fushat si; industrive kreative në kulturë, artit pamor dhe vizual, produksion, tregti, trashëgimi kulturore, në sektorin e ICT-se, fin tech, med tech, bio tech, inteligjencës artificiale, arkitekturës, gemology,  teknologji informacioni, agrikulturë dhe turizëm, sektorët financiar dhe mikokredive, organizata të fuqishme që drejtojnë rolin e femrës, etj. 

Sidoqoftë, nëse sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat burojnë nga mënyra se si ne i rritim fëmijët dhe shoqëria stereotipe me bazë gjinore ka imponuar, si mund ta rregullojmë këtë problem? Historikisht, përgjigjja ka qenë koha. Me kalimin e kohës, perceptimet e njerëzve ndryshojnë dhe vlerat bëhen gjithnjë e më progresive. 

Impakti i këtyre femrave sipërmarrëse;

  • Lidhja dhe promovimi i rasteve të femrave të suksesshme të ekosistemit në zhvillim të kryeqytetit, vendit dhe rajonit të Ballkanit e më gjerë;
  • Krijimi i ndikimit social afat gjatë të gjithë sektorëve potencial;
  • Në sjelljen e rasteve të suksesit;
  • Mbështetjen e aftësive dhe ideve unike të femrave në sipërmarrje përmes zhvillimit të kapaciteve dhe në kualifikim të vazhdueshëm;
  • Inkurajimi i sipërmarresve të reja si një zgjedhje karriere.